nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Mel Gibson, personifikimi i filmave epikė, problemet me alkoolin dhe femrat

  • Artikujt me te fundit:

  • Evangelina: Jam si me ka krijuar zoti
  • Anastacia, nudo nė videon e re
  • Hilton vazhdon fushatėn e rreme pėr Shtėpinė e Bardhė
  • Barton, kritikon Victoria Beckham
  • Guy Ritchie: Njė martesė pėr film
 

Mbetet gjithnjė nė krye tė listės, si njė ndėr personazhet mė tėrheqės dhe mė tė pushtetshėm tė skenės sė madhe. Tė gjithė e kanė parė dhe e adhurojnė si aktor pa e ditur se prapa skenave dhe tė gjitha trukeve qėndron pėrsėri ai, nė drejtimin e filmave qė thyen ekranin botėror. Mel Gibson, tashmė ka krijuar njė terren tė vetin dhe e di ku ka fitimet dhe suksesin mė tė madh. Janė pikėrisht realizimet madhėshtore historiko-epike qė tejkalojnė masėn dhe arrijnė deri nė censurė, duke i dhėnė mė shumė bujė. Menjėherė pas bumit dhe lėvizjes kristiane qė shkaktoi “Pasioni i Krishtit”, Mel Gibson realizoi njė tjetėr film epik tjetėr po nė gjuhėn arkaike.

Njė karrierė e nisur rastėsisht

Mel Gibson nisi tė aktronte, vetėm sepse e motra dorėzoi njė aplikim pa dijeninė e tij. Njė natė para audicionit, ai u pėrfshi nė njė zėnkė dhe fytyra e tij u rrah keqas, njė aksident falė tė cilit ai arriti tė fitonte rolin. Pasi u diplomua nė Institutin Kombėtar tė Arteve Dramatike mė 1977, karriera e aktrimit tė Mel Gibson nisi nė Australi me serinė televizive “The Sullivans”. Por shfaqjen e parė nė njė film tė vėrtetė artistik e promovoi me Mad Max, qė mė vonė u bė njė hit kulti. Imazhi i tij ndėrkombėtar pati njė ngritje me filmin e Luftės sė Parė Botėrore “Gallipoli”. Por vetėm nė vitin 1984, ai bėri debutimin e parė nė tokėn amerikane tė titulluar “The bounty”, nė krah tė aktorit Antony Hopkins. Gibson u zhvendos drejt filmave mė zotėrues dhe komercial me seritė e “Armėve vdekjeprurėse”, ku nisi si njė polic i dhunshėm drejt njė marrėdhėnie mė shoqėrore me ortakun e tij mė tė vjetėr. Por ēuditėrisht, Gibson u zhvendos nė njė gjini mė klasike, duke luajtur princin melankolik holandez nė filmin “Hamleti” tė Franco Zeffirellit. Ai ka qenė i suksesshėm edhe nė komedi si Maverick dhe “Ēfarė duan gratė” njė sukses rozė i vitit 2000. Nė vitin 1996, Gibson mori dy ēmime “Oskar” pėr regjinė dhe fotografinė mė tė mirė nė filmin “Braveheart” tė bazuar nė jetėn e William Wallance, njė lord lufte skocez i shekullit tė 13-tė, i cili luftoi kundėr anglezėve.

Pasioni i Krishtit

Nė vitin 2004, Gibson nxori nė tregun e pafund tė filmave hollivudianė filmin “Pasioni i Krishtit”. Njė film nė gjuhėn armaike, hebre dhe latine, e cila tregon njė pėrshkrim tė 12 orėve tė fundit tė jetės sė Jezu Krishtit. Filmi ka marrė lėvdatat mė tė larta nga tė krishterėt dhe njė numėr hebrenjsh konservatorė. Por njėkohėsisht, u kritikua nga disa studiues tė krishterė dhe hebrenj disa prej tė cilėve kanė pretenduar se filmi mund tė nxisė antisemitizmin. Njė numėr i konsiderueshėm i skenave dhe detajeve nė film janė ide origjinale tė njė murgeshe katolike tė shekullit tė 19-tė, Anne Catherine Emmerich nė librin e saj “Njė pasion i Zotit tonė Jezu Krisht”. Pavarėsisht kritikave ose ndoshta tė ndihmuara nga ato, filmi arriti pėrfitimin prej 611 milionė dollarėsh nė tė gjithė botėn dhe u bė filmi i tetė mė pėrfitues nė historinė e kinemasė.

Mel Gibson

Mel Gibson, aktori, regjisori dhe producenti amerikan me origjinė australiane. Ai devijoi nga rruga e gazetarisė dhe nisi tė aktronte krejt rastėsisht. Njė aplikim pėr njė rol u dorėzua krejt rastėsisht nga e motra pa dijeninė e tij. Njė natė para audicionit, ai u pėrfshi nė njė zėnkė dhe ai u rrah keqas, fytyra e tij pėsoi aq shumė plagė falė tė cilave ai arriti tė fitonte rolin.

