nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Bleona Qerreti: Publiku shqiptar me krahason, me mbretėreshėn e pop-it, Madonėn

  • Artikujt me te fundit:

  • U betohem qė Ganiu bėn ligjin, ma bėn tetė me dy
  • Kėndon nė lagje, performon me rrobabanjo
  • Indiferente pėr veprimet e Ganiut
  • Unė aktorja Hollywoodit!
  • Vidhet nga Grekja!!!
 

Reputacioni i saj ėshtė i padiskutueshėm. Muajt e vėrės nė Shqipėri ajo tėrhoqi vėmendjen e kritikės dhe tė medias. Megjithatė ajo i anashkaloi pėr mrekulli skandalet me shtypin kurioz. Nė kėtė intervistė pėr gazeten “Telegraf” ajo tregon se si ėshtė jeta e saj nė USA dhe ēfarė ndryshimi ka me jetėn qė ajo ka bėrė nė Shqipėri. Sukseset e Bleonės renditen dita-ditės, pasi ajo tashmė, pėrpos filmit qė ka luajtur me aktorin e njohur Steven Seagal, ka nė pėrfundim edhe albumin e ri tė saj, i cili do tė jetė i gjithi nė anglisht. Rrėfimet e Bleonės pėr fėmijėrinė tregojnė se ėndrra e saj pėr tė qenė njė kėngėtare e famshme u realizua. Ajo i premtoi publikut shqiptar se do tė kthehej sė shpejti me njė tur nėpėr Shqipėri, dhe kėtė  e realizoi me sukses.

Bleona qė e vogėl e mban tė ndezur dashurinė pėr skenėn dhe kėngėn. A ka pasur ndonjė arsye nė jetėn tėnde kur ke menduar, qoftė edhe pėr njė ēast, tė lėsh gjithēka?

Ka pasur momente kur kam qenė vėrtetė shumė e lodhur mbas ndonjė turneu, koncerti ose zėnke me promotorėt e koncerteve, por nė asnjė mėnyrė nuk kam menduar tė lė muzikėn, qoftė edhe pėr njė ēast. Mė beso, qė kam pasur vėrtetė shumė raste tė zgjedh njė tjetėr lloj jete, mirėpo Bleona si person nuk ka kuptim pa Bleonėn si kėngėtare. Muzika ka njė vend tė pazėvendėsueshėm nė jetėn time si asgjė tjetėr.

Cilat ishin pengesat e tua tė momentit dhe kush tė qėndroi mė afėr gjatė asaj kohe?

Pengesa e vetme ishte qė nė moshėn 13-14 vjeēare mami dhe babi vendosėn qė unė tė mos vazhdoja me kėngėn dhe mė futėn nė gjermanisht nė shkollė tė mesme dhe unė mbasdite ikja nė prova nė teatrin “Skampa” pa iu thėnė asgjė. Mami kujtonte qė kisha shkollė edhe mbasdite derisa nė fund mbasi mbaruam provat i ftova nė koncert. Pastaj nė1994 mė nė fund u dorėzuan dhe mė lanė tė shkoja nė konkursin e festivalit tė dhjetorit  ku unė fitova. Aty u bindėn dhe pranuan. Ajo ka qenė njė nga ditėt mė tė lumtura nė jetėn time.

Cili ėshtė kujtimi mė i bukur qė ke nga fėmijėria jote?

Sigurisht qė lidhet me skenėn… Unė i kam dhėnė lule Ramiz Alisė kur isha nė shtėpinė e pionierit, nė Korēė, kur ai erdhi pėr 100 vjetorin e Mesonjėtores, nė mos gaboj nė 1987. Dhe sigurisht atėherė isha shumė aktive nė rrethin e kėngės dhe tė violinės nė shtėpinė e pionierit tė Korēės, pastaj mė vonė edhe nė Elbasan. Jo tė gjithė fėmijėt kanė mundėsi t’i japin lule presidentit nė atė moshė!… Pastaj kujtimi tjetėr nė 1996 ishte takimi me presidentin Berisha kur fituam zgjedhjet e ‘96-tės nė koncertet e “Vizion Plus”. Janė gjėra qė nuk mund tė harrohen.

Kishe talent tė lindur domethėnė?

