Ajo ėshtė njė artiste rebele. Nuk nguron asnjėherė tė thotė fjalėn e saj, ashtu siē e mendon dhe pėr kėdo. Me tė mund tė flasėsh pėr ēfarėdolloj teme, pasi e ka njė pėrgjigje pėr gjithēka. Inida Gjata (Zhaku) ėshtė sot mysafirja jonė nė SH. F pėr tė bėrė me ne njė bisedė jo pėr tenisin dhe tendencat e fundit tė modės, por pėr qytetin ku jetojmė dhe njerėzit qė na rrethojnė. Ajo nuk ka dhėnė njė formulė zgjedhėse pėr gjithēka, por ka thėnė mendimin e saj se si mund tė jesh e suksesshme. Zhaku vetė e ka provuar suksesin, aq mė tepėr qė nė ēdo gjė qė bėn ėshtė e veēantė. Mė poshtė biseda me tė.
Ėshtė njė pyetje e gjerė, por ndoshta jeni personi i pėrshtatshėm pėr tė na kthyer njė pėrgjigje.
Zhaku, ēfarė e bėn njė njeri tė suksesshėm?
Unė nuk jam pronarja e teorisė sė suksesit dhe do tė kėrkoja qė lexuesit tė mos e merrnin si absolute bindjen time, pasi edhe mund ta kem gabim, por unė besoj se suksesi i vėrtetė ėshtė i lidhur me besimin absolut qė njeriu duhet tė ketė tek vetja. Mungesa e frikės, qartėsia dhe besimi janė tre boshtet mė tė rėndėsishme mbi tė cilat mendoj se ngrihet njė sukses i qėndrueshėm. Varet nga mėnyra se si e vlerėsojmė suksesin. Unė suksesin e kam tė lidhur, me idetė e mia. Nėse atė qė paramendoj e shoh tė realizuar, pavarėsisht nga forma qė ajo ide ka marrė, mendoj se kam arritur njė rezultat tė suksesshėm. Mirė ėshtė qė suksesin tė mos e pėrllogarisim nė para apo mirėqenie, pasi absurditeti i realitetit nė tė cilin duhet tė jemi tė suksesshėm, na bind gjithmonė e mė shumė se paraja e merituar ėshtė njė xixėllonjė nė njė tunel skėterrė.
Bazuar nė eksperiencėn tuaj, cili mund tė jetė sekreti qė njė femėr tė jetė e suksesshme?
Nėse duam tė rrojmė nė njė shoqėri tė pėrparuar, tė lirė e tė barabartė, duhet tė heqim dorė nga ndarjet e tipit femėr- mashkull. As vetė nuk duhet ta mendojmė qenien dhe veten tonė si femėr - mashkull. Nėse duam tė jemi tė suksesshėm nuk duhet tė kemi kufizime dhe as pėrcaktime tė llojit gjinor, racor, etnik, shoqėror, kulturor. Nėse ndihemi tė gjerė sa universi brenda mendjes sonė, me siguri do tė bėhemi tė gjithė tė suksesshėm. Tani fola si idealiste, pasi sa mė shumė hyj nė realitet aq mė shumė mendoj mbi njė shoqėri ideale. Por, realiteti na shfaq femra tė nėnshtruara, tė dhunuara, tė parespektuara, dhe unė shpeshherė kam qenė dhe jam e tillė. Por kam mėsuar ta bėj hi urrejtjen dhe ndjenjėn e hakmarrjes brenda meje, nė zjarrin qė djegin nervat nga padrejtėsitė dhe me atė hi mbjell forcėn dhe kurajėn time pėr tė vazhduar tė jem vetvetja e tė bėj atė qė mė thotė mua mendja.
Ėshtė e lehtė apo e vėshtirė tė arrish suksesin nė ditėt e sotme?
Nė ditėt e sotme nuk ėshtė e vėshtirė tė jesh i suksesshėm pasi ke shumė, shumė mundėsi tė dish e tė japėsh e tė marrėsh njė pafundėsi informacioni. Ajo ēfarė nuk ėshtė e lehtė tė bėsh nė ditėt e sotme ėshtė tė mbėrrish nė konkluzione tė pėrbashkėta dhe nė pėrcaktime absolute. Tashmė shoqėria njerėzore, e ka humbur gjuhėn e pėrbashkėt.
Cili ėshtė roli i familjes suaj nė karrierėn dhe suksesin tuaj?
Familja ime ėshtė thelbi, arsyeja dhe pėrkrahja mė e madhe qė kam pasur dhe vazhdoj tė kem. Fati im ėshtė se pėrveē 2 prindėrve artistė unė jetoj me njė artist.
Cili ėshtė kompromisi mė i madh qė mund tė keni bėrė deri mė tani nė jetė?
Vetė jeta ėshtė njė kompromis i vazhdueshėm. Kompromiset janė tė pashmangshme. E rėndėsishme ėshtė qė nė tė gjitha kompromiset qė bėjmė tė gjykojmė mbi dėmet dhe pėrfitimet qė do tė shkaktonin kėto kompromise. Nėse ato prekin parimet mbi tė cilat unė ndėrtoj jetėn time, natyrisht nuk i bėj. Nėse ato janė pjesė e metodave tė mbijetesės, kompromiset janė tė pashmangshme. Besimin nuk e komprometoj.
