nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

VIP-a pa portofol

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Nė orėn 19:30 nisemi me makinėn e Rozana Radit pėr njė koncert tė sajin nė Velipojė. Rozana ka veshur njė palė tuta sporti gri, njė kanotierė tė bardhė dhe njė palė atlete Nike. Nė sediljen e pasme, nė njė kuti kartoni, ndodhet njė fustan-bustier i zi Dolce & Gabana. Flokėt i ka lidhur shkujdesshėm nė gjysmė bisht. Koncerti ėshtė lėnė nė orėn 22:00 dhe rreth orės 21:30 Rozana fillon tė bėhet gati. Nis grimin duke u parė te pasqyra e shoferit, pa ndaluar makinėn.

Flokėt e pakrehura i rregullon nė njė topuz tė rrėmujshėm, duke sajuar gjoja njė model trendy. Pėr t’u veshur, ndalon nė njė cep rruge dhe shpejt e shpejt heq tutat dhe atletet e sportit pėr t’u zhytur nė bustierin e zi. “Ja ē’dreq VIP-ash jemi ne! Nė vend qė tė nisemi me autobusin tonė personal, me njė ekip qė na vjen nga pas, pėrfundojmė nė cepa rruge pėr t’u veshur e pėr t’u rregulluar”, – thotė, teksa i hedh njė shikim tė fundit veshjes nė refl ektimin e xhamit tė makinės. Rozana, me njė fjali, pėrshkroi karrierėn pa lustėr tė VIP-ave shqiptarė tė muzikės…

Ndryshe reklamohen nė gazeta koncertet, tė shoqėruara me shifra tė ekzagjeruara pagesash, nė tentativė pėr tė krijuar imazhin e njė Very Important Person, tė njėjtė me artistėt e njohur tė vendeve tė zhvilluara perėndimore. Krahasimi ėshtė fare i pavend, kurse imazhi tėrėsisht i gabuar. Shkrime tė tilla, ku koncertet trajtohen me njė nuancė ‘glam’, kėnaqin tė dyja palėt; gazetat qė shesin skupin mediatik dhe kėngėtarėt, tė cilėt kėrkojnė tė promovohen. “Por shifrat e publikuara nuk janė tė vėrteta”, – thotė Arkimed Lushaj (Stresi), familja e tė cilit ka njė klub tė njohur nė Golem, ku kanė kėnduar kėngėtaret mė tė paguara nga Shqipėria dhe Kosova. “Kėngėtarėt e ekzagjerojnė me pagesat e koncerteve, sepse duan tė rrisin vlerėn e tyre nė treg”.

Nė klubet e natės nė kryeqytet mė shumė preferohen kėngėtaret qė kėndojnė live dhe qė paguhen me rrogė fikse, – pagesa normale, qė nuk futen nė kategorinė e skupeve mediatike. Nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė, nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė zi, preferohet kategoria e kėngėtareve me shumė hite dhe qė dinė tė kėndojnė dhe performojnė, si Dafina Zeqiri apo Elvana Gjata ose kėngėtaret seksi si: Ēiljeta, Ingrit Gjoni, Zajmina, etj. Dy grupet e fundit janė edhe mė tė paguarat nė treg dhe sipas disa pronarėsh klubesh, pagesat shkojnė nga 500 mijė deri nė 5 milionė lekė pėr koncert.

“Nė diskotekėn tonė kemi ftuar edhe kėngėtarė tė mirė tė muzikės live, si: Eneda Tarifa apo Aleksandėr Gjoka, por publiku preferon performueset alla Ēili”, – thotė Arveni, menaxher i diskos “Nova” nė Velipojė. Tė njėjtėn gjė e konfirmon edhe pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė ‘Eurovision 2010’, Juliana Pasha: “Kur mė ftojnė nėpėr diskoteka ose klube nate, shkoj me bandėn time. Pagesa mė e lartė qė kemi marrė si grup ka qenė 3000 euro”.

