nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Flori Mumajesi: Zhgėnjimet, jeta dhe planet e mia

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Emisioni “Poke” solli kėtė tė shtunė njė prej artistėve mė nė zė tė muzikės shqiptare, Flori Mumajesin. Nė intervistėn virtuale tė zhvilluar nga drejtuesja Albana Osmani, Flori iu pėrgjigj disa pyetjeve lidhur me aktivitetin e tij artistik, zhgėnjimin qė ka pėsuar nga sjellja e disa artistėve, jeta private dhe planet pėr tė ardhmen.

Flori: Pėrshėndetje Albana!

Albana: Pėrshėndetje nga “Poke” nė Top Channel. Ėshtė kėnaqėsi tė shohim portretin tėnd. E di qė je shkėputur nga puna jote e madhe. Punon natėn, punon ditėn. Florin nėse e telefononi, ai del jashtė shėrbimit, por gjithėsesi kemi shumė gjėra pėr tė diskutuar sot nė kėtė program televiziv. Sė pari dua tė di si kanė kaluar ditėt e verės pėr ty?

Flori: Ditėt e verės nuk kanė kaluar shumė me pushime. Kemi pasur shumė aktivitete fatmirėsisht. Punė, kam bėrė disa materiale muzikore edhe pėr veten edhe pėr tė tjerė. Ka qenė njė verė jo aq intensive, nė kuptimin e koncerteve, jo vetėm pėr mua por pėr tė gjithė. Por sidoqoftė, angazhimet s’kanė munguar.

Albana: Flori, pak vite mė parė, kryesisht dalloheshe si producent i kėngėve qė me radhė shndėrrohen nė hite dhe kėtė e konfirmojnė tė gjithė shqiptarėt, duke qenė se i dėgjojnė kėto kėngė tė transmetohen nė radio, qoftė nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė dhe kudo ku jetojnė. Dhe kjo ėshtė pėr t’u komplimentuar. Nuk ėshtė hera e parė qė i dėgjon kėto fjalė, por sa herė kemi shansin e mirė pėr t’i thėnė tė tilla fjale pozivitive nė i themi publikisht edhe pėrballė teje. Do doja shumė tė dija impresionet e tua ndėrsa ke  qenė pjesė e kėtyre tureve e koncerteve sė bashku me Elvanėn, njė dyshe e pandarė, por edhe si solist. Tani dua tė di impresionet e tua pėrballė fansave qė tashmė sa vijnė e shtohen nė numėr.

Flori: Impresioni me publikun ėshtė i madh, ata i merr malli edhe njė javė kur janė larg vendit tė tyre. Kur i shkon pastaj aty afėr, ata lumturohen, gėzohen, kėshtu qė impresioni ėshtė shumė i mirė.

Albana: Duke i patur parasysh tė gjithė bashkėmoshatarėt e tu, ndoshta tė shijuarit e jetės ėshtė nė njė dimension tjetėr, ndėrsa ti totalisht je i mbėrthyer nė studion tėnde “Threedots”. Sigurisht, suksesi ėshtė i madh, megjithatė, kur fillon bėn atė llogaritjen e zakonshme pėr fundet e viteve, ne ta drejtojmė kėtė pyetje nė fund tė gushtit, a ja vlen?

Flori: Ka qenė njė periudhė e jetės sime qė ia dhash tė drejtėn vetes ta shijoja jetėn pėr moshėn qė kisha, madje dhe mė shumė se ē’duhet. Kėshtu qė atė periudhėn e ēmendur tė shijes, aventurave, ēmendurisė, nė fund tė fundit tė provave, sepse njeriu duhet tė provojė gjithēka nė jetė, mendoj se e kam kaluar. Pas asaj periudhe fillova tė mendoj ndryshe, t’i shikoj gjėrat ndryshe, tė impenjohem pak mė seriozisht dhe tė rezervohem pak mė shumė. Kėshtu qė, edhe pse pjesa e jetės mė mungon, ajo qė mė mungon dhe mė vjen keq ėshtė se shumė miq tė vjeter apo tė rinj nuk kam kohė t’i takoj, tė dal me ta, tė gėzoj me ta. Kur mė vijnė miq nga jashtė nuk i nxjerr dot nė njė klub pasi nuk dal vetė, nuk di cili ėshtė vendi mė i mirė, etj. Kėshtu qė e vetmja pjesė qė mė mungon ėshtė kjo. Pjesa tjetėr, ajo e shijes dhe e ēmendurisė, mendoj se e kam ezauruar. Jam i kėnaqur. Nuk kam asnjė lloj boshti.

Albana: Pėr t’iu bashkangjitur pyetjes “a ja vlen”, a ja vlen dhe financiarisht Flori? A je i kėnaqur?

Flori: Jam i kėnaqur dhe po tė mos ishin kėto vlera qė janė. Unė kur e kam nisur kėtė gjė e kam nisur sepse e dua mbi tė gjitha, sepse e ndjej, sepse e bėj me dashuri. Nė raport me punėn, sigurisht ‘feedback-u’ nuk ėshtė ai qė duhej tė ishte, pasi ju vetė e thatė, punon ditėn, punon natėn. U bėnė gati 10 vjet qė bėj tė njėjtėn rutinė. Besoj se pėr kushtet nė Shqipėri, ‘feedback-u’ ėshtė i arsyeshėm, ok.

