"Catwoman" i ka thënë ‘po’ martesës pas zhgënjimit dashuror që pati nga Raffaello Follieri. Ajo është martuar dje në Kaliforni me aktorin Adam Shulman. Anne Hathaway e ka njohur Adam në 2008, pikërisht në fund të lidhjes me sipërmarrësin italian, i arrestuar për mashtrim dhe i dënuar me 4 vjet burg, duke filluar që nga viti 2004.
E bërë e famshme me filmin ‘Djalli vishet me Prada’, Hathaway, 29 vjeç, këtë vit ka interpretuar tek "Kavalieri i errët - Kthimi", në të cilin ka luajtur rolin e Catwoman dhe tek 'Të mjerët', që pritet të dalë në kinema në 2013-n. Vitin e kaluar, ajo ka prezantuar me sukses natën e ndarjes së çmimeve Oskar në çift me James Franco.