nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Elvana Gjata

Profili


Biografia


Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën 'Të këndojmë së bashku'. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.

Merr pjesë në spektaklin 'Kërkohet një yll', dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, 'Ethet e së premtes mbrëma'. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.

'Ethet e së premtes mbrëma', më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor', thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël , i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas 'Etheve', merr pjesë në një duet me solistin e grupit 'The Dreams' në 'Maratonën e këngës popullore' dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën 'Pranë teje', me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Së fundi, tek 'Kënga Magjike' e zhvilluar në Kosovë, paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kënga e saj 'Vetëm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios 'Energy'. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.

Deri tani janë rregjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbështetur edhe financiarisht. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe supriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhëtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjizore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare.Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë 'udhëheqësja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.

Shiko Video



Tingulli 3 & Elvana Gjata - Te dy

ELVANA GJATA - VETES

Elvana Gjata - Ku jeton dashuria

Elvana Gjata-Mamės

Elvana Gjata - Nuk je me

Artikujt me te fundit :


23/07/2008 : Synon te nxjerre ne pah linjat
05/09/2008 : Njė surprizė tjetėr
28/09/2008 : Kapen mat me Florin
10/10/2008 : Tani pak pushim!
25/02/2009 : Me klip tė ri!
14/03/2009 : Jam e dashuruar dhe e shpėrblyer nė karrierė
16/03/2009 : Mė nė fund ju rrėfej tė vėrtetėn mbi Florin
23/03/2009 : Klipi mė i klikuari nė internet
20/04/2009 : Puthja me Arjonin, modelin, Elvanėn e lė i dashuri
04/05/2009 : Kapet mat me tė dashurin, Rogertin
12/06/2009 : Tė ndihesh e bukur si Elvana

Foto


 

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Banorėt e Big brother: Moza i thotė lamtumirė Polit dhe lidhet me Arin
Banorėt e Big brother: Adela rikthehet nė Luz bashkė me Bjordin
Banorėt e Big brother: Zhvishet nė Golem Zhuljeta e Big Brother
Elvana Gjata: Tė ndihesh e bukur si Elvana
Banorėt e Big brother: Adi i ‘BB’ ‘hakmerret’ ndaj aktorit qė e imitoi tek “Portokalli”
Banorėt e Big brother: Arjon Muca: Ju rrėfej takimin me Roselėn nė Itali
Banorėt e Big brother: Rrėfimi i Noēes: Jam ndarė me Olsin, jam penduar qė u futa nė Big Brother
Vipat Shqiptar: Bojken Lako, e vėrteta e largimit nga Top Channel
Vipat Shqiptar: Daffy zyrtarizon dashurinė
Banorėt e Big brother: Qetsori largohet nga PDK dhe lė fushatėn nė mes
Michael Jackson: VIP-at qajne per vdekjen e Michael Jackson
Vipat e Huaj: 7 vjet fshihte djalin
Vipat e Huaj: Beqari mė seksi nė botė ėshtė...
Michael Jackson: Avokati: Jackson mund te kete abuzuar me ilacet
Vipat e Huaj: Obama, mashkulli me elegant ne bote
Vipat e Huaj: Paris, me pamje si ne perralla
Michael Jackson: Shėndosh e mirė para se tė vdiste
Vipat e Huaj: Megan Fox femra me seksi e vitit
Michael Jackson: Shuhet Michael Jackson
Top Modele: Naomi Campbell martohet ne gusht
1 Banorėt e Big brother
2 Vipat Shqiptar
3 Ciljeta
4 Zajmina
5 Genta Ismajli
6 Elvana Gjata
7 Nora Istrefi
8 Ermal Fejzullahu
9 Ingrid Gjoni
10 Bleona Qereti
11 Adelina Ismajli
12 Altuna Sejdiu
13 Soni Malaj

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k