nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Rona Nishliu: "Dua te jetoj momentin ne jete dhe ne skene"

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Kėngėtarja Rona Nishliu sė bashku me “Genti Rushi-Band” nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Muzikės Jazz nė Tiranė. Ajo rikthehet pėr herė tė parė pėr njė koncert nė Shqipėri, pas interpretimit nė Festivalin Europian. Kėsaj here interpretoi nė rrymėn jazz disa kėngė tradicionale: “Tani jam shumė e drejtuar drejt improvizimit atonal dhe tė lirė, nė harmoni, nė ritmikė, por prapėseprapė ėshtė njė lloj kaosi i organizuar.”


Grupi shqiptar “Genti Rushi-Band” sė bashku me Rona Nishliun bėnė mbylljen e Festivalit Ndėrkombėtar tė Muzikės Jazz nė Tiranė, mesnatėn e tė premtes. Gjatė mbrėmjes interpretuan edhe “Trio of love” nga Kosova dhe “Trio Namouche” nga Franca. Pjesėn e fundit tė interpretimit e ēeli Ermal Rodi dhe Genti Rushi me “Njė murg pa manastir”, kompozim i Rushit. Mė pas sė bashku me kėngėtaren Rona Nishliun interpretuan motivet tradicionale nga pothuajse tė gjitha trevat e Shqipėrisė si “Moj e bukura gjitone”, “Baresha”, “Aman kam njė babė”, dhe e fundit “Me motivet tona” e shkruar nga Rona Nishliu. Rona mbante veshur njė fustan tė zi tė ngushtė tė gjatė, taka tė larta dhe flokėt gėrshet tė lidhur mbi kokė.

Pėr publikun e gjerė Rona nuk njihet si interpretuese e muzikės jazz, ndėrsa njė pakicė e ka identifikuar vetėm si kėngėtare tė rrymės jazz. Por, a ėshtė jazzi rryma qė Rona do tė pėrfaqėsohet? Ēfarė ėshtė muzika pėr tė? Si ka ndikuar familja nė karrierėn e saj? Kėtyre pyetjeve iu ka dhėnė pėrgjigje pėr “Shekullin” kėngėtarja Rona Nishliu.

Nga njė skenė e madhe si ajo e Festivalit Europian te kjo skenė e vogėl e Festivalit tė Jazzit. Ndryshon pėrjetimi?

Jam shumė e lumtur qė jam pjesė e edicionit tė parė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Muzikės Jazz nė Tiranė. Ėshtė njė prezantim origjinal sepse ne kemi punuar sė bashku me Gent Rushin, pėr njė projekt i planifikuar si duo, piano dhe vokal. Por ky prezantim kėtu ėshtė pėrshtatur dhe pėr instrumentin e tretė, pėr trombistin Ermal Rodi.

Me pianistin Genti Rushi, ėshtė bashkėpunimi yt i dytė, pas Festivalit tė Jazzit nė Kosovė. Ēfarė mendon se e mban gjallė bashkėpunimin tuaj artistik?

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė kur ndan skenėn me njė muzikat tjetėr tė ekzistojė njėfarė energjie qė kėmbehet midis njėri-tjetrit. Sepse marrėdhėnia e mirė reflekton dhe nė skenė, nėpėrmjet komunikimit qė bėjnė artistėt kur interpretojnė. Me Gentin kam njė miqėsi shumė tė mirė dhe njė bashkėpunim profesional tė jashtėzakonshėm. Pėr mua ėshtė nder qė luaj pėrkrah tij dhe uroj qė nė tė ardhmen tė kemi koncerte tė tjera sė bashku.

Kėngėt qė dėgjuam sonte, interpretoheshin tė gjitha pėr herė tė parė nė kėtė rrymė?

Kėngėt janė interpretuar dhe herė tjetėr, por nė kėtė format janė interpretuar tė gjitha pėr herė tė parė, sepse tė njėjtat kėngė ne i kemi luajtur vetėm, unė dhe Genti. Ndėrsa “Baresha”ėshtė njė kėngė qė vjen pėr herė tė parė pasi me Gentin nuk e kemi sjellė mė parė, por vetėm nėpėrmjet instrumentistėve tė tjerė.

E pėrgatisni repertorin pėrpara se tė interpretoni nė skenė?

Patjetėr, ėshtė njė formė shumė standarde tė cilėn e bėj ose e bėjmė dhe me muzikantė tė tjerė. Ne pėrcaktojmė kėngėt, marrim temė tė cilat na pėlqejnė mė tepėr brenda kėngės, pa diskutim temėn me tė cilėn njihet kėnga dhe pastaj ndėrtojmė botėkuptimet tona pėr kėngėn tė cilat i sjellim pėrmes interpretimit. Ato natyrisht kombinohen. Tani jam shumė e drejtuar drejt improvizimit atonal dhe tė lirė nė harmoni, nė ritmikė, por prapėseprapė ėshtė njė lloj kaosi i organizuar.