Po, qė kur isha fėmijė shkoja ēdo ditė nė turizėm me mamin e babin pėr tė pirė aranxhatėn e famshme dhe pėr tė ngrėnė akulloren e mbasdites. Sigurisht atje e ēmenda gjithė turizmin e Korēės ku dhe mbaja koncert pėr kamerierėt. Dilja kėrceja dhe kėndoja nėpėr sallė. Mami im e kujton dhe sot.

Cili ishte idhulli i yt atė kohė? A mendon se e ke arritur suksesin qė mendoje?

Parashqevi Simaku dhe Irma Libohova janė ato qė ėndėrroja tė arrija. Unė gėzoja njė muaj pėrpara kur vinte Festivali i Dhjetorit. Pėrsa i takon suksesit pastaj gjėrat janė ndryshe dhe sigurisht suksesi ėshtė relativ, meqė bėhet fjalė pėr kohė tė ndryshme

Duke qenė se je shumė e famshme si nė Shqipėri, tashmė edhe nė USA , duam tė dimė pak ndryshimin mes kėngėtarėve kėtu dhe kėngėtarėve atje?

Kėngėtarėt nė Shqipėri kanė pėrveē talentit dhe aftėsinė e menaxhimit tė Pr, tė stilistit nė shumicėn e rasteve, kurse kėngėtarėt nė Amerikė nuk bėjnė asgjė vetė pėrveē stėrvitjes dhe skenės. Tė gjitha gjėrat e tjera janė tė pėrgatitura nga ekipi i tyre, qė zakonisht ėshtė 10 -15 veta, menaxher, Pr, asistent trajner, etj.

Jeta juaj nė USA, nė cilin qytet jeton? Si ėshtė ai?

Unė jetoj nė Bev Hills. Jeta ime kėtu ėshtė pak robotike, por kjo ėshtė mėnyra e jetės qė kam zgjedhur. Tani kam marrė dhe mamin me babin dhe tė paktėn gjėrat fondamentale janė thjeshtėsuar pak. Tė paktėn kafen e gjej gati kur ēohem nė mėngjes.

Si ėshtė njė ditė e zakonshme e jotja?

Zgjohem nė mėngjes, pi njė lėng perimesh me tė gjitha vitaminat e duhura shikoj trajneren Tracy Anderson pėr 1.30 min ose 2 orė, pastaj shikoj profesorin a kantos Ėilliam riley pėr 30 min, pastaj nė darkė kam tė gjitha takimet dhe telefonat dhe e e-mail-et pėr t’iu pėrgjigjur, dhe nė darkė jam nė studio…

Gjatė kohės qė keni ikur nė USA, nė Shqipėri nuk kanė munguar hamendėsimet pėr karrierėn tuaj. Cila ėshtė ajo gjė e thėnė nga gazetat qė tė ka mėrzitur mė shumė?

Unė nuk mėrzitem me gazetat. Babi im ka njė shprehje: Pema me kokrra, gjuhet!

Mė thatė kur kontaktuam qė axhenda juaj ėshtė e stėrmbushur, mė bėn kurioz tė di sesi i pėrballoni tė gjitha?

Ja kėshtu… Herė me gjumė, herė pa gjumė. Unė jam gjithmonė nė celular dhe e-mail. Kur kam ndonjė udhėtim nė Europė tė gjithė flenė nė avion, pėrveē meje qė jam non stop nė kompjuter.

Ju jeni krahasuar nga publiku shqiptar me mbretėreshėn e pop-it, Madonėn. Tė pėlqen ky fakt? E simpatizon atė?

Sigurisht qė mė pėlqen Madonna. Pėr mua ka krijuar njė karrierė tė jashtėzakonshme.

Ke pasur rastin ta takosh personalisht?

Ajo ėshtė fantastike dhe njė starė i vėrtetė nė ēdo moment. E kam takuar kėtė vit nė Oscar after-party qė organizonte nė shtėpinė e saj.

Pėrpos kėngės tani fansat e tu do tė kenė mundėsi tė tė shikojnė edhe nė rolin e aktores. Si tė erdhi oferta pėr tė marrė pjesė nė telefilmin “True Justice” pėrkrah aktorit tė famshėm Steven Seagal?

Unė jam njohur me Stiven 3 apo 4 vite mė parė dhe njė ditė marr njė telefonatė nga ai duke mė lajmėruar se kishte njė pjesė filmi qė duhej tė realizohej nga njė shqiptare. Ai mė tha se i duhej njė vajzė me akcent tė huaj dhe unė pranova tė marr pjesė nė audicione. Kur shkova dola fituese dhe kėshtu personazhin nga Andalusia e bėmė shqiptare.