Pasaporta

Emri: Mel Gibson
Datėlindja: 3 janar 1956
Vendlindja: Nju-Jork, SHBA
Profesioni: aktor, regjisor, producent

Nė listėn e 50 personave mė tė bukur nė botė

Gibson u rendit nė vendin e parė tė listės sė revistės “Forbes”, si personazhi i famshėm mė i paguar pėr vitin 2004, me njė rrogė prej 210 milionė dollarėsh nga pėrfitimet e filmit “Pasioni i Krishtit”. Ėshtė zgjedhur vazhdimisht nga revista “People”, si njė ndėr 50 personat mė tė bukur nė botė.

Pagesat:

Ishte aktori i parė australian qė u pagua 1 milion dollarė pėr rolin e tij nė film.
Signs (2002) 25 milionė dollarė
We Were Soldiers (2002) 25 milionė dollarė
The Patriot (2000) 25,000,000
Chicken Run (2000) 1 milion dollarė
Conspiracy Theory (1997) 20 milionė dollarė

Pasioni i Krishtit

Disa pjesė tė kėtij filmi u censuruan nga vetė regjisori, ndėrsa skena tė tjera dhune nuk u lejuan tė shfaqeshin nė kinema. Sipas Gibsonit, filmi qė bėri aq shumė polemika, “Pasioni i Krishtit”, nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė ofendues pėr hebrenjtė e sotshėm, pasi tregohet e vėrteta. Gjithashtu, nė njė intervistė tė dhėnė, ai ka thėnė se ka shkurtuar njė pjesė tė filmit qė kishte tė bėnte me priftin e lartė hebre, Caiaphas, sepse sipas tij, nėse kjo do tė transmetohej, atėherė jeta e Gibsonit ishte nė rrezik.

Braveheart

Sapo tė pėrmendet filmi “Braveheart”, ēdokujt i kujtohet aktori Mel Gibson tek flet me atė theksin skocez. Filmi i realizuar nė vitin 1995 ėshtė cilėsuar nga kritikėt si njė film i jashtėzakonshėm i mbushur me tradhti, beteja dhe pasion. Njė film rreth njerėzve qė janė gjithnjė tė shtypur dhe ende jo tė lirė, duke e trajtuar me njė realizėm dhe ndjeshmėri zemėrthyese. Ndėrsa dikush tjetėr e cilėson si njė pėrrallė djallėzore, ku mbizotėron njė masė e madhe heroizmi.

Shenjat

Nė kėtė film, Mel Gibson ka njė kundėrshtar edhe mė tė fortė, vetė alienėt. Nė njė luftė pėr tė mbrojtur familjen e tij nga kėrcėnimi mė i madh botėror, pushtimi i jashtėtokėsorėve, Gibson arrin tė tregojė edhe njė herė aftėsitė e tija autoriale. Ai luan rolin e njė ish-prifti, i cili kohė mė parė kishte humbur besimin, por ngjarja nė vazhdim dhe situata pėrfundimtare ndryshojnė gjithēka. Njė film triller, i cili pėrmban elementet mė frikėsuese tė njė filmi horror.

Ēfarė duan gratė

Ashtu sikurse “Braveheart” ėshtė filmi i tij mė i suksesshėm dramatik, “Ēfarė duan gratė” ėshtė filmi i tij mė i suksesshėm komik. Duke formuar njė kopje tė shkėlqyer sė bashku me aktoren bionde, Helen Hant, Gibson shėnoi njė sukses tė ri, duke treguar se rolet nė komedi i shkonin po aq pėr shtat. Ai u kthye nė tmerrin e grave kur arriti tė lexonte mendimet e tyre dhe tė krijonte situata tė veēanta qesharake.

Ēmimet Oskar, pija dhe anti-semitizmi

Mel Columcille Gerard Gibson lindi mė 3 janar 1956 nė Peekskill, New York, por e kaloi fėmijėrinė dhe rininė nė Australi. Ai ėshtė aktor, regjisor dhe producent amerikan dhe fitues i ēmimit Oskar, i njohur veēanėrisht pėr rolet nė filmseritė Mad Max dhe Lethal Weapon, pėr rolin dhe regjinė nė Braveheart, qė ka fituar Oskar, si edhe regjinė e bllokbasterit 2004 The Passion of the Christ. Nė shkurt tė 1985, ai ishte i pari qė iu dha titulli “Sexiest Man Alive” nga revista People.

Me 28 korrik 2006 nė ora 03.00, Mel Gibson u ndalua nga policia nė Malibu, Los Anxhelos pėr drejtim automjeti nėn efektin e alkoholit. Llogaritet se shpejtėsia e automjetit nė momentin e ndalimit ka qėnė rreth 140km/orė. Nė momentin e ndalimit ai kishte nė automjetin e tij tė markės Lexus njė shishe gjysėm tė mbushur me tekila. Ai u lejua tė largohet pasi pagoi njė garanci pasurore nė shumėn 5000 USD. Pėr herė tė fundit ai ishte ndaluar nga policia pėr drejtim automjeti nė gjendje tė dehur nė vitin 1984. Qė nga ajo kohė ai merrte pjesė rregullisht nė mbledhjet e tė Alkoolizuarve Anonimė.

