nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Eli Fara, nga 'Qeraxhiu' te kenga cigane

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

E mbani mend Qeraxhiun? Po po, atė tė Grebenesė? E kush nuk e ka dėgjuar tė paktėn njėherė atė kėngė tė Eli Farės. Sot, do tė flasim pėr kėngėtaren qė me zėrin e saj ka bėrė pėr vetė tė rinjtė e para viteve 90’ por edhe tė sotmit. Pėlqimi qė ka publiku pėr tė nuk ka moshė, ashtu siē edhe vetė Eli Fara. Duket sikur vitet nuk kanė kaluar.

Pjesėmarrja e saj nė festivalin “Kėnga Magjike” do tė linte mė gojė hapur adhuruesit e muzikės sė saj. Eli  nuk ėshtė frekuentuese e festivaleve, por nė njė bisedė me ne na pohon se ndoshta ishte momenti i pjesėmarrjes nė kėtė konkurrim.

“Ėshtė njė kėngė cigane, i kėndohet lirisė sė romėve dhe harmonisė qė ata kanė me jetėn”. Sipas Elit, ideja dhe realizimi i kėngės ishte i Adi Hilės, po ashtu edhe pėr bashkėpunimin me grupin korēar rom, njė ide pohon Eli, qė u pėrqafua menjėherė nga ajo. “Doja njė kėngė me ritme ballkanike. Nė tė ndėrthuren shumė bukur violina, zėri, muzika...”. Komentet qė ka marrė nga njerėzit kanė qenė si asnjėherė tjetėr.

E para ėshtė fjala

Edhe pse ajo i ka kėnduar pėrherė dashurisė, asnjėherė nuk kemi mundur tė hyjmė nė jetėn e saj private. Eli pohon se teksti ėshtė njė nga pikat e dobėta kur ajo merr njė kėngė pėr tė kėnduar. “Jam maniake nė pėrzgjedhjen e tekstit”, rrėfen kėngėtarja duke shtuar se, “nėse fjalėt nuk janė tė bukura, nuk mund ta kėndoj njė kėngė”. Brenda kėngės ajo synon t’i kėtė tė gjitha, poezinė, provokimin, flirtimin, dashurinė dhe rebelimin.

“Nėn kurorėn e ullirit”

Pakkush e di se si ka nisur rruygėtimi i Elit drejtė muzikės. E kemi pyetur pėr fillimet e saj dhe na ka rrėfyer se, ka kėnduar gjithmonė pėr veten kur ishte e vogėl dhe mė pas nė korin e shkollės. Pėr herė tė parė nė skenė ka dalė nė klasėn katėrt fillore dhe kjo ka qenė njė ndėr daljet e saja me emocionuese. Me kalimin e kohės Eli tregon se konkurroji pėr kanto, ku ishte prezantuar me kėngėn “Nėn kurorėn e Ullirit” dhe me njė kėngė popullore. Shumė gjera i kanė ardhur vetė, madje shpesh i kanė thėnė tė tjerėt: “bėje se ke njė gjė qė duhet ta bėsh”!

Shkėlqimi nė 1983

Ajo vazhdonte liceun nė qytetin e lindjes, nė Korēė, dhe ishte “Vip” nė atė qytet. Nė shkollėn e muzikės tė gjithė kėndonin, pasi pėr atė kishin shkuar aty, tė merrnin mėsime nė kanto. Eli na rrėfen se shkėlqimin e ka pasur nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, nė vitin 1983, ku me sinqeritet tregon se ka ndjerė privilegjet e njė personi qė ka diēka tė veēantė. “Isha vetėm 15 vjeē” – tregon – “dhe shokėt e shoqet e klasės mė kishin zili qė unė ndiqja nė mėnyrė intensive provat e festivalit”.

