nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Rikthehet Bleona nė Shqipėri dhe hap thesin e gėnjeshtrave

  • Artikujt me te fundit:

  • U betohem qė Ganiu bėn ligjin, ma bėn tetė me dy
  • Kėndon nė lagje, performon me rrobabanjo
  • Indiferente pėr veprimet e Ganiut
  • Unė aktorja Hollywoodit!
  • Vidhet nga Grekja!!!
 

Nė faqen e saj zyrtare, kėngėtarja gėnjen duke filluar me ditėn e lindjes e deri tek albumet e shitura e te koncertet qė nuk ekzistojnė.

Sapo mėsuam pėr turneun e kėngėtares Bleona Qereti nė Shqipėri, pas njė mungese tė gjatė nė skenat shqiptare, gjėja e parė qė na shkoi ndėr mend ishte tė konsultoheshim pėr detaje nė faqen e saj personale nė facebook, qė ndiqet nga rreth 13000 fansa. Aty Bleona bėn me dije qė mė 26 gusht fillon turin e saj tė koncerteve nė Shqipėri ku pėr herė tė parė do kėndojė kėngėt e albumit tė ri nė anglisht, tė realizuara nė bashkėpunim me Timberland.

Njėri nga fansat e faqes i thotė Bleonės qė mezi po e pret dhe shpreson tė vijė edhe nė Elbasan dhe mė pas i kujton asaj qė kanė qenė nė klasa paralele nė tetėvjeēare nė Elbasan. Kurioziteti na bėri tė shohim disa tė dhėna tė bashkėmoshatarit tė Bleonės dhe ai rezulton i datėlindjes 1979. Nėse shohim nė faqen personale tė Bleonės, bleonaqereti.com, ditėlindja qė ka shėnuar kėngėtarja ėshtė 14 maj 1985. Ndėrkohė kjo datėlindje rezulton edhe nė faqen e kėngėtares nė Wikipedia.

Dhe po nė kėtė faqe thuhet se kėngėtarja ka debutuar nė festivalin e RTSH nė vitin 1996 me kėngėn “Lermėni”. Megjithėse shumė kėngė tė festivaleve tė kaluara tashmė janė harruar, kėnga “Lermėni” nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi kėngėtarja ishte e re dhe shumė simpatike dhe kėnga kishte disa vargje interesante, pasi fliste pėr njė adoleshente qė kėrkonte tė bėnte jetėn e saj dhe kėrkonte ta linin tė qetė. Mirėpo kėtu ka njė problem, nėse Bleona ėshtė e ditėlindjes 1985, sa vjeē ka qenė ajo nė festivalin e vitit 1996? 

Llogaritė na dalin qė ajo ka debutuar nė moshėn 11 vjeē, moshė qė zakonisht kėndohet nė njė festival fėmijėsh dhe jo tė rriturish. Ne dimė qė Amerika quhet ndryshe edhe “Toka e premtuar”, por nuk kishim dėgjuar se ajo ishte edhe toka e magjive, ku sapo shkel aty, tė zbriten menjėherė 6 vite. Edhe pse femrat nė pėrgjithėsi kompleksohen nga mosha, nė rastin e njė personazhi publik, gėnjeshtra me moshėn dhe ēdo lloj mossinqeriteti tjetėr kundrejt publikut qė e ndjek, quhet thjesht mashtrim.

Kėngėtarja e cila siē shkruan nė faqen e saj nė facebook, mezi po pret tė takojė zemrat e saj nė Shqipėri, ka thėnė dhe ca gėnjeshtra tė tjera pėr zemrat e saj…Si p.sh.: “Bleona ėshtė e para artiste e Europės Juglindore qė ka shitur mbi 800 mijė albume, njė rekord qė nuk ėshtė thyer ende nga askush”. Sipas njohurive tona gjeografike, krahas shumė vendeve tė tjera, nė Europėn Juglindore pėrfshihet edhe Greqia dhe Turqia, vende qe kanė nxjerrė kėngėtarė brilantė me njė karrierė tė padiskutueshme nė mbarė botėn. Sikur tė marrim vetėm rastin e Anna Visit nė Greqi, e cila ka bėrė ture koncertesh nga Amerika e Kanadaja e deri nė Australi dhe ka mbi 9 milionė albume tė shitura, llogaritė sikur nuk na falin, njėsoj si pėr moshėn e Bleonės, apo jo?

