nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

'S’mund te denigroje imazhin e vajzes sime Arjan Konomi, qe rrihet ne pub-e'

  • Artikujt me te fundit:

  • Kėngė dhuratė vėllait pėr dasmė
  • Dhe Flori Mumajesi pėrsėri bashkė me njė kėngė dashurie
  • Lidhja e dashurisė me francezin dhe takimet e fshehta me Florin
  • Jam vetėm dhe e lumtur
  • Dėfrehet nė SHBA
 

Flet Sadri Malaj, babai i Soni Malajt, pas intervistės qė Konomi dha njė javė mė parė nė gazetėn “Panorama”

Kur njė gazetar dhe njė personazh publik nuk arrijnė tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt dhe tė bien nė njė mendje pėr njė publikim tė caktuar, kjo ėshtė fare normale. Por edhe kur palėt mund tė pėrfundojnė nė dyert e Gjykatės pėr tė vendosur drejtėsi mbi njė ēėshtje tė caktuar, as kjo nuk habit mė askėnd. Nė rastin e padisė qė kėngėtarja Soni Malaj ka ngritur ndaj revistės “Shqip” pėr njė profil tė paautorizuar qė revista i bėn kėngėtares, palėt kanė vendosur tė flasin para se drejtėsia tė thotė fjalėn e saj, duke u pėrpjekur qė tė sqarojnė publikun pėr ēfarė ka ndodhur dhe duke mbrojtur gjithsecili kauzėn e vet. Njė javė mė parė, nė gazetėn “Panorama” gazetari Arjan Konomi sqaron pėr opinionin versionin e tij tė fakteve, duke argumentuar pse Soni Malaj nuk ka tė drejtė teksa thotė qė shkrimi tek “Shqip” i ka prishur imazhin, pasi sipas tij nė atė shkrim nuk ka asnjė fyerje apo ndonjė fakt mbi kėngėtaren qė tė mos dihej botėrisht, sepse janė fakte tė thėna e stėrthėna nė media dhe tė pohuara nga vetė goja e Sonit. Mirėpo, babai i Sonit dhe njėkohėsisht njė biznesmen i njohur nė fushėn e turizmit, zoti Sadri Malaj, mendon se Arjan Konomi jo vetėm qė ka bėrė njė shkrim tendencioz nė revistėn e tij, por ai vazhdon tė kėrkojė hapėsira mediatike pėr ta pėrdhosur figurėn e sė bijės.

“Vajza ime ka qė 15 vjeē nė skenė dhe ka investuar shumė pėr artin e saj. As ajo, dhe besoj asnjė kėngėtar tjetėr, nuk pretendon qė ta pėlqejnė tė gjithė”, – e fillon kėshtu rrėfimin e tij zoti Malaj. “Nėse Arjanit nuk i pėlqen ‘Shukarija’, njė kėngė qė ka bėrė xhiron e botės, aq e famshme ėshtė, nuk e shoh si problem, por mėnyra cinike me tė cilėn ai e thotė kėtė fakt,  e bėn atė njė njeri tė vogėl dhe ziliqar pėr suksesin e tjetrit.” Sipas zotit Malaj, asgjė tė keqe nuk ka nėse njė gazetar kėrkon tė analizojė mėnyrėn qė njė artist zgjedh pėr tė bėrė art, me kushtin qė kritika e tij tė jetė e shėndoshė dhe e argumentuar, dhe jo tendencioze, e ndihmuar nga fakti qė ty tė jepet hapėsirė nė media pėr t’u shprehur.

“Ėshtė shumė lehtė ta thuash fjalėn e keqe, pa tė vrarė ndėrgjegjja, se ēdonjėri karrierėn e tij e ngre me shumė mund dhe sakrifica”, – vijon ai. “Dhe lexuesit nuk janė budallenj qė tė mos e kuptojnė kėtė tendencė tė keqe, sepse ai nė fund tė fundit e ka bėrė zgjedhjen e tij, duke preferuar njė artist mė shumė se njė tjetėr. Unė nuk kam nevojė tė flas pėr sukseset artistike tė vajzės sime dhe njė publik tė gjerė qė e pėlqen atė, ata janė kritikėt mė tė mirė tė saj, jo penat inatēije”.  Por argumenti i karrierės dhe i cilėsisė sė saj mbetet sekondar si problematikė, nė krahasim me mėnyrėn se si shkruan Arjan Konomi mbi jetėn private tė Sonit. Ja ēfarė na thotė babai i saj: “Arjan Konomi qė nė titull thotė: Nuk ėshtė detyrė e medias tė ruajė imazhin e Sonit, ne vetėm sa ia kemi renditur tė fejuarit”. Unė, Arjani dhe ju qė po e lexoni kėtė shkrim, jemi shqiptarė dhe, si tė tillė, kemi traditat tona. Ne i themi tė fejuar atij djali qė vjen nė shtėpi dhe tė kėrkon dorėn e vajzės.