Sipas raportit tė oficerit tė policisė, James Mee, i cili kreu ndalimin e Mel Gibsonit, nė momentin e ndalimit, Gibson bėri njė numėr komentesh anti-semite: “Ēifutė tė ndyrė! Ēifutėt janė shkaku i tė gjitha luftrave nė botė!”. Mel Gibson, i cili ėshtė njė katolik konservativ ėshtė akuzuar edhe mė parė pėr ndjenja dhe ide anti-semite gjatė xhirimit tė filmit “The Passion of Christ”. Edhe babai i tij, cili ishte katolik shumė fetar, e ka mohuar ekzistencėn e Holokaustit.

Martesat e dėshtuara

Gibson dhe bashkėshortja e tij Robyn Denise Moore janė takuar nė fund tė viteve 1970 fill pas pėrfundimit tė xhirimit tė filmit “Mad Max”, kohė kur Rovyn ishte asistente e njė stomatologeje dhe Gibson njė aktor gati anonim i kompanisė teatrore ku punoi pėr disa vite.

Ēifti lidhi kurorė nė njė kishė katolike romake nė Forestville, New South Wales. Nga martesa e tyre 26-vjeēare lindėn 7 fėmijė, 2 vajzė dhe 6 djem. Mel dhe Robyn Gibson i dhanė fund martesės sė tyre mė 29 korrik 2006 duke jetuar veē nė nisje, vite pasi Gibson kishte pasur jo pak telashe me zyrtarėt pėr drejtim makine nėn efektet e alkoolit dhe mė pas pati telashe edhe me lėndėt narkotike. Dokumentet e divorcit u depozituuan mė 13 prill 2009 me jo pak telashe dhe konflikte sa i takon ndarjes sė pasurisė. Pas firmosjes sė divorcit, Gibson tha: “Si gjatė martesės sonė ashtu edhe nė kėtė periudhė divorci, ne kemi dashur tė ruajmė fshehtėsinė dhe familja jonė do tė vijojė tė mbetet kėshtu, e qetė dhe e paqetė por larg syve tė mediave”.

Disa imazhe e treguan aktorin nė njė plazh nė Malibu teksa qėndronte i pėrqafuar me pianisten ruse Oksana Grigorieva. Ishte dhjetori i vitit 2011 kur u finalizua divorci i tyre me njė kosto financiare tė jashtėzakonshme pėr aktorin, siē nuk kishte ndodhur asnjėherė mė parė nė Hollivud, plot 400,000,000 dollarė. Mė 28 prill 2009, Gibson u shfaq pėr tė parėn herė nė tapetin e kuq me tė dashurėn e tij, artisten Grigorieva. Ajo ishte nėnė e njė djali, fryt i raportit me aktorin Timothy Dalton, mė pas solli nė jetė vajzėn e Gibson-it tė cilėn e pagėzuan Lucia dhe qė erdhi nė jetė mė 30 tetor 2009. Prill 2010. tanimė lajmi ishte publik qė Grigoriva dhe Gibson ishin ndarė dhe vetėm 2 muaj mė vonė, artistja rusė kėrkoi nga gjykatė qė Gibson tė qėndronte larg vajzės sė tij sepse pėrbėnte rrezik pėr tė.

Mė pas ajo e kėrcėnoi duke i kėrkuar shuma marramendėse tė hollash nė kėmbim tė heshtjes se aktori kishte ushtruar dhunė mbi tė. Ja qė Gibson nuk u bind dhe Grigorieve hodhi nė rrjet njė video ku ai e qėllonte, e mjete tė forta dhe nė sy tė vajzės sė tyre vetėm pak muajshe. Nuk mund tė ndodhte ndryshe, tanimė Gibson ju nėnshtrua hetimeve pėr ushtrim dhune ndaj ish-partnere sė tij, njė histori nga e cila aktori doli pa lagur…! Ndėrkaq, ai kishte marrė pėrsipėr tė gjitha shpenzimet qė vajza e tij tė ketė njė jetė ku s’duhet t’i mungojė asgjė.

Me shume per Vipat e Huaj  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Banorėt e Big brother: Te gjithe meshkujt e Rikes se 'Big Brother'. Flet miku i saj, Klodi Cela: Si e njoh Riken; mund te quhet Monica Bellucci shqiptare
Banorėt e Big brother: Marselino bėhet pjesė e jetės VIP nė Tiranė
Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Big Brother 6: BB6 ‘Fun Club’, Elena: Me Viganin s’kam pasur marrėdhėnie seksuale
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Vipat e Huaj: Tom Hanks kurrė nuk ka thėnė se Kosova ėshtė Serbi
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Kim: Nėse do tė isha mashkull, do doja tė bėja seks me… Kim Kardashian
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k