Tingulli 3nt

Profili

Biografia
“Tingulli 3”, si grup ka filluar në vitin 1996. Atë kohë ata kanë qenë tre vetë. Me Getin dhe Agonin ishte edhe një shoqe e tyre që në vitin 1996 pas një realizimi të një kënge së bashku si amaterë, shoqja e bendit të tyre kishte ikur për Amerikë. Më pas kishte pasuar pauza tyre dy vjeçare deri në vitin 1998. Atëherë Tingujt e asaj kohe kishin qenë shumë të njomë në moshë.
“Në vitin 1998 kemi filluar ne te dy, atëherë edhe kur e kemi bërë këngën e parë unë dhe Agoni. Mirëpo emrin e grupit prapë se prapë e kemi lënë ashtu si ka qenë sepse i bëmë disa intervista dhe u popullarizuam pak a shumë me atë emër, edhe ai emër mbeti ashtu siç është edhe sot”, thotë Getoari.
Ata në vitin 1998 kur kanë startuar, kënga e tyre e parë ishte “ Koha Jonë” një këngë shumë e popullarizuar.
Ky rep bend deri më tani i ka dy albume. Albumi i parë i tyre titullohet “ Prishtina fucking city”, i cili album ka pasur një sukses shumë të madh, një gjë që antarët e grupit nuk e kishin pritur. Pastaj albumi i dytë që titullohet “ Albumi i dytë” edhe te ky album “Tingulli 3” ka pasur sukses të madh, më shumë se çka kanë menduar ata.
“Albumi ynë i tretë është dashur të del në treg në muajin Maj 2003, por për shkak të disa punëve që kemi pasur pas albumit të dytë, koncerte, angazhimi në albumët e kolegëve tanë, dhe disa problemeve tjera, ka ndodhur vonesa e albumit tonë”, tregon Getoari simpatik. Ata për ta freskuar publikun , kanë realizuar dy singël (këngë të vetme). Njëri singel është “Vesa” dhe singeli tjetër me Adelina Ismailin. Kështu që publiku i tyre nuk është mbetur pa ndonjë freski nga “Tingulli 3”.
“Mendoj se albumi ynë i tretë do të del në Shkurt 2004, ende nuk e kemi titulluar, në këtë album janë disa gëjra ndryshe nga të tjerat”, shprehet Getoari.
Sa i përket albumit të tretë ai thotë se ka më shumë punë. Në këtë album producent ekzekutiv i tyre ëshë Enis Presheva, për të gjitha ngjarjet që kanë ndodh rreth albumit edhe rreth mysafirëve, teksteve, Enis Presheva e do ta jep fjalën e fundit. Getoari thotë se është një ndryshim shumë i madh sa u përket albumëve të parë dhe as një gjë më e vogël ata nuk do ta lënë të kalojë nga albumi. Geti mendon se do të jetë shumë më i mirë se albumet e tjerë para këtij.
Artikujt me te fundit :
08/01/2009 : Getoari zihet me Dj Blunt!
30/10/2009 : Geti nė Zvicėr
05/02/2010 : Getoari pėrgatitet pėr albumin e ri
06/03/2010 : Geti i thotė 'tung' Hanės
18/08/2010 : Risi tė shumta nga 'Tingulli i 3nt'
Me te Vizituarat