Pėr tė parashikuar se si shkon njė koncert, mjafton tė shohėsh mėnyrėn naive tė kontraktimit tė kėngėtareve. “Menaxherėt e klubeve tė natės kontaktojnė direkt me ne dhe propozojnė ofertat e tyre. Nėse biem dakord pėr ēmimin, atėherė pranojmė tė shkojmė nėpėr koncerte”, pohojnė thuajse tė gjitha kėngėtaret. Nė njė kontratė joformale, qė mbėshtetet nė biseda telefonike, ēėshtja e vetme pėr tė cilėn diskutohet ėshtė pagesa, duke lėnė jashtė vėmendjes sė kėngėtareve detaje tė tjera tė rėndėsishme, qė lidhen me organizimin e koncertit, mundėsitė teknike, etj. Ndaj nuk ėshtė ēudi qė shumė kėngėtarė profesionistė dhe tė famshėm shpesh pranojnė oferta edhe nga klube tė rėndomta nate, ku nuk garantohen kushtet teknike dhe trajtimi qė meritojnė nė tė vėrtetė. “Jam ēuditur kur rrugės pėr nė Tetovė mė zuri syri njė poster tė madh tė Manjola Nallbanit varur nė njė ndėrtesė tė vjetėr dhe njoftimin qė kėngėtarja pas disa ditėsh do tė kėndonte nė atė biēim lokali”, – thotė Erjona Mici. “Prandaj duhet tė kesh njė menaxher, – thotė Elvana Gjata, e cila, pėr koncertet nė Shqipėri menaxhohet nga Florian Mumajesi. – Ka pasur raste kur ofertat mund tė kenė qenė vėrtet tė mira dhe Flori nuk ka pranuar, sepse vendi nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur. Kjo gjė shėrben pėr tė ruajtur imazhin”.

Pagesat e koncerteve nuk pėrfshijnė as shpenzimet e udhėtimit. Pėr koncertet brenda Shqipėrisė dhe vendet fqinje, kėngėtaret udhėtojnė me makinat e tyre personale. Udhėtimet hyjnė nė pjesėn mė tė padėshi-rueshme pėr shumė kėngėtare apo performuese femra. “Kam udhėtuar edhe 1000 km nga Konispoli nė Tetovė pėr tė kapur koncertet qė i kisha njėri pas tjetrit. Pa pushuar asnjė sekondė, nga koncerti i parė nė Konispol, u nisa menjėherė qė nė darkė tė kapja koncertin e Tetovės. Ishte njė udhėtim shumė rras-kapitės, por kur dola nė skenė, pėrsėri isha e detyruar tė buzėqeshja e tė mos tregoja shenja lodhjeje”, – tregon njė ndėr performueset mė tė paguara nė Shqipėri, Ēiljeta.
Kėngėtaret nuk i pret ndonjė trajtim i veēantė kur mbėrrijnė nė klub. Nuk ka as derė tė pasme vetėm pėr ta, as fansa me lule, nuk ka as dhomė VIP. “Ndonjėherė kemi pėrdorur banjat e lokalit pėr t’u ndėrruar, nėn presionin e klientėve qė trokisnin nė derė”, – pohon Zajmina Vasjari. Me tė mbėrritur nė klub, ose ngjiten direkt nė skenė pėr tė performuar, ose zėnė njė tavolinė pranė skenės. Vendi ku ulen ato, zakonisht nuk ėshtė i ndarė nga pjesa tjetėr e publikut, nuk ka bodyguard, qė t’i sigurojė nga klientėt e bezdisshėm dhe ēdo klient ėshtė i lirė t’u afrohet, tė kėrkojė fotografi me to apo t’u kėndojnė kėngėt e preferuara.