[B]Interpretimi i muzikės jazz edhe nga njė i njėjti zė, duket se asnjėherė nuk ėshtė njėlloj, diku vjen fort, diku butė. Sa e vėshtirė ėshtė kjo pėr ty?[/B]
Ėshtė kėnaqėsi, nuk ka lidhje me asnjė vėshtirėsi nė pėrballimin teknik ose kondicional tė materialit.

Po pėrshtatja me instrumentistėt?

Ėshtė puna ime, ėshtė gjėja qė e bėj me shumė dashuri. Ėshtė produkt i njė ndjenje tė caktuar. Ajo qė bėj unė sidomos nė kombinime tė tilla si me Gent Rushin e me Ermal Rodin tė cilėt duan t’i japin vetes shumė liri nė skenė pėr tė thėnė atė qė ndjejnė, ėshtė qė tė jetoj, tė jetoj ėndrrėn time sepse tani shumė pak bėhet free jazz. Mėnyra e lirė e improvizimit mė bėnė tė ndihem jashtėzakonisht mirė.

Profesionistėt e kanė pėrcaktuar profilin tėnd si kėngėtare e muzikės jazz. Por, a ėshtė kjo rryma ku Rona e ndjen veten mė mirė?

S’ka lidhje me kategorizimin as me pėrcaktimin apo emėrtimin definitiv. Gjithkush ka tė drejtė tė bėjė kėtė pėrcaktim, tė fus brenda kornizave gjėra jashtėzakonisht shumė tė bukura, por unė jam jashtė kutisė, dhe mė pėlqen qė tė jem gjithmonė jashtė kėsaj, sepse mė pėlqen tė marrė gjithēka nga shumėllojshmėria. Sesi mund ta pėrcaktojnė tė tjerėt, u mbetet atyre. Unė dua tė jetoj momentin jo vetėm nė jetė, por dhe nė skenė.

Nėpėrmjet veshjes dhe flokėve ti i bėn njė tjetėr plotėsim muzikės jazz.

Nuk e bėj me asnjė qėllim tė veēantė kėtė kombinim nė veshje, ndėrsa flokėt kam shumė vjet qė i mbaj kėshtu. Tashmė janė thjesht pjesė e identitetit tim, ėshtė diēka me tė cilėn njerėzit mė kanė identifikuar, dhe shumė tė tjerėve nuk u pėlqejnė.

Fillimet si kėngėtare ku i ke pasur?

Kam studiuar pėr piano, por kėndimi im ka dalė natyrshėm. Kam patur fazat e mia kur nuk ndihesha e gatshme, nuk e ndjeja veten se kisha diēka pėr tė dhėnė. Muzika pėr mua ėshtė thjeshtė rezultat i ndjesisė sime. Nė njė moment tė caktuar tė njėjtin program mund ta luaj nė forma tė ndryshme, sepse njė ditė mund tė jem e lumtur, njė ditė mund tė jem e mėrzitur, njė ditė tjetėr pa asnjė brengė. Pra, mė shumė se teknikė pėr mua mbetet njė interpretim i asaj qė vjen nga thellėsia dhe brendėsia jote. Fillimet i kam patur nė Tiranė tek “Ethet e sė premtes mbrėma”. Karrierėn e kam nisur nė Shqipėri dhe kėtu kam arritur dhe suksese tė tjera, por edhe nė Kosovė. Nuk ėshtė se jam shumė aktive nėpėr mbrėmje tė ndryshme. Mė pėlqen qė nė momentin qė unė tė kėndoj diku tė ketė njė arsye tė caktuar sepse unė jam aty, prandaj jo shumė shpesh dhe jo me ēdo kusht mund tė interpretoj.

Po Mitrovica, a ka lidhje me formimin tėnd si kėngėtare?

Mua mė pėlqen ta konsideroj vetėn si njeri tė lirė tė kėsaj bote tė madhe. Padyshim vendlindja ėshtė njė fakt tė cilin nuk mund ta mohosh. Mitrovica ėshtė njė qytet, ishte njė qytet mjaftė i bukur i cili i ka dhėnė kulturės kosovare dhe asaj shqiptare jashtėzakonisht shumė nė muzikėn rrok. Por sot vazhdon tė mbetet njė qytet me mjaft probleme, sepse fatkeqėsitė kultura nuk zė mė vend nė prioritet e asaj shoqėrie.

