Orinda Huta

Profili

Biografia
Asokohe do të përdorte të gjitha “marifetet” e mundshme për të rënë në sy me veshjet ekstravagante, flokët, lëvizjet apo vështrimet provokuese në skenë. Por tani pas katër vitesh, duket se ndryshimi ka prekur dhe ndryshuar vërtet Orinda Hutën. Përtej linjave të vizatuara dikur, ajo adoleshentja çapkëne që magjepste të gjithë. Tani ajo rishfaqet më sharmante. Aspak provokuese si dikur, me stilin e të kënduarit dhe lajkat pa fund. Orinda ka ndryshuar. Kjo ka qenë një përthyerje e papritur e këngëtares me sy të kristaltë. Nuk është as më pak as më shumë, veçse faza e fundit e adoleshencës: ajo ndihet më e rritur. Dhe në netët e “Këngës Magjike”, Orinda është “arratisur” sa hap e mbyll sytë nga e shkuara, për të “nisur” një jetë të re. Me një veshje klas, larg fundeve dhe fustaneve të shkurtra apo dekolteve të dikurshme. Për të ka ardhur vërtet momenti, pasi është më e pjekur profesionalisht, por doemos një zonjushë, e cila ndihet më e madhë pasi sapo ka lënë pas 18 vitet e saj. “Nuk do ti kthehem më të shkuarës me këngë të thjeshta dhe të zakonshme. Jam gati të paguaj për këngë që vërtet ia vlejnë për cilësinë, sado shtrenjt qofshin ato. Tani kam plot projekte, mes të cilave edhe një në fushën e spektaklit që do ta drejtoj vetë dhe shumë shpejt do ta zbuloj në një televizion”-rrëfen Orinda Huta, eksluzivisht për revistën “MAPO”. Megjithë ndryshimet, shumë prej tyre duket se e cytin të kurojë imazhin e saj, i cili prej kohësh është vënë re që ka nisur të lëvizë…, sigurisht për mirë!
Stacioni i rradhës, spektakli
Në krye të katër viteve, pasi ka arritur shumë nga ato ç’ka ëndërruar dikur, duket se ajo vajza që thirrej “Baby” kërkon të eksplorojë më shumë se kaq. Sigurisht që nuk është aspak e lodhur nga kënga, por së fundmi e ka ngjitur edhe televizioni. “Po kujdesem të bëj diçka ndryshe nga kënga. Shpresoj ta arrij. Është brenda fushës së spektaklit, por nuk është vendosur ende se cili televizion do të jetë”-tregon Orinda. Në projektet e saj ka gjasa që ta shohim të përfshirë në botën e spektaklit, ndoshta një prezantuese, por që siç edhe rrëfen nuk e di ende sesa besnike do të mund t’i qëndrojë skenarit që po thurr. Në kokën e saj me kaçurrela të verdha, Orinda ka endur gjithçka deri në detaje, ku roli i saj do të jetë i një prezantuese që edhe këndon bukur. “Është ideuar një format shumë i këndshëm spektakli, që do të ketë showbiz, fashion dhe këngë. Ky është një rast shumë i mirë për t’i hyrë skenës. Unë hyra nëpërmjet këngës dhe nuk pata devijime, kështu që e kam më të lehtë të futem në botën e spektaklit”-pohon ajo, duke theksuar se shkolla do ta ndihmojë po kaq për të plotësuar projektin e saj. Përpos këtij ndryshimi të madh që pritet të ndodhë së afërmi, Orinda pohon se nuk do të heqë kaq lehtë dorë edhe nga kënga, e cila mbetet po kaq e rëndësishme në zgjedhjet që i dalin përpara.