Vazhdojmė, nė biografinė e faqes zyrtare thuhet se klipi “Mandarinė” ka qėndruar nė top-listėn e videove mė tė mirė nė televizionet muzikore europiane!!!! Nėse BBF ėshtė televizion europian, edhe mund t’i japim tė drejtė, por as aty nuk na rezulton se klipi ka qėndruar nė top-listė pėr katėr vite. Sa pėr televizione tė tjera europiane, ne bėmė shumė kėrkime, por nuk gjetėm gjė…E meqė jemi tek “sukseset” europiane tė Bleonės, kėngėtarja nė biografinė e saj zyrtare thotė se suksesi i saj ėshtė ndėrkombėtar, me njė audiencė impresionuese, si p.sh. nė Gjermani, Itali, Zvicėr, Londėr, New York etj.

Duke investiguar pėr tė kaluarėn e saj artistike, ne zbuluam se suksese ndėrkombėtare Bleona quan tė gjitha koncertet qė ajo ka mbajtuar pėr shqiptarėt me banim jashtė kufijve tanė. Pra, sipas kėsaj, i bie qė ēdo kėngėtar shqiptar ėshtė tashmė njė star internacional, pasi edhe njė kėngėtar i rėndomtė e ka dhėnė tė paktėn njė koncert nė klubet e Zvicrės qė frekuentohet nga shqiptarė tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Njė tjetėr informacion i “vyer” nė faqen e saj ėshtė se kohėt e fundit kėngėtarja ka bėrė njė koncert madhėshtor nė Stamboll i ndjekur nga rreth 25 mijė veta, ku ka performuar nė anglisht… Duke dashur me gjithė shpirt ta besojmė, do tė kishim dėshirė tė mėsonim mė shumė rreth kėtij koncerti madhėshtor, nė ēfarė date ėshtė bėrė dhe pse nė faqet e saj zyrtare nuk ka as edhe njė foto apo video nga ky event…

Meqė kėngėtarja radhit disa “Albania’s Grammy Awards” nė biografinė e saj zyrtare, ne na duhet t’i kujtojmė se nė karrierėn e saj muzikore nė Shqipėri nuk ka fituar asnjėherė njė ēmim tė parė nė njė kompeticion tė muzikės sė lehtė, por ka qenė njė kėngėtare e muzikės komerciale e pėlqyer nga njė target i caktuar njerėzish. Natyrisht nuk i mohojmė njė nga 20 ēmimet qė shpėrndan Arditi te “Kėnga Magjike”.

Nėse Bleona sot u rikthehet “zemrave” tė saj, siē e quan ajo publikun shqiptar, me albumin e saj tė ri, do ishte mirė qė ajo tė kishte mė shumė respekt pėr ta, duke u treguar modeste, e sinqertė dhe realiste pėr ēfarė ka arritur nė kėtė treg muzikor, pasi tė mohosh tė kaluarėn e mbi tė gjitha tė kėrkosh ta shtrembėrosh atė, ėshtė njė fyerje shumė e madhe pėr tė gjithė “zemrat” e Bleonės.

Me shume per Bleona Qereti  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Top Modele: Zhvishet Anxhela Martini, pozon nudo ne 27-vjetorin e lindjes
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani, e dashura e re e Shkėlzen Berishės
Vipat Shqiptar: Nora dhe Elvana, pa tė brendshme nė Videofest?
Banorėt e Big brother: Anaidi deklaron ndarjen: Ime me nuk e pelqen Joanen
Big Brother 6: Anaidi nė Fan Club: Jam single. Ndahet nga Joana
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani: Burri qė unė dua
James Belushi: 10 shqiptaret me te famshem ne bote
Banorėt e Big brother: Elones i thyhet zemra nga Rike; krijohet hendeku mes dy vajzave te perfolura te 'BB'
Banorėt e Big brother: Shpėrthen Shpendi pas daljes nga “BB”, i fut duart Jonildės
Banorėt e Big brother: Jonilda puthet me Viganin
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Angelina Jolie: Rrefimi i Angelina Jolie: Kam hequr te dy gjinjte per shkak te kancerit
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
Vipat e Huaj: Rita Ora bashkepunim me Ne-Jo?
Vipat e Huaj: Rita Ora bėn publike lidhjen me DJ, Calvin Harris!
Vipat e Huaj: Kur Rita Orėn nuk e njihte askush
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k