Donim tė thoshim ndikimi i vendlindjes, ku jetojnė larmit kulturore tė etnive.

Jo domosdo pakicat etnike nė Mitrovicė apo nė Kosovė mund tė ndikojnė. Unė jam njė person qė kam dėgjuar shumė muzikė dhe dėgjoj shumė lloje dhe shumė artistė. Sepse nė kėtė mėnyrė marr nė nėnvetėdije atė qė nė fakt e do zemra dhe qė e percepton truri. Ato bėhen tė mijat dhe pastaj riprodhohen pėrmes interpretimit tim. Pra nuk ėshtė diēka e pėrcaktuar, jeta pėrgjithėsisht, gjithēka qė mė rrethon, njerėzit e mi. Ne jetojmė nė njė realitet, por jo nė realitetin mė tė bukur nė botė. Ka shumė gjėra qė na frymėzojnė pėr tė marrė dhe pėr t’i shfrytėzuar dhe pėr t’i ndarė sa pėr tė rikujtuar tė tjerėt se i kemi prezent kėto gjėra. Jo vetėm kultura, pa dyshim arkitektura, muzika, piktura dhe shumė disiplina tė artit. Por vetė jeta ėshtė ajo qė ka ndikuar nė formimin tim jashtėzakonisht shumė si artiste.

Po familja?

Jemi njė familje e vogėl, kam njė vėlla dhe prindėrit. Si ēdo familje tjetėr ku mbizotėron dashuria, respekti dhe marrėdhėnia e mirė mes njėri-tjetrit. Kjo na bėn neve qė tė jemi aty nė momente tė bukura, nė momente tė vėshtira dhe tė rėnda. Me vėllain kam njė marrėdhėnie shumė tė afėrt, ai pėr mua ėshtė njė person me tė cilin konsultohem dhe mendimi i tij ka shumė rėndėsi.

The qė ke dėgjuar shumė muzikė, shumė artistė. Cilėt kanė qenė ata mė mė influencė tek ti?

Mendoj se jam ndikuar. Por nė interpretimin tim nuk kanė ndikuar vetėm artistėt e muzikės jazz, por dhe shumė artistė tė tjerė tė cilėt unė i dėgjoj shpesh, dhe prej tyre kam mėsuar shumė. Kam qenė e interesuar jo vetėm pėr interpretimin e tyre nė skenė, por dhe pėr jetėn e tyre. Mund tė pėrmend Ella Fitzgerald, Nina Simone, Miles Davis e shumė tė tjerė.

Rona shkruan dhe tekstet e kėngėve. Aktualisht ke shkruar diēka?

Herė pas here shkruaj. Aktualisht jam duke shkruar njė tekst pėr njė kėngė tė re. Titullin nuk e kam vendosur, por dhe po ta kisha pėrcaktuar nuk do ta tregoja (qesh). Jam duke punuar me disa materiale, por sesi mund tė pėrfshihen ato do t’ia lė kohės.

Marrėdhėnia e Ronės me publikun?

Puna e interaksionit ėshtė njė gjė e cila duhet tė ndodh patjetėr me natyralitet. Ėshtė njė energji e cila qarkullon dhe falė saj unė vendos qė pėrveē interpretimit tė flasėsh ose jo. Mu mė pėlqen qė atė qė them ta them nėpėrmjet tė kėngės.

Muzika pėr mua ėshtė rezultat i njė gjendje tė caktuar shpirtėrore, unė jam aty sepse dua tė jem aty pėr tė tjerėt. Ka momente kur unė nuk jam e motivuar dhe nuk dal nė skenė. Ka momente tė tjera qė unė dua tė ndaj diēka me tė tjerėt.

Studimet i keni pėrfunduar pėr Administrim Biznesi. Njė kalim nga shkenca nė art. Nuk ėshtė njė kalim, por ėshtė thjesht diēka qė unė e kam vendosur qė nė klasė tė gjashtė. Ėshtė njė profesion pėr tė cilin kam studiuar, por dhe punuar pėr njėfarė kohe. Por ndodhi kjo befasia e bukur e festivalit qė mua mė distancoi pak nga profesioni im. Por nė njė tė ardhme tė afėrt unė do tė filloj punėn pėr tė cilėn kam studiuar, muzika ėshtė ėndrra ime, ndėrsa moderator thjesht hobi.

A e ka planifikuar Rona tė ardhmen. Ku e shikon veten?

Mė pėlqen qė e nesėrmja tė mė tregojė ku mė do.


Valeria Dedaj
Shekulli

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Big Brother 6: BB6 ‘Fun Club’, Elena: Me Viganin s’kam pasur marrėdhėnie seksuale
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k