Ēfarė tė bėn pėrshtypje nga Tirana dhe thoni shpesh: Si ka mundėsi qė kjo gjė nuk u rregullua kėtu?
Kabllot qė thurin tavanin e qyteteve tona, depozitat qė kurorėzojnė pallatet tona, pisllėku qė nuk iu nda kurrė rrugėve tona, mentaliteti qė ushqejnė nė popull mediat tona.
Sapo keni nxjerrė njė kėngė tė re, cili ėshtė mesazhi qė doni tė pėrcillni me anė tė saj?
Projekti muzikor titullohet Shakull, i cili ėshtė edhe titulli i albumit qė unė dhe partneri im Dakar kemi nxjerrė. Njė prej kėngėve ėshtė " E paparaparė". Me anė tė kėtij projekti muzikor ne duam tė shfaqim atė qė mendojmė, ndiejmė dhe dimė tė bėjmė. Natyrisht tekstet kanė kuptim dhe flasin vetė, mjafton ti dėgjoni. Nuk ėshtė nevoja tė shpjegoj ēka dashur tė thotė autori pasi kėto kėngė, e kanė mesazhin shumė tė qartė.
Zhaku, ju jeni aktive edhe pėr problemet shoqėrore. Ēfarė keni kuptuar nga reagimet qė keni marrė gjatė kėsaj kohė?
Ēfarėdo qė tė kem kuptuar mbi shoqėrinė shqiptare, nuk e kam kuptuar nga reagimet, por nga mos reagimet. Besoj se me kaq iu pėrgjigja pyetjes.
Sipas jush, cilat janė tri gjėrat urgjente qė duhet tė ndryshojnė nė kėtė vend?
O do them shumė gjėra, o do them vetėm njė. Se po thashė tre mund tė them edhe treqind, mė mirė po them vetėm njė. Nė Shqipėri duhet tė ndryshojė edukimi.
Ēfarė ju shqetėson nga qyteti ku jetoni sa herė qė zgjoheni nė mėngjes?
Mė shqetėson pisllėku dhe makinat qė bllokojnė tė parkuara njėra-tjetrėn, kalimtarėt.
Ēfarė nuk shkon nė natėn e Tiranės?
Nuk mė ka shqetėsuar ndonjėherė zhurma. Jam rritur mes zhurmave dhe kam mėsuar ta gjej qetėsinė kudo qė tė ndodhem.
Nėse do tė ishit njė mandat pėr kryetare bashkie tė kėtij qyteti, ēfarė do bėje?
Nuk do isha kryetare bashkie dhe asgjė tjetėr qė ka tė bėjė me poste drejtuese. Qėllimi im nė jetė ėshtė tė drejtoj projektet e mia.
Po nėse do tė ishit kryeministre?
Nuk do isha as kryeministre.
Zhaku, cila ėshtė marrėdhėnia juaj me dijen, librat, udhėtimet...?
Me dijen ėshtė e pashmangshme, me librat ėshtė e herėpashershme ndėrsa me udhėtimet ėshtė e rastėsishme.
Ēfarė projektesh keni pėr tė ardhmen, morėt pjesė te kėnga magjike dhe mė pas hoqėt dorė, na tregoni?
Nuk hoqa dorė, por nuk mund tė vazhdonim dot fazat e tjera pėr shkak tė angazhimit nė njė tjetėr produksion si Vip Shpija 3.
Politika e ka marrė mė qafė shoqėrinė
Si e shihni situatėn sociale-politike nė vendin tonė nė kėto momente qė flasim?
Tė flasėsh pėr situatėn sociale nė Shqipėri nuk duhet tė shihet si politike, por si detyrė dhe pėrgjegjėsi sociale. Politika e ka marrė mė qafė shoqėrinė me mos vėmendjen e saj ndaj nevojave tė shoqėrisė. Moskokėēarja dhe shfrytėzimi i popullit janė 2 armiqtė e Shqipėrisė dhe kėtė e ka bėrė politika e deritanishme njėqindvjeēare shqiptare. Mos e ngatėrroni ēėshtjen sociale me politikėn se prandaj kemi pėrfunduar nė pikėn qė unė si artiste e di mė tė saktė numrin e tė vrarėve dhe jetėn e minatorėve se sa politikanėt e djeshėm e tė sotėm.
Ēfarė do ndodh nė zgjedhjet e 2013, keni ju njė ide?
Nė zgjedhjet e 2013 le tė ndodhė ēfarė tė dojė. Unė pėr vete do bėj mė tė mirėn time qė njerėzit tė hapin sytė mirė gjatė dhe gjerė, dhe tė marrin vendimin e duhur e tė lirė me vetėdije tė plotė mbi atė ēfarė po bėjnė.
Gatimi
Shijoj dhe ha gjithēka
Ju jeni nga ato femra qė pėrveē kohės qė harxhoni nė punė, a jeni dhe njė amvisė e mirė?
