nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Nora Istrefi

Profili


Profesioni:

Kengetare

Biografia


Pas një kohe relativisht të gjatë të lidhjes së saj me Robertin (ish- i dashuri i Adelina Ismajlit) këngëtarja Nora Istrefi duket se ka vendosur që lidhjen ta forcojë duke bërë një hap para e duke shpallur fejesën. Miqtë e Norës kanë folur se data e fejesës së saj mund të jetë 22 ose 23 maji, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti i ri. Sipas këtyre burimeve, Nora dhe Roberti kanë vendosur që rastin e fejesës ta shënojnë me një ceremoni, ku të ftuar do të jenë disa nga miqtë e tyre më të afërt. Duke marrë parasysh se çifti ka shumë njerëz me të cilët punojnë dhe ndajnë kohën më të madhe të tyre, pritet që ceremonia të mos jetë aq e vogël sa për të mos u vënë re. Ata kanë zgjedhur një lokal të kryeqytetit ku do të ndërrojnë nishanet e fejesës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ceremoni më formale. Vet Nora nuk ka folur asnjëherë në publik për lidhjen e saj me Robertin, por nuk ka mundur ta fshihte atë, derisa së bashku shumë shpesh kanë qëndruar në lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit. Sidoqoftë, ata ka kohë që njihen, pasi të dy i takojnë të njëjtit profesion, derisa Roberti luan në organo (thonë se është një klaviaturist i mirë). Ai është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit Sinan Vllasaliu,(me kete te fundit do kete nje duet i cili do dale ne muajn qershor, enderr e madhe e Nores njekohesisht duke ndjekur hapat e Adelina Ismajlit, e cila vite me pare ka pasur duet me po te njejtin kengetar)duke e shoqëruar atë gjithkund. Nga ana tjetër, Roberti njihet edhe si një zemërthyes i vajzave, për shkak të sharmit dhe bukurisë që ka.

Historia

Në intervistat e saj, kur i drejtohej pyetja nëse është e dashuruar dhe e lidhur me ndokënd, Nora përgjigjej se ishte singël dhe se do të donte të qëndronte kështu për një farë kohe. Por në fakt nuk ishte e vërtetë. “Bluetooth” arriti të zbulonte muaj më parë se kush ishte i dashuri i Nora Istrefit. Robert Berisha, një djalë nga Prishtina, i cili ashtu si edhe Nora merret me muzikë. Të dy bashkë nisën të frekuentoheshin muaj më parë, në kryeqytetin kosovar. Edhe pse Nora nuk ka dëshiruar asnjëherë të flasë për këtë, ajo nuk ka heziton që me Robertin të kalojë çaste të bukura nëpër lokalet në qendër të Prishtinës.

Nora Istrefi, më sensuale se kurrë…

Menjëherë sapo gjeti dhe të dashurin e zemrës, pas një periudhe të gjatë singël pas ndarjes me Getoarin, Nora u shfaq më sensuale se kurrë. Kjo u duk më së shumti tek video e saj e re, “Mos më lë”. Sapo doli, pjesa e parë e klipit u vu re që shoqërohej nga imazhe jo të zakonta nga ç’ka realizuar Nora deri më sot. Të veçanta ishin lisharëset ku tregohet se vajza është vërtet e dashuruar. Gjatë gjithë këngës, vetëm në rastet e ndërhyrjes së lëkundjeve me lisharëse, këngëtarja kosovare këndon nën ujë dhe pas trupit të saj, ku duket vetëm pjesa e pasme e zhveshur, shihet qartë tatuazhi ku është shkruar titulli i këngës. Kujtojmë që për klipet e Norës nuk kujdeset vetëm ajo, por edhe i fejuari i saj, Robert Berisha, i cili nuk mund të qëndrojë indiferent për dy arsye, së pari, sepse do maksimumin për të fejuarën e tij dhe së dyti, siç thamë edhe më lart, i përket të njëjtës fushë, asaj të muzikës.

Shiko Video



1000 Here e Dashuruar

Nora Istrefi "Pse Te Dua "

Nora Istrefi---Xhemile--

Nora Istrefi - Another World

Nora Istrefi ft Sinan Vllasaliu - Pa fat

Artikujt me te fundit :


16/07/2008 : NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin
20/09/2008 : Zbulohet Nita, motra seksi e Nora Istrefit
06/10/2008 : Martesa pret, kemi plane tė tjera
17/10/2008 : Eshte shume gjumashe!
15/11/2008 : Surprizon me lookun e ri
19/01/2009 : Zhduket’ Nora
21/03/2009 : Bėhet xheloze pėr tė fejuarin
28/04/2009 : Realizon kėngė tė re
19/05/2009 : Sivjet dasma e Norės
25/05/2009 : Pėr herė tė parė nė publik me Robert Berishėn
09/06/2009 : NORA dhe ROBERTI, skena pikante nė publik
06/10/2009 : Nora pa pėrgjigje pėr spotin!
13/10/2009 : S’ka krizė nė fejesėn e Norės!
27/10/2009 : Nora, si meksikane
18/01/2010 : Nora Istrefi me njė klip si tė Tunės

Foto


 

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Miri dhe Rezi, intimitet nėn tavolinė
Genta Ismajli: Pas kėrcimit, e kam hak njė cigare
Banorėt e Big brother: Fansat e “Big Brother” kėrcėnojnė: 'Nėse nuk del Olta ne nuk besojmė mė te votimet'
Banorėt e Big brother: Vajzat kundėr Hakiut: Na fyeu mė 8 Mars
Banorėt e Big brother: Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: 'Big Brother' duhet tė largojė Klodin
Zana Krasniqi: Zana nėpėr lisa
Banorėt e Big brother: Ju rrėfej pse Seldi e refuzoi tė atin
Banorėt e Big brother: Rezarta: Dua tė kthehem nė lojė
Vipat Shqiptar: Soni, mė mira nė - Dancing With the Stars
Banorėt e Big brother: Pamela: Nė 'Big Brother' nuk ka dashuri tė vėrtetė
Britney Spears: Bekimi refuzon Britney-in
Angelina Jolie: Epshi lesbik i Jolie
Vipat e Huaj: Vyshket bukuria e Alba-s
Vipat e Huaj: Jolie kunder Fox
Madonna: Te rimartohem? Me mire te me shtype treni
Jennifer Aniston: Kujton Pittin nė njė skenė
Vipat e Huaj: Kardashian dėshiron fėmijė
Vipat e Huaj: Kate, “Femra e Vitit” nga GQ
Vipat e Huaj: Hamilton- Scherzinger, lidhja ne pit stop
Vipat e Huaj: West ‘prish’ show e MTV Music Awards
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Genta Ismajli
7 Nora Istrefi
8 Ermal Fejzullahu
9 Ingrid Gjoni
10 Bleona Qereti
11 Adelina Ismajli
12 Soni Malaj
13 Altuna Sejdiu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k