nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Alketa Vejsiu

Profili


Profesioni:

Prezantuese

Datelindja:

-19 Janar 1984

Biografia


Alketa Vejsiu ka lindur ne Tirane ne 19 janar 1984. Eshte rritur ne nje familje artedashese qe incizonte dhe ridegjonte koncertet klasike te 3 tenoreve ,apo priste me padurim daten 1 janar per te ndjekur koncertin e Vjenes. Spikat edhe ne oborret e pallatit ku shpesh udhehiqte te gjithe femijet , ne organizimet modeste te « pseudo festivaleve te lagjes ». Lind keshtu dhe rritet bashke me te ,nje enderr ;Endrra per te dale ne televizion. Teksa nje dite con vellain e saj te vogel ne emisionin e perrallave ne TVSH,vendos qe te takoje nje gazetare te ciles i thote”Dua te me intervistosh se une do te behem e famshme nje dite”.Ishte vetem ne klase te gjashte atehere kur se bashku me shoqen e klases kishin botuar kopien e pare te gazetes “Vogelushet”-e cila ishte edhe arsyeja pse Alketa kerkonte nje promovim permes televizionit.Me intuiten e mprehte te nje vogelusheje 11 vjecare ,u mundua te krijonte familjaritet me dyert dhe korridoret e RTSH...Aty ku per disa vite rresht do te mbushte pasditet e nxehta te veres,me nje program femijesh. Ne Shqiperi mberrin epoka e shperthimit te radiove private. Asokohe,ne Tirane flitej per nje radio te fuqishme zeri i se ciles degjohej ne cdo ambjent.Nje radio e cila solli nje revolucion ne stilin dhe konceptin e muzikes dhe prezantimit.

Vetem 14 vjec troket ne dyert e Top Albania Radios.Drejtori italian i asaj kohe e degjon ne prezantimin e 10 kengeve,prezantime qe ajo i improvizoi ne cast, pa bere gabime. E shkathet dhe elokuente nuk mund ti shpetonte perzgjedhjes se atij profesionisti i cili mendonte se vajza kishte te ardhme. Per 4 vite shtepia e saj e dyte ishte TOP ALBaNIA RADIO.Nje shkolle ku Alketa mesoi te ishte pa komplekse, e lirshme,komunikuese,miqesore.Atje mesoi “hilete e vogla”te profesionit,ruajtjen e gjendjes kostante shpirterore pa reflektuar lodhjen ,problemet apo mezrzite e vogla te nje dite te zakonshme ne jeten personale.Detyra ishte “Ti japim energji pozitive te gjithe degjuesve”-nje mision i permbushur me shume sukses.Identifikohet si “vajza qe flet sakte dhe shpejt”.

Nje ere tjeter ndryshimesh.Takimi me regjisoren dhe producenten Vera Grabocka,e cila prej disa kohesh kerkonte nje prezantuese femer per serialet e saj me shifren e zemres “12”.Ne diten e pare te takimit Alketa prek nje enderr,e cila u kthye me pas ne 12 endrrat e nje nate vere”,seriali i dansit sportiv europian .Nga nje figure e mistershme radiofonike,njerzit njihen me imazhin televiziv te Alketes.”Zonja e Hekurt” e spektakleve shqiptare e kishte pelqyer qe diten e pare,dhe i hapi portat e suksesit ne nje udhetim veror ku vajza per here te pare shpalos energjine e saj ,ne prezantim,kenge,kercim. Nje afirmim i shpejte gati i pabesueshem per nje vajze shume te re,vetem 17 vjecare. Dyshemeja e arte e fillimit te karrieres ishte nje start i sigurte dhe shume i mbare per Alketen,ishte nje tjeter universitet,diplloma e te cilit do te hapte shume dyer.

Per disa vite ajo behet pjesmarrese aktive ne dia festivale rinore,ku rremben gjithmone cmime,duke plotesuar imazhin e nje figure te kompletuar.Kenga Magjike apo Mikrofoni i Arte,si dhe shume festivale dhe kocertet te tjera rinore, do te ishin nje mbi nje sukseset e saj. Karriera televizive do te pasurohej edhe me tej ne dy bashkepunime te njepasnjeshme me treshen e talentuar “PROMOTOR”,e perbere nga Bledi Laco,Pandi Laco dhe Adrian Hila. Seriali i vitit 2003 ne Tevizionin Klan “Gjeniu i Vogel”,vendosi ne gare femijet e te gjitha trevave shqipetare.Nje program qe synonte zbulimin e talenteve te reja, qe ne origjine.Nje pervoje e vecante televizive ne nje komunikim shume te ngrohte me femijet e vegjel. Nje vit me vone ne vitin 2004 “100 kenget e Shekullit”,nje serial unik qe risolli perlat ne vite te muzikes shiptare,e qe nderoi me cmime dhe trofe emra te paharruar te artit ne vite.