“Ja pse nuk dua të kthehem pas”
E ndjen veten të rritur, jo sepse sapo ka shkelur në auditoret e universitetit. Gjithashtu ndihet më e pjekur profesonalisht, kurrësesi vetëm sepse u vlerësua me një çmim te Kënga Magjike. Pas katër vitesh ka ardhur vërtet koha. Një album mund të jetë ideali pas triumfeve të saj të përvitshme, por Orinda mendohet gjithmonë para se të bëjë hapin e madh. Ajo rrëfen se përzgjedhjet e saj muzikore, përsa u takon bashkëpunimeve këtej e tutje do të jenë më të qëmtuara dhe më profesionale. Të qenit sqimatare në këtë treg gllabërronjës, e bën të vrasë trurin para ofertave, sigurisht për të mos gabuar. Sigurisht që të mos shfaqet me këngë që rrezikojnë ta rikthejnë pas në kohë, por edhe me lookun e dikurshëm. “Pas Këngës Magjike ndihem vërtet më e sigurt dhe e qartë për zgjedhjet që duhet të bëj. Sigurisht nuk kam për tu kthyer pas, tek këngët e thjeshta. Jam gati të paguaj sado shtrenjtë për një këngë cilësore”-thekson ajo. Madje bashkëpunimi i fundit me Rexhepagiq dhe Dimitrov, kanë qenë dy zgjedhje vërtet të mençura që Orinda ka bërë së fundmi dhe nuk e fsheh krenarinë. “Shumë shpejt do të kem bashkëpunime që do të më vlejnë edhe për albumin e ri. Aktualisht Orinda ka rreth 9 këngë pothuajse gati për albumin e saj dhe duket se më në fund edhe ëndrrat e saj do të realizohen. Pasi fitoi së fundmi çmimin e diskografisë, duket se shtëpia e saj diskografike do të merret me detajet e fundit për mbylljen e albumit të ri, që ka gjasa të jetë gati shumë shpejt për tregun muzikor.
E fundit “nisje, arratisje” e Orindës
E pranon se ndryshe nga ato këngë që ka kënduar për katër vjet, kjo e fundit, ishte vërtet një nisje-arratisje, nga ato që nuk i kishte shkuar ndër mend ta bënte kaq herët. Por Orinda, duke qenë se është nga ato vajza që nuk ndalet lehtë, realisht e ka mirëpritur këtë ndryshim, madje siç edhe pohon vetë, preferon ta riprovojë sërish. “Realisht kënga mban vulën e Armendit, edhe pse Aida është marrë me shumicën e gjërave. Ka qenë një ofertë krejt e rastësishme në momentet e fundit të pranimeve pë Kënga Magjike. Armendin ma sugjeroi Arditi dhe pas kësaj lindi “Nisu, Arratisu”, një këngë që më ngjiti që në fillim kur e dëgjova”-rrëfen Orinda. Sigurisht për ta plotësuar këngën, ajo bëri gati valixhet drejt Maqedonisë, për t’u orkestruar nga Darko Dimitrov. Ndoshta për herë të parë edhe ajo ndihet e bindur, se kjo këngë është më e mira e repertorit të saj edhe pse pothuaj, u bë shkak që mos shfaqej trendy dhe duke i spërdridhur në skenë. “Edhe pse ndryshe, këtë vit jam ndier më mirë se çdo vit tjetër, më e vlerësuar dhe fundja tregova se di të bëj diçka më ndryshe nga ajo që janë mësuar të tjerët të mendojnë se Orinda di të bëjë”-tregon këngëtarja me sytë e qelqtë. Është e bindur, “Nisu, Arratisu”, duket se e ndryshoi fort konceptin e saj mbi muzikën. Nuk duhet të lëvizte sa në një cep të skenës në tjetrin, madje i duhej të ndryshonte totalisht garderobën, për t’u përshtatur me formatin e ri.
Të fitosh shkollën me këngë
Nëse një vit më parë, konkursi i pranimeve te Juridiku do ta kishte kualifikuar si fituese, sivjet, Orinda nuk do të kishte hequr kaq lehtë dorë nga ëndrra e saj e shkollimit. Kështu pas dilemave të vitit të shkuar, në tetor ajo ndihej më e sigurt për zgjedhjen, ishte Universiteti Europian i Tiranës. I vuri gishtin një dege që siç shprehet, brenda saj i gjen të gjitha : Marrëdhëniet me Publikun, një profil, ku mund të gjejë aq shumë veten, sa edhe tani ndihet ndërdyshase nëse gjithmonë do të jetë e lidhur kaq ngushtë me muzikën. “Në fakt nuk kam shkuar dhe aq shumë në shkollë, pasi realisht kam pasur vërtet shumë punë, sidomos me “Këngën Magjike”. Megjithatë aq herë sa kam shkuar më pëlqen. Është një ambient i ngrohtë dhe pedagogët të komunikueshëm”-tregon Orinda studente. Por duket se fati i ka prirë. Vetëm pak ditë pasi ka fituar të drejtën e studimit, universiteti ku ajo studion i ka kërkuar që të realizojë një videoklip për të. Një ofertë joshëse pa dyshim. Por kur pas këtaj vinte dhe një tjetër propozim, Orinda nuk kishte kohë të mendohej dy herë. Në këmbim të videoklipit që po bën, universiteti do t’i rimbursojë të gjithë tarifën e studimeve për tri vite e ardhshme. Kënga dhe nëj videoklip është duke u punuar ende në studio dhe shumë shpejt pritet që të jetë një dhuratë edhe për fansat e saj në prag të Krishlindjeve. Këtë herë të gjithë do të vërejnë vërtet ndryshimin e madh të Orindës...!