Albana: Flori, ka shumė artistė tė rinj qė do tė donin tė realizonin njė kėngė me ty. Cila ėshtė rruga pėr tė tė takuar ty Flori, sepse gjithmonė e hasin tė vėshtirė?

Flori: Rruga pėr tė mė takuar mua vėrtet mund tė jetė e vėshtirė, pėr vetė faktin se unė edhe atė kohė takimi qė njerėzit shumė herė mė shkruajnė apo mė kėrkojnė kafe pune, nuk e bėj. Nuk e bėj pėr tė vetmen arsye, pasi pėr momentin jam i zėnė dhe kam njė projekt tė gjatė. Pėr momentin unė i kam mbyllur gjėrat pėr njė vit, domthėnė deri nė gushtin e vitit tjetėr unė jam i angazhuar me projekte. I kam paracaktuar.

Albana: Deri nė gushtin e ardhshėm nuk bėjmė dot kėngė me ty?

Flori: Jo, i kam tė paracaktuara. Por, me “Threedots” nuk punon vetėm Flori, punojnė edhe producentė tė tjerė. Kėtu vijnė kėngėtarė tė ndryshėm dhe punojnė me producentėt e tjerė. Ėshtė Kledi, Ervini, ėshtė edhe Andi gjithashtu. Kėshtu qė nuk ėshtė e thėnė se nė “Threedots” ėshtė vetėm Flori dhe punon vetėm Flori.

Albana: Flori, nė mediat e shkruara sė fundmi ėshtė publikuar njė intervistė e jotja, e cila ka kaluar jo pa publik. Nė mėnyrė tė veēantė, ti ke pėrdorur edhe emra specifikė duke iu referuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, duke shfaqur opinionet e tua, pakėnaqėsite e tua dhe duke shfaqur mesazhin tėnd pėr emrat qė ke lakuar aty. Nė kėtė lidhje nė Skype kam edhe kryeredaktorin e suplementit “Bluetooth”, Eraldo Rexho, i cili ėshtė nė linjė paralele me ne. Pėrshėndetje Eraldo.

Eraldo: Pėrshėndetje Albana, pėrshendetje Flori. A ke armiq Flori?

Flori: Janė armiq tė cilėt mund tė lobojnė apo tė flasin keq pėr punėn, pėr Florin, pėr muzikėn qė bėn Flori, ndoshta herė pas here edhe pėr jetėn personale. Futen dhe aq thellė dhe pėrballė meje nuk e reflektojnė fare kėtė gjė. Sigurisht ėshtė njė armik, por ėshtė njė armik frikacak, ėshtė njė armik pa personalitet.

Eraldo: A janė kėto fjalėt qė kėta ish-bashkėpunėtorė tė tu apo ish-kolegė tė flasin nėpėr tavolina poshtė e lartė pėr ty?

Flori: Po, po, tė njėjtėt qė kam bashkėbiseduar, tė njėjtėt mi kanė thėnė. Pasi janė bėrė 2-3 raste dhe nuk janė njerėz dosido, janė njerėz tė rėndėsishėm, atėherė sigurisht qė e konsiderova tė tillė dhe e besova nė njė farė mėnyre, sigurisht jo 100 pėr qind tė bisedės, por disa gjėra qė qarkullojnė lartė e poshtė po.

Albana: Nė shoėbiznesin ndėrkombėtar kėto thashetheme konsiderohen pjesė e punės, madje ndonjėherė publiciteti i keq pėrkthehet nė njė publicitet tė mirė. Ti ke pėrdorur emra konkretė? Do tė na e thuash dhe sot dhe pse koklaviten gjėrat, pse nuk ka mirėkuptim?

Flori: Ishte hera e parė dhe e fundit qė unė jap intervista me emra dhe mbiemra tė personave tė caktuar. Sinqerisht, mė duket sikur e bėj gojėn pis, bėj karakterin pis kur u pėrmend emrin atyre njerėzve.

Eraldo: Cili nga ata njerėzit qė dikur i ke pasur bashkėpunėtorė tė ka lėnduar mė shumė, apo tė dhemb mė shumė qė ka folur kėto gjėra pėr ty?

Flori: Nuk mė dhemb asgjė. Thjesht i kam pėshtirė. Nuk mė lėndon asgjė. Unė ia kam lėnė kohės. Ēdo njeri e ka njė cikėl. Edhe unė e kam njė cikėl. Ēdo produkt e ka njė afat skadence. Edhe unė njė ditė nuk do tė jem mė. Uroj tė mos bėj tė njėjtin gabim qė bėjnė ata me mua.

Albana: A kanė cėnuar ata sadopak karrierėn tėnde nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė? Apo thjesht kanė qenė fjalė tavolinash tė cilat nuk tė kanė ardhur ėmbėl edhe mirė nė vesh?