Ēmimi i parė

Eli do tė ndjente qė ishte bėrė e famshme nė fund tė viteve 80. Kjo famė kishte tė bėnte pikėrisht me pjesėmarrjen e radhės nė Festivalin e Gjirokastrės nė vitin 1989. Aty ajo fitoi Ēmimin e Parė dhe mori vulėn e kėtij ēmimi mes gjithė atij tempulli kėngėtarėsh qė kishin vite eksperiencė. Pėr Elin kėto ishin hapat vendimtare drejt famės aq sa ajo tregon se: “Ishte njė arritje e madhe, edhe pse unė deri nė fund isha si e ēuditur, “bėn vaki?!” (qesh). Para kėtij ēmimi ajo kujtohej pėr kėngėn “Qeraxhiu” e vitit 1988.

Vajza rebele

Ajo nuk e ka vazhduar shkollėn e lartė direkt pas pėrfundimit tė liceut, por disa kohė mė pas. Ka ndjekur Pedagogjiken, pasi dashuria “ia mori” mendjen shpejt. Kėngėtarja na tregon se: “Unė u martova pa mbaruar vitin e katėrt. U bėra vajzė rebele. Nuk munda qė tė shkoja nė shkollėn e lartė, tė vazhdoja pėr kanto, por atėherė ekzistonte mundėsia qė me Liceun Artistik tė hyje direkt mėsuese nė ciklin e ulėt dhe unė nė fund tė vitit tė katėrt isha shtatzėnė dhe fillova punė direkt mėsuese nė ciklin e ulėt nė njė fshat, shumė larg nga Korēa. Megjithatė e kujtoj si njė periudhė qė ka ndikuar tek mendimet dhe formimi im pėr punėn dhe sakrificėn. Mėsova qė ēdo gjė qė tė vjen ta bėsh, duhet ta bėsh. Tre vjet kam punuar nė atė fshat, ishte goxha larg, njė orė e gjysmė nė kėmbė” - rrėfen ajo ndėrsa humbet nė kujtime.

Sakrificat e njė nėnė...

“Tė rrisėsh njė fėmijė nė njė kohė qė je pėrherė nė udhėtim, tė dalėsh nga njė vend i mbyllur me mentalitet tjetėr dhe tė fillosh tė kėndosh nė vende tė reja, ka qenė njė periudhė eksperimentale, shumė e panjohur pėr ne”. Kėshtu shprehet Eli kur e pyesim se si ėshtė ndjerė dhe si e ka pėrballuar tė qėnit nėnė. Ndėrsa me kalimin e viteve gjerat pėr tė kanė ndryshuar. “Me Marinėn e kam thėnė shpesh herė qė shkoj pėr mrekulli. Ajo ka qenė njė fėmijė shumė i qetė, nuk mė lodhte, nuk qante. Ishte njė bionde e lezetshme me flokėt e bardha tė drejta, sytė i ka pak jeshil dhe tė bėnte pėrshtypje direkt. Mė dėgjonte pėr ēdo gjė qė i thoja, domethėnė kam qenė e mbushur, edhe jam”.

Jeta nė Tiranė

Pėr shumė vite Eli Fara ka jetuar nė Amerikė. Ndėrsa kujton atė kohė, ajo pohon se: “Vitet e Amerikės i kujtoj si mė tė mirat. Edhe pėr mėnyrėn e jetesės edhe nė fushėn e artit. Ishin mė tė mirat sepse jetoja shumė afėr atij vendit ku kėndoja, qė ishte super-luks. Puna ime ishte vetėm tė kėndoja dhe e kisha tė sigurt ēdo tė premte e tė shtunė. Tė dielėn lėviznim me koncerte nė shtete tė tjera, por ishte punė e qetė, me njė shkėlqim tė paparė, qarkullonin lloj-lloj artistėsh, kishte balerina etj. U bė si qendėr e shqiptarėve, si Pallat Kulture. Pastaj javėn e kisha tė lirė pėr tė lyer thonjtė, pėr tė bėrė pazaret, pėr t’u bėrė gati pėr fundjavėn tjetėr. Mėsova trenat, lėvizja vetė gjatė gjithė ditės. Atmosfera nė Nju Jork tė jep ndjesinė sikur ke lindur atje, sikur ke qenė atje, sikur ke jetuar atje. Vendet e tjera nuk ėshtė se ta japin kėtė ndjesi” . Sot ajo jeton nė kryeqytet dhe kėtu nuk i mungojnė aktivitetet. Sė fundmi ato pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė.