Njė formė mė tė mirė organizimi duket se kanė koncertet jashtė Shqipėrisė, kryesisht nė vende si Zvicra, Anglia, Norvegjia, Suedia, Amerika dhe Kanadaja. “Tė paktėn aty njihet termi VIP, – thotė Zajmina, e cila sė fundmi ka qenė e ftuar nė disa koncerte jashtė Shqipėrisė. – Tė presin me limuzinė, tė shoqėrojnė me bodyguard deri nė dhomėn VIP, tė njoftojnė 5 minuta para se tė dalėsh nė skenė. Asnjė nga publiku nuk mund tė tė afrohet, tė tė flasė apo ta shndėrrojė koncertin nė program me kėrkesa muzikore”. Por shqiptarėt e vendeve tė largėta, si Amerika, Zvicra, Anglia, preferojnė mė tepėr kėngėtarė tė muzikės popullore.

“Largėsia tė bėn mė patriot, ndaj kėtu duan kėngėtarėt e muzikės popullore. Kurse grupi i kėngėtareve seksi mbetet i pėlqyeshėm nga publiku mashkullor, qė i do mė tepėr pėr pamjen, sesa pėr muzikėn”, – thotė Aldo Gjanēi, organizator i disa koncerteve me kėngėtare shqiptare nė Kanada. Pėr t’iu pėrshtatur kėtij lloj publiku, atyre qė janė kėngėtaret mė tė paguara nė Shqipėri iu mbetet pėrsėri tė bėjnė kompromise. 1. Ose tė shndėrrohen nė kėngėtare tė muzikės popullore (klikoni nė Youtube me Soni Malaj live dhe do tė shihni njė Soni Malaj nė version folk, duke kėnduar kėngė si “Nusja jonė me limona”, “Erdh’ pranvera” etj.) 2. Ose tė luajnė me njė armė tjetėr tė fuqishme: trupin.

Kozeta, kėngėtarja e kėngės “Tanga tanga”, e ftuar nė njė puntatė tė “Zonė e lirė”, la tė nėnkuptohej se shumė prej vajzave, kur japin koncerte jashtė Shqipėrisė, janė tė detyruara tė vishen nė mėnyrė provokuese pėr tė joshur publikun. Kjo zakonisht kėrkohet nga ato performuese qė kanė krijuar famė, mė shumė pėr pamjen e tyre sensuale, sesa pėr cilėsitė e vokalit.

Nė fund tė koncertit, VIP-at nuk kanė asnjė ngjashmėri me imazhin e tyre nė skenat e festivaleve tė mėdha apo nė kopertina revistash. “Ėshtė njė punė e lodhshme, por me tė mbajmė veten dhe familjet tona. Fitohet mirė, prandaj e bėjmė”, pohojnė disa prej kėngėtareve. Edhe pse nė disa raste, shumė prej performueseve femra, qė bėjnė vetė edhe rolin e menaxheres, u ėshtė dashur tė largohen me xhepat bosh, tė pafuqishme pėr tė kundėrshtuar pronarėt e sertė tė lokaleve. “Ka pasur raste kur nuk jemi paguar fare”, – thotė Ēiljeta, e cila nuk do tė japė mė shumė detaje mbi kėtė gjė.

Fatmirėsisht, koncerti i Rozanės nė Velipojė pati njė finale tė lumtur. Pasi pronarėt i dorėzojnė nė dorė njė zarf tė mbyllur me paratė, i hipim makinės nė orėn 4:30 tė mėngjesit pėr t’u kthyer nė Tiranė. Mė kėput gjumi nga lodhja, por mė zgjon zhurma e radios nė tė hyrė tė Tiranės, pranė “Zogut tė Zi”. Ėshtė zbardhur. Sapo hap sytė, Rozana mė thotė: “Sa mirė, ti fjete pak! Po unė qė sot nisem pėrsėri pėr njė koncert nė Gjirokastėr”. Mė duket se i erdhi keq pėr veten e saj.

Elda Laze
Gazeta Shqiptare

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Big Brother 6: Elena e “BB6” angazhohet ne aktivitetet e PD-se
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k