Flori: Bravo, ėshtė kjo. Thjesht mė ka ardhur shumė keq. E kam konsideruar njė gjė tė pėshtirė, tė panevojshme pėr ta bėrė. Nėqoftėse janė njerėzit e mėdhenj, ata duhet tė tregohen sa mė tė thjeshtė. Njerėzit e vegjėl, inferiorė fillojnė e i caktojnė vetes njė pozitė tė caktuar, ndoshta edhe ėshtė, por edhe nuk ėshtė. Kėshtu qė sot ėshtė e vėshtirė tė kesh miq nė rrethet artistike. Unė jam pak i distancuar nė kėtė pikė. Nuk dua qė tė gjithė t’i bėj miq, tė gjithė t’i kem motra dhe vėllezėr. Unė respektoj punėn e ēdokujt qė punon dhe nuk dua qė askush tė hedhi dhe e vrer mbi punėn time. Kjo ėshtė gjėja qė dua tė them, jo se jam i lėnduar apo se ata ndikojnė. Ndėrsa nė publik, e gjithė shtytja e madhe qė ata bėjnė ndikon vetėm pozitivisht.

Eraldo: The qė nuk ke shumė miqėsi me artistėt. Cilėt prej tyre konsideron motra dhe vėllezėr?

Flori: Nuk kam nisur sot tė punoj, kam nisur para shumė kohėve dhe s’harroj kurrė njė festival tė madh. Konkurronim atėherė me grupin The Dreams dhe Manjola Nallbanin. Ishim naivė dhe shikonim kėngėtarėt ‘big’, i pėrqafonim, i puthnim, i kishim parė nė programet televizive dhe me veshėt tanė kemi dėgjuar se ēfarė thoshin pėr ne ata kėngėtarė, qė janė akoma sot nė treg pėr fat tė mirė, apo pėr fat tė keq. Talleshin me kalamanllėkun tonė. Ishim naivė, sigurisht. Kishim njė bashkėpunim. Ata e pėrēmonin me fjalė tė ndyra, me fjalė tė pista. Por ne i donim se i kishim afėr, i kishim idhuj.

Eraldo: Kam njė pyetje tjetėr pėr ty, e cila nuk lidhet me lobingjet e artistėve, por me jetėn tėnde private. Ke hedhur sė fundmi me publikimin e kėngės edhe njė status, me ē’kuptova ia dedikon njė personi konkret. “Te dua”, thua ti nė status, bashkė me linkun e kėngės “Me zemėr”.

Flori: Nė shumė statuse tė Facebook-ut, kur unė kam lanēuar materialet e mia kam shkėputur vargje nga kėnga, kėshtu qė pjesa “tė dua” ėshtė pjesė e vargut tė kėngės. Nuk ėshtė se abuzova, por vėrtet e ndjeva. Kam marrė shumė komplimente pėr atė kėngė dhe mė erdhi t’i thoja gjithė publikut “tė dua”, mė erdhi t’i thoja gjithėkujt qė mė ka ēuar njė urim apo njė mesazh nė inbox.

Albana: Nė jetėn tėnde tė kanė pyetur shumė, madje spekulohet se je i lidhur me Elvanėn. Kėtė pyetje nuk kam guxuar asnjėherė tė ta bėj nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por sot do guxoj. Cila ėshtė e vėrteta mbi atė vajzėn qė ti do dhe zemra jote ia dedikon fjalėn “tė dua”?

Flori: Akoma nuk ėshtė njė vajzė qė e dua dhe unė i dedikoj fjalėn “te dua”. Spekulimet mbi Elvanėn kanė njė arsye dhe arsyeja ėshtė publike. Unė kam qenė shumė i afėrt prej vitesh me tė dhe akoma jam shumė i afėrt fatmirėsisht, jo vetėm si bashkėpunėtor, por edhe si mik, edhe si dy njerėz qė e duam shumė njėri-tjetrin, e respektojmė, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumė mirė. Spekulimet mbi Elvanėn ėshtė njė arsye shumė e mirė, se kur shikon dy njerėz bashkė, madje ne kemi filluar edhe t’i kursejmė vetes ndonjė pėrqafim qė miqėsisht e jepnim gjithmonė. Tani e kursejmė pėr faktin se dikush mund tė fotografojė, tė shohė… Sa i pėrket dashurisė, mund tė them se akoma jam i padashuruar.

Albana: A do tė ishte ēudi nėse njė ditė Elvana dhe Flori do tė ishin nė altar sė bashku?

Flori: Edhe po tė bie nė dashuri nuk e mendoj altarin. E bėre shumė tė fortė pyetjen.

Eraldo: Nė 23 gusht ke festuar 30-vjetorin. Sa afėr apo e larg e shikon sot martesėn?

Flori: Nuk jam 30 vjeē, s’ndihem 30 vjeē. E shoh shuuuuuumė larg.

Albana: 28 Nėntori ku do tė tė gjejė?

Flori: Do preferoja shume tė jem nė shesh, por po erdhi Shakira nuk do tė dal. Di qė Andi ka lėnė njė datė pėr nė shesh, por nuk jam i sigurt.

TOP CHANNEL

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Big Brother 6: Elena e “BB6” angazhohet ne aktivitetet e PD-se
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k