nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Krenar Ahmeti: 'Une, kryepolici qe do prezantoj spektaklin e Mis Botes'

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Ahmeti: Pse e pranova ftesėn. Unė jam si Napoleoni, pėlqej gjithė femrat e botės.

Jemi mėsuar ta shohim nė aksione policie, por kėsaj here ndryshon krejtėsisht profil pėr t’u shfaqur si showman. Kryepolici i njohur, Krenar Ahmeti, pėr herė tė parė do tė zbulojė anėn tjetėr tė medaljes, atė tė xhentėlmenit qė do tė presė femrat mė tė bukura tė botės nė spektaklin “Miss Globe 2012”, qė kėtė vit organizohet nė Vlorė mė 10 nėntor. Krenari, aktualisht shefi i Njėsisė sė Kontrollit tė Autostradave, zbulon tė papriturat e show-t me miss-e nga bota, nė kėtė shfaqje tė tij tė parė televizive si moderator spektakli. Larg intervistave policore, ai kėsaj here flet pėr gazetėn “Panorama” pėr mise, gjuhėt e huaja, dhe ēfarė fshihet pas imazhit tė mashkullit impulsiv nė momente pune.

Njė lajm surprizė ky qė Krenar Ahmeti do tė prezantojė njė spektakėl bukurie. Si e prite ofertėn e Petri Bozos pėr tė moderuar “Miss Globe 2012”?

Producenti dhe regjisori Petri Bozo mė propozoi tė jem prezantuesi i kėtij edicioni tė “Miss Globe”, dhe nė fakt e vlerėsova si pėrgjegjėsi. Figurativisht do e konsideroja njė ofertė qė erdhi si rrufe nė qiell nė hapur pėr mua, dhe kjo ėshtė ndjesia qė po pėrjetoj. Dua tė shtoj qė duke u nisur dhe nga profili i punės sime, diametralisht i kundėrt me botėn e televizionit, ėshtė pėrgjegjėsi e madhe pėr mua, por edhe e veēantė.

Nė kėtė spektakėl do tė shfaqesh i vetėm, apo me partnere?

Me sa di, do kem nė krah njė partnere, pėr emrin e sė cilės ende nuk ėshtė vendosur.

Kur do tė fillojnė provat me vajzat, dhe sa i angazhuar do tė jesh nė ditėt e pėrgatitjes?

Provat fillojnė pas mbėrritjes sė vajzave nė Shqipėri mė 26 tetor, dhe pėrgatitjet mė vonė, pėr natėn e spektaklit mė 10 nėntor. Natyrisht qė do bėj maksimumin.

Siē u shprehe vetė, duke u nisur dhe nga profili i punės, tingėllon pak i ēuditshėm pranimi i njė oferte tė tillė. Ke provuar ndonjėherė mė parė tė eksperimentosh nė botėn e televizionit?

Unė nė fakt vij nga njė familje artistėsh, ku do pėrmendja kėtu Mimoza Ahmetin e Sadri Ahmetin, nip i tė cilit jam. Natyrisht qė mund tė pėrshtatem lehtė nė njė aktivitet artistik, pasi jam rritur mes librave tė shumtė, dhe po ashtu gjithė jetėn mė ka shoqėruar kurioziteti pėr tė mėsuar gjithēka rreth artit dhe kulturės. Kėshtu ndėrsa vij nga njė familje ku flitet pėr shkencėn dhe kulturėn, do mundohem ta justifikoj kėtė pėrgjegjėsi tė madhe qė mė ėshtė ofruar, pėr tė zbuluar kėtė anė tjetėr tė personalitetit tim.

Duke tė parė nga kėndvėshtrimi i punės gjithė aksion nė polici, sa serioz e shikon kėtė pozicion nė sytė e publikut?

Sigurisht qė e shoh serioz… Pse ka mė seriozitet se tė paraqitėsh bukurinė e botės nėpėrmjet femrave, si mendoni ju?!

Po ēfarė pėrgjigje do tė mund t’u jepje skeptikėve pėr kėtė vendim tėndin jashtė profesionit?

Nė figurėn e pozicionit tė punė sime, do mundohem tė jap maksimumin qė edhe skeptikėt tė kuptojnė se nuk ka hendek mes policisė, komunitetit tė artit dhe jetės sė pėrditshme. Me pak fjalė, ky ėshtė mesazhi qė unė preferoj tė pėrēoj nėpėrmjet kėsaj sipėrmarrjeje televizive, pėr t’u shfaqur pėr herė tė parė nė ekran si moderator i njė spektakli ndėrkombėtar bukurie.

Si do tė shfaqesh nė komunikim me miss-et e kulturave tė ndryshme nė skenė? Do tė jesh i prerė apo s’do i kursesh komplimentet pėr to?  