Per disa vite Alketa ka qene pjese e stafit organizativ te perzgjedhjes se Misseve dhe Mister-ave ne garen e Miss dhe Mr Albania.Ndersa ne po te njetin vit,shenohet dalja e pare ne Pallatin e Kongreseve si prezantuese, ne Miss dhe Mr Albania 2004. Viti 2006 do te sillte edhe projektin me te rendesishem te karrieres se saj.Nje realizim nderkombetar i Festivalit te Klipit Europian, « Euro Video Grand Prix ».Nje prezantim ne gjuhen angleze ne 3 ore transmetim europian,ndjekur nga 200 milione shikues. Nje tjeter bashkepunim me te « guximshmen » Grabocka e cila sjell ne Shqiperi ,nje kontinent te tere.Nje vule,ne historine e artit dhe spektaklit shqipetar ne vite. Te shumte kane qene personalitetet e intervistuar prej saj si Michael Douglas,Scorpions(ka prezantuar edhe kocertin e tyre recital ne Tirane),Eliza Dushku,Gianni Morandi,Luca Barbarosa,Coolio,Anna Oxa,Gerardina Trovato,Marco Masini,Lucio Dalla,Luna Pop,kengetarja shqipetare Vace Zela etj. Per mese 1 vit ka qene imazhi publictar i pijes energjike Bullit, Gjate vitit 2006,se bashku me balerinin shqipetar shume te sukseshem ne Itali permes shfaqjeve televizive ne Mediaset,Kledi Kadiu,kane perfaqsuar imazhin zyrtar te Kompanise se Telefonise Celulare AMC.

Perkrah pasioneve te saj lidhur me artin,Alketa ka zgjedhur te profilizoje aftesite e saj ne nje profesion ku gjithashtu gjen me se miri vetveten,ate te manaxheres apo show-biz-woman.Studion ne vitin e katert ne Fakultetin Ekonomik dega Manaxhim-Biznes. Per tre vite ka drejtuar projekte te ndryshme ne Kompanine e Marketingut dhe Komunikimit “On Time Concept Albania”. Aktualisht ajo eshte e impenjuar ne realizmin e klipit te kenges Don’t Surrender incizuar ne Gjermani ne bashkepunim me pop-starin shqipetar te grupit The Preluders,Mirjam Cani.Ky videoklip do te promovoje edhe albumin e pare te hedhur ne treg. Alketa Vejsiu,perben tashme nje emer ne qender te vemendjes se medias, duke vertetuar se deshira teksa kendonte kengen,per tu bere nje Big Big Girl,in a Big Big World…ishte kaq prane realitetit…

Artikujt me te fundit :


10/09/2008 : Dashuria, motoja e jetes sime
03/10/2009 : Alketa shpall divorcin nga Klan-i: Ja pse largohem!
25/02/2010 : Dancing me Aleketėn
02/03/2010 : Alketa Vejsiu dėshton me stilin!
10/05/2010 : Alketa Vejsiu pas spektaklit e ftuar speciale nė Raiuno
28/08/2010 : Alketa Vejsiu drejton 'Miss & Mister Albania'
22/12/2010 : Zbulohet gjinia e bebes...Alketa Vejsiu, pret DJALĖ!
11/01/2012 : Alketa Vejsiu mohon shtatzėninė e tretė
08/02/2012 : Alketa Vejsiu: Fėmijėt e mi mė ndjekin nė skenat e audicioneve
11/02/2013 : Alketa Vejsiu rrėfehet pėr herė tė parė pėr jetėn e saj private
21/05/2013 : Alketa Vejsiu, fushate per Edi Ramen: Nuk jam socialiste, por une do te votoj per Shqiperine e Edi Rames

Foto


 

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Big Brother 6: Elena e “BB6” angazhohet ne aktivitetet e PD-se
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k