Tani jeni nė fazėn e provave apo ky film ėshtė pėrfunduar? Si ėshtė Steven Seagal nga afėr?

Filmi tashmė ka pėrfunduar. Sa pėr Stivin mund tė them qė ėshtė artist shumė i aftė. Unė njihem me gjithė familjen e tij dhe ata janė fantastikė.

Dihet tashmė qė po merreni me albumin, tė cilin do e realizoni tė gjithin nė gjuhen angleze, pėr sa kohė mund ta pėrfundoni?

Ėshtė ēdo gjė nė prag tė pėrfundimit.

Nė cilėn rrymė janė kėngėt nė album?

Pop.

Me sa klipe do tė shoqėrohet?

Dy apo tre.

Ku do te xhirohen?

Kėtė nuk e kam vendosur akoma, por drejtori ėshtė Ray Kay.

Le tė flasim pak pėr raportet shoqėrore. Si kanė qenė ato kur ishe nė Shqipėri. A i mban kontaktet me miqtė e tu edhe atje apo ke zėnė miq tė rinj?

Sigurisht qė i mbaj raportet me miqtė e vjetėr.

Cilat janė markat qė po vesh mė shumė Bleona nė USA ?

Cavalli, Versace, Balmain dhe pastaj Designer Amerikan qė bėjnė stampė vetėm pėr mua.

Sa ka qenė shpenzimi juaj mė i madh qė keni bėrė pėr njė veshje?

Nuk dua tė pėrmend ēmime.

Shumė thonė qė moda amerikane lė pak pėr tė dėshiruar, ose, mė mirė tė themi, nuk ėshtė se njerėzit i kushtojnė shumė rėndėsi… A ėshtė e vėrtetė kjo gjė?

Shumė e vėrtetė. Bile mua mė kėrkojnė qė tė vesh xhinse, gjė qė nuk ndodh.

Cila ėshtė diēka qė s’tė pėlqen aspak atje?

Falsiteti.

Bleona, a e konsideron veten njė njeri me fat?

Sigurisht, po ne themi fati duhet kapur pėr flokėsh.

Cili ėshtė kujtimi mė i bukur qė keni nė jetė?

Nuk di ē’tė them, kam shumė!

- Ju kanė mikėpritur nė USA ?

Artistėt janė artistė nė gjithė botėn.

Jeni tip qė kėrkon mė shumė falje apo fal mė shumė?

Qė fal mė shumė!

Publiku shqiptar, njė mesazh pėr tė…

Do tė kthehem sė shpejti me njė tur tė paparė! Ju dua shumė, shumė, shumė dhe mė mungoni pa masė.

Kur kalon nėpėr rrugė ju njohin si nė Tiranė?

Gjithmonė mė kanė njohur si Bleona.

Kėtė verė ėn Shqipėri si u ndjetė?

Si mos mė mirė. Mes fansave ndihesh gjithmonė e mikluar. Pėr ēdo vit shikoj se nė atdheun tim kam mė shumė fansa dhe njerėz qė mė falin dashuri.

Rita RRJOLLI Gazeta Telegraf

Me shume per Bleona Qereti  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Top Modele: Zhvishet Anxhela Martini, pozon nudo ne 27-vjetorin e lindjes
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani, e dashura e re e Shkėlzen Berishės
Vipat Shqiptar: Nora dhe Elvana, pa tė brendshme nė Videofest?
Banorėt e Big brother: Anaidi deklaron ndarjen: Ime me nuk e pelqen Joanen
Big Brother 6: Anaidi nė Fan Club: Jam single. Ndahet nga Joana
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani: Burri qė unė dua
James Belushi: 10 shqiptaret me te famshem ne bote
Banorėt e Big brother: Elones i thyhet zemra nga Rike; krijohet hendeku mes dy vajzave te perfolura te 'BB'
Banorėt e Big brother: Shpėrthen Shpendi pas daljes nga “BB”, i fut duart Jonildės
Banorėt e Big brother: Jonilda puthet me Viganin
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Angelina Jolie: Rrefimi i Angelina Jolie: Kam hequr te dy gjinjte per shkak te kancerit
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
Vipat e Huaj: Rita Ora bashkepunim me Ne-Jo?
Vipat e Huaj: Rita Ora bėn publike lidhjen me DJ, Calvin Harris!
Vipat e Huaj: Kur Rita Orėn nuk e njihte askush
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k