Natyrisht qė unė nuk kam ndėr mend tė ndryshoj. Pra do tė jem vetvetja, nė kuptimin qė do tė shfaq anėn time mė tė mirė me vėrtetėsi. Por pėr tė mos bėrė njė pėrshkrim paraprak pėr sjelljen time nė skenė, unė preferoj ta lė dhe pak surprizė, qė ta zbulojmė para publikut. Dhe ia lėmė atij gjykimin pėr suksesin tim nė kėtė skenė, ku nė fund tė fundit sfilojnė vajza tė bukura.

Dimė qė je zotėrues i disa gjuhėve tė huaja, ėshtė kjo njė nga arsyet qė Petri tė zgjodhi ty?

Po ėshtė njė nga faktorėt qė ai mė zgjodhi mua, po kryesorja ėshtė gjuha shqipe dhe dėshira pėr tė sjellė njė profil prezantuesi ndryshe dhe qė nuk parashikohej nga askush.

Vajzat konkurruese vijnė nga shumė vende tė botės. Do mundesh dot t’u flasėsh atyre nė gjuhėn e vendit nga vijnė?

Do pėrpiqem dhe shpresoj tė jem mirė i kuptueshėm (qesh).

Do tė shkėmbesh batuta me to, do tė mundesh tė dalėsh nga skenari?

Sigurisht qė kėtu qėndron e bukura, por le tė lėmė diēka pėr ta zbuluar natėn e spektaklit.

Ndėrkohė jemi mėsuar tė shohim me uniformėn blu tė Policisė. Cili do tė jetė stili i veshjes me tė cilin do tė shfaqesh nė skenė, shik apo i ndėrthurur me sport?

Do tė jetė shik, pra kostume klas.

Dhe meqė jemi te mė tė bukurat e botės qė do tė garojnė nė Vlorė pėr kurorėn e “Miss Globe”, personalisht femrat e cilit vend tė pėlqejnė pėr bukurinė e tyre?

(Qesh). Femrat e cilit vend?! Nė fakt, unė jam si Napoleoni, pėlqej gjithė femrat e botės…

Dhe nė fund njė pyetje pėr paratė, sa e ka ēmimin kjo ofertė, pra sa do paguhesh?

Sa njė buzėqeshje e sinqertė (qesh). Tė them tė drejtėn, nuk mė pėlqejnė fare kėto pyetje pėr paratė, ndaj  pėrgjigjja nėnkuptohet. Pra, unė nuk e pranova ofertėn pėr para, por mė shumė pėr tė dhėnė njė mesazh ndryshe nė publik.

“Miss Globe”, pėr herė tė parė misset do tė “pushtojnė” Vlorėn  

 “Miss Globe 2012” kėtė vit numėron edicionin e shtatė tė tij nė Shqipėri nė sajė tė “Deliart Association”. Sipas organizatorit shqiptar tė kėtij eventi, produdentit Petri Bozo, deri tani kanė dhėnė konfirmimin e pjesėmarrjeses 34 vajza nga vende tė ndryshme, numėr qė pritet tė shkojė nė 58, mė i madh se ēdo vit tjetėr. Kjo pjesėmarrje e lartė varet edhe nga marrėveshja qė pritet tė lidhė Ministria e Kulturės me Ministrinė e Jashtme dhe Policinė kufitare pėr tė mundėsuar marrjen e vizave nė kufi pėr vajzat qė vijnė nga vende ku Shqipėria nuk ka pėrfaqėsi diplomatike. Vlora do tė jetė destinacioni final i “Miss Globe 2012”, ku mbrėmjen e 10 nėntorit nė Pallatin e Sportit tė kėtij qyteti do tė mbahet spektakli i madh, nė tė cilin Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nga Kleoniki Delijorgji, fituese e edicioni tė kėtij viti tė “Miss Shqipėria”. Nė tė njėjtėn kohė, bukuroshe tė tjera tė kėtij spektakli kanė nisur udhėtimet pėrfaqėsuese nė konkurse ndėrkombėtare nėpėr botė. Elidiona Rusi pėrfaqėsoi Shqipėrinė kėto ditė nė “Miss Supranational” nė Poloni, ndėrsa Arselajda Buraku Kosovėn. Meqė nga Kosova ėshtė e vėshtirė marrja e vizave dhe nė mėnyrė qė flamuri kosovar tė mos mungojė nė kėtė event, ėshtė pėrzgjedhur 23- vjeēarja nga Mirdita. Dy tė tjera, Izmena Lici dhe Senada Lluka, do tė na pėrfaqėsojnė nė “Miss Motors” qė organizohet nė Itali.

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Big Brother 6: Elena e “BB6” angazhohet ne aktivitetet e PD-se
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k