Modelja e njohur shqiptare, Anxhela Martini ka qenë e pranishme në premierën e filmit të njohur, ‘Cosmopolis’, në New York në të cilin aktron artisti i njohur, Robert Pattinson, bëjnë të ditur mediat e huaja. Premiera është mbajtur në MOMA, në 13 gusht në qytetin e New Yorkut, transmeton BW. Si gjithmonë, Martini dukej elegante dhe shumë joshëse. Ky është filmi i parë që aktori Pattinson ka realizuar pas përfundimit të të gjitha pjesëve të filmit të njohur ‘Twilight’, i cili është edhe filmi që i solli famën. Dalja e tij në publik, ishte e para pas ndarjes me Kristen Stewart”.