Marre nga Revista MAPO
Artikujt me te fundit :
28/08/2008 : Akuzon televizionin muzikor
21/09/2008 : Pas tradhėtisė njė tjetėr surprizė nga ORINDA
24/11/2008 : E dashuruar dhe e lumtur me atė qė kam nė krah
16/02/2009 : Ikėn nė Irlandė
22/09/2009 : Pushimet e paharrueshme nė Turqi dhe Kroaci
24/09/2009 : Nė shtrat me Orinda Hutėn
19/10/2009 : Orinda Huta stonon nė tė kėnduarin live
27/10/2009 : Orinda Huta, vajza ekstravagante e skenes
13/04/2010 : Orinda, kundėr 'Albanian Airlines'
07/06/2010 : Orinda Huta pėr pak rrėzohet
19/07/2010 : Pushimet e mia, me shoqėrinė dhe tė dashurin
24/09/2010 : Performanca prej adoleshenteje e Orinda Hutes
18/11/2010 : Orinda nuk gjen kohė pėr klipe
31/10/2013 : Orinda Huta mohon te kete bere nderhyrje kirurgjikale ne gjoks
21/09/2008 : Pas tradhėtisė njė tjetėr surprizė nga ORINDA
24/11/2008 : E dashuruar dhe e lumtur me atė qė kam nė krah
16/02/2009 : Ikėn nė Irlandė
22/09/2009 : Pushimet e paharrueshme nė Turqi dhe Kroaci
24/09/2009 : Nė shtrat me Orinda Hutėn
19/10/2009 : Orinda Huta stonon nė tė kėnduarin live
27/10/2009 : Orinda Huta, vajza ekstravagante e skenes
13/04/2010 : Orinda, kundėr 'Albanian Airlines'
07/06/2010 : Orinda Huta pėr pak rrėzohet
19/07/2010 : Pushimet e mia, me shoqėrinė dhe tė dashurin
24/09/2010 : Performanca prej adoleshenteje e Orinda Hutes
18/11/2010 : Orinda nuk gjen kohė pėr klipe
31/10/2013 : Orinda Huta mohon te kete bere nderhyrje kirurgjikale ne gjoks

Me te Vizituarat
Vipat Shqiptar: Bes Kallaku, kendon per skifterat ne dasmen e motres ( Video)
Vipat Shqiptar: Ermal Mamaqi: Udhetimi im ne 'Digitalb' ka perfunduar!
Vipat Shqiptar: Eneda ofendon rende komentuesin: Ik ha ndonje cap buke gjekundi
Vipat Shqiptar: Cani sheh Bleonen topless: 'Nuk kisha pare gjoks te atille'
Bleona Qereti: Bleona Qereti: Ja pasaniket qe me kane dhene miliona (Video)
Top Modele: Angela Martini pershendet...me te pasme
Kristiano Ronaldo: Ja pse u nda Ronaldo nga Irina
Vipat e Huaj: Nga rrenojat e Kosoves ne karrigen e 'The Voice UK'
Vipat Shqiptar: Cohuni shqiptare! Ju flet Rita Ora
Vipat e Huaj: Rita Ora nudo ne Instagram
Vipat e Huaj: Rita Ora: Me pelqen te flirtoj me te gjithe
Top Modele: Irina Shayk ndihej 'e shemtuar' krah Ronaldos
REKLAMA