Jeta e natės nė kryeqytet hap siparin nė Vila Mercedes nė ish- Living Room Terrace, ku gazetari dhe moderatori i njohur, Enkel Demi, ka shfaqur anėn e tij tė panjohur mė parė, ndėrsa ka luajtur muzikė pėr tė pranishmit duke provuar pėr herė tė parė DJ-in. Nė njė ambient special qė Vila Mercedes e kishte kuruar posaēėrisht pėr kėtė mbrėmje, Demi ka luajtur njė program muzikor tė zgjedhur. Enkel Demi ėshtė i pari personazh i njohur i ekranit qė provon tė bėjė DJ nė Vila Mercedes, ndėrkohė qė do tė pasohet ēdo javė nga personazhe tė tjerė tė njohur. Me nje eksperiencė nė radion Club Fm, Keli e ka ndier veten krejtėsisht tė familjarizuar nė pultin e DJ-it. Kjo pėrvojė e tij argėtuese pėrkon me fillimin e sezonit tė ri televiziv, ku ai kėtė herė lė Klanin, pėr tu shfaqur nė TVSH me programin Shih. Paralelisht me Abc News, ai shfaqet pasditeve nė Club Fm me programin Makinė me dy timonė, sė bashku me Eduart Ogėn, ndėrkohė qė me projektet e tij ai ka treguar se mund tė provojė gjithēka nė ekran pa problem.