E bukura Eli...

Mosha dhe pamja e saj ėshtė diskutuar aq shumė, sa nė ēdo program televizivė ku bėhet fjalė pėr plakjen dhe parandalimin e saj, njė nga personazhet qė merret shembull ėshtė kėngėtarja Fara.

Janė tė shumtė ata qė kur e shohin nė televizor thonė: Si nuk ėshtė plakur kjo femėr?! Mund tė themi pa frikė qė ėshtė njė ikonė bukurie. Nuk mbahet mend qė kur i ka kėnduar 25 gėrshetave dhe sot floku i saj ruan tė njėjtin shėndet dhe shkėlqim. Po ashtu pamja e saj tė bėn kurioz dhe gjithmonė e mė shumė dėshiron ta pyesėsh; na trego edhe ne, ēfarė pėrdor? Mos u merakosni, e kemi bėrė ne pėr ju. Kemi folur me tė dhe na ka treguar sekretin e tė qenit gjithmonė me njė lėkurė tė bukur e tė freskėt. Eli tregon se e pastron fytyrėn ēdo ditė me xhelin qė ajo ka zgjedhur tė aplikojė dhe nuk ka mbajtur njė linjė kremrash gjatė kėtyre viteve. Njėherė nė gjashtė muaj ndėrron kremrat qė pėrdor pėr fytyrėn dhe kėto janė tė ndryshėm. Njėherė nė javė aplikon maska nė fytyrė, jo vetėm ato tė blerat nė kozmetikė, por edhe natyralet. Disa nga ato janė, kosi, mjalti... Njė tjetėr sekret: ushqimi. “Edhe unė abuzoj” - tregon kėngėtarja “por nė mė tė shumtėn e kohės mundohem tė jem e kujdesshme, konsumoj shumė fruta dhe ujė”.

Njeriu nuk rresht sė dashuruari

Dy dashuritė e mėdha tė sajat qė kanė dal nė pah janė, vajza dhe muzika, pėr tė tjerat ajo nuk ka folur asnjėherė. Edhe sot, shprehet se: “Puna nuk tė tradhton dhe sigurisht dashuria pėr fėmijėn mbetet dashuria mė e madhe pėr njė njeri. Dashuri tė tjera, nuk ėshtė qė nuk kam dashuruar, si ēdo femėr. Unė nuk e quaj normale qė tė them qė s’kam dashuruar apo nuk dashuroj. S’ka kuptim, nuk ėshtė njerėzore. Ato gjėra qė ndiej nė atė pjesė, janė pjesa ime. Nuk dua ta ndaj me tė tjerėt, ėshtė privatėsia ime. Mendoj se njeriu nuk rresht sė dashuruari”- pėrfundon Eli.

Eli si shofere

“Kam qenė nga tė parat qė kam pasur makinė. Makinėn e kam marrė nė ’93. Kisha njė Benz dhe bėja vetė rrugėn nga Korēa nė Tiranė. Atėherė, siē e thashė, nuk kishte shumė makina dhe nė Tiranė bije nė sy. Pastaj e lashė makinėn pėr njė kohė, tani e kam prapė. Gjithsesi mė pėlqen qė nė rrugė tė gjata, tė jem pasagjere, tė jem nė atė botėn time, tė shijoj udhėtimin”.



Entela Resuli, Shekulli

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Big Brother 6: BB6 ‘Fun Club’, Elena: Me Viganin s’kam pasur marrėdhėnie seksuale
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Vipat e Huaj: Tom Hanks kurrė nuk ka thėnė se Kosova ėshtė Serbi
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Kim: Nėse do tė isha mashkull, do doja tė bėja seks me… Kim Kardashian
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k