Kohėn qė i pėrkushtoj punės nuk e quaj tė harxhuar. Kohėn pa punė e quaj shumė tė shpėrdoruar. Gatuaj shumė mirė, por jo shpesh. Pėrpiqem tė jem njė amvisė e mirė, por jo gjithmonė kam kohė. Puna krijuese ėshtė angazhim i paprogramueshėm.
Po me ushqyerjen, ēfarė marrėdhėnie keni. Cili ėshtė raporti juaj me mėngjesin, cili ėshtė mėngjesi juaj nė ushqim?
Unė kam fatin tė kem njė mama dhe njė partner qė kujdesen pėr mua, qė unė tė kem sa mė shumė ushqime tė shijshme dhe sasi tė mėdha. Nė pėrgjithėsi unė ushqehem mirė dhe shpesh. Nuk kam mbajtur asnjėherė dietė dhe falė fatit tim kam mundėsi tė shijoj pa frikė gjithēka. Thjeshtė nuk i pėrkushtohem shumė ndaj dhe kam nevojė qė tė tjerėt tė mė kujtojnė se duhet tė ha.
Kaloni shumė kohė nė kuzhinė? Ėshtė kuzhina njė ambient qetėsimi pėr ju?
Kuzhina ėshtė njė tjetėr vend krijimtarie pėr mua pasi unė gatuaj pa receta. Por falė mamit dhe traditės familjare nė gatim kam njė fare njohurie tė cilėn e pėrziej me njė farė krijimtarie. Nė pėrgjithėsi nuk gatuaj dy herė njėlloj dhe bėj gjėra kryesisht tė shijshme.
Cili ėshtė gatimi qė mendoni se e bėni mė mirė?
Ai gatim qė mė frymėzon mė shumė dhe qė ka shumė pėrbėrės ėshtė mė i shijshmi qė unė bėj.
Konsumoni mė shumė vakte nė shtėpi nė shtėpi apo restorante?
Varet nga punėt, por unė preferoj nė shtėpi.
Keni mbajtur ndonjėherė dietė pėr tė ruajtur linjat?
Asnjėherė nuk mė ėshtė dashur tė mbaj dietė apo ta vras mendjen pėr linjėn. Madje habitem pse njerėzit e kanė kaq shumė problem kėtė punėn e peshės. Nė fund tė fundit njeriu e gjen lumturinė vetėm kur ėshtė ashtu si mundet tė jetė.
Po me pijet, alkoolin?
Nuk para jam pijanece. Varet nga rastet.
Populli
Sa herė qė qytetarėt kanė njė problem tė madh social apo kėrkojnė tė drejtat e tyre, tė gjitha pėrpjekjet qė bėhen shkojnė nė vesh tė shurdhėt. Keni qindra raste. Tė verbrit, tetraplegjikėt, paraplegjikėt, minatorėt, tė rinjtė, tė vjetrit, qytetarėt, fshatarėt... Mė duket sikur ėshtė edhe e kotė tė flasėsh pėr kėto gjėra, pasi edhe kėto qė them e di qė do tė shkojnė nė vesh tė shurdhėt. Sepse ne kemi njė problem shumė tė madh social. Humbjen e shpresės dhe humbjen e besimit tek pushteti qė ka populli nė raste akute, ku pretendimi i tė drejtave ėshtė i domosdoshėm. Ne kėrkojmė tė na dėgjojė politika, por kėtu qėndron gabimi. Ne duhet tė na dėgjojnė qytetarėt, populli. Tė jetė populli qė e bėn veshin e politikės tė dėgjojė. Mirėpo, sa herė qė njė pjesė e popullit reagon, pjesa tjetėr, jo vetėm nuk e pėrkrah, por as vėmendje nuk i kushton, e nė kėtė mėnyrė, pjesa qė reagon mbetet njė minoritet qė shtypet lehtė nga pushteti.
Entela Resuli, Shekulli
Zhaku: Njerezit ti hapin syte mire ne 2013-ten
Me te Vizituarat
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani, e dashura e re e Shkėlzen Berishės
Vipat Shqiptar: Nora dhe Elvana, pa tė brendshme nė Videofest?
Banorėt e Big brother: Anaidi deklaron ndarjen: Ime me nuk e pelqen Joanen
Big Brother 6: Anaidi nė Fan Club: Jam single. Ndahet nga Joana
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani: Burri qė unė dua
James Belushi: 10 shqiptaret me te famshem ne bote
Banorėt e Big brother: Elones i thyhet zemra nga Rike; krijohet hendeku mes dy vajzave te perfolura te 'BB'
Banorėt e Big brother: Shpėrthen Shpendi pas daljes nga BB, i fut duart Jonildės
Banorėt e Big brother: Jonilda puthet me Viganin
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Rita Ora bashkepunim me Ne-Jo?
Vipat e Huaj: Rita Ora bėn publike lidhjen me DJ, Calvin Harris!
Vipat e Huaj: Kur Rita Orėn nuk e njihte askush