Nė shtėpi, dorėn e vajzės sime ka ardhur ta kėrkojė vetėm Mirko, bashkėshorti aktual i Sonit. Por edhe ajo si ēdo vajzė ka pasur njė jetė private para se tė krijonte familjen e saj, por ata nuk kanė qenė tė fejuar, siē thotė Konomi. Nė mentalitetin tonė ka njė diferencė tė madhe mes njė djali qė dashuron dhe njė tė fejuari. Pastaj kush na qenka ky njeri qė na i renditka tė fejuarit nė gazetėn e tij, duke pretenduar nė tė njėjtėn kohė qė ėshtė edhe gazetar serioz?! Natyrisht qė ėshtė e dukshme tendenca e tij dashakeqėse pėr ta ulur figurėn e vajzės sime”.  Konomi nė intervistėn e tij jep dhe detajet mbi momentin kur Mirko paraqitet nė shtėpinė e Sonit pėr t’i kėrkuar dorėn.

Ai thotė se Mirkos iu shtrua njė darkė me ushqime tradicionale shqiptare, siē ėshtė pula me pilaf, fakt qė Konomi thotė se e ka shprehur vetė Soni nė media. Ndėrsa i ati kėtė detaj e sheh kėshtu: “Nė kėtė moment tė intervistės jemi ndier tė fyer familjarisht, sepse Konomi na ka pėrgojuar tė gjithėve. “Kanė ngrėnė pulė me pilaf dhe jo pjata franceze”, thotė ai. Po kėto janė budallallėqe, qė njė gazetar profesionist nuk duhet t’ia lejojė vetes t’i nxjerrė nga goja. Nėse do tė merremi me detaje denigruese, edhe unė atėherė kam tė drejtėn tė them se Arjan Konomi ėshtė njė person problematik nė jetėn e tij private, sepse kam lexuar nė shtyp se ai ka kaluar edhe nė dhunė fizike nėpėr pub-e, teksa ka qenė i pirė. Jetojmė nė njė vend tė vogėl dhe mund tė themi gjithēka pėr gjithkėnd, por nuk ėshtė rruga e duhur kjo”.

Mė pas, Malaj vijon: “Do doja tė theksoja se ky artikull pasqyron idetė e pėrbashkėta qė kemi unė, Mirko dhe Soni dhe e di qė Mirko,si kryefamiljar, do te donte tė thoshtė fjalėn e vet pėr sa u pėrket fakteve tė ndodhura. Por duke qenė se janė nė proces gjyqėsor, pėr fat tė keq nuk mund tė thonė fjalėn e tyre nė kėtė artikull. Mirko ndihet thellėsisht i fyer nga intervista e Arjan Konomit, sepse ka bėrė pis imazhin e familjes sė tij. Pėrtej faktit juridik, Mirko kėrkon qė Arjan Konomi tė kėrkojė ndjesė publikisht pėr gėnjeshtrat qė ka thėnė nė intervistėn e tij.”

Tashmė, ēėshtja “Konomi-Malaj” pret zgjidhje nga drejtėsia dhe ne tė gjithė jemi kuriozė tė mėsojmė se cili do tė jetė pėrfundimi. Meqė padinė e ka bėrė Soni, pyetėm tė atin nėse kanė menduar qė tė tėrhiqen nga kjo padi, pasi pas dy vjetėsh njeriu edhe mund tė ndėrrojė mendje. “Kanė ndryshuar shumė gjėra nė kėto dy vite. Soni ka krijuar familje me Mirkon, kanė dhe njė vajzė, si dhe ėshtė rezidente nė njė shtet tjetėr. Ne ia kemi lėnė kėtė ēėshtje nė dorė drejtėsisė pėr ta zgjidhur, sepse kemi menduar se ėshtė mė mirė kėshtu, paēka se njė realitet si yni, ku gjakrat nxehen shpejt, ndodh qė njeriu tė mos ketė durim tė presė, sepse unė jam baba dhe fėmijėt, si pėr ēdo njeri tjetėr, janė gjėja mė e shtrenjtė qė kam dhe nuk ia lejoj askujt tė m’i cenojė. Por mendoj qė ėshtė mė mirė tė presim vendimin e gjykatės”, – pėrfundon zoti Malaj.

Me shume per Soni Malaj  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Top Modele: Zhvishet Anxhela Martini, pozon nudo ne 27-vjetorin e lindjes
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani, e dashura e re e Shkėlzen Berishės
Vipat Shqiptar: Nora dhe Elvana, pa tė brendshme nė Videofest?
Banorėt e Big brother: Anaidi deklaron ndarjen: Ime me nuk e pelqen Joanen
Big Brother 6: Anaidi nė Fan Club: Jam single. Ndahet nga Joana
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani: Burri qė unė dua
James Belushi: 10 shqiptaret me te famshem ne bote
Banorėt e Big brother: Elones i thyhet zemra nga Rike; krijohet hendeku mes dy vajzave te perfolura te 'BB'
Banorėt e Big brother: Shpėrthen Shpendi pas daljes nga “BB”, i fut duart Jonildės
Banorėt e Big brother: Jonilda puthet me Viganin
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Angelina Jolie: Rrefimi i Angelina Jolie: Kam hequr te dy gjinjte per shkak te kancerit
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
Vipat e Huaj: Rita Ora bashkepunim me Ne-Jo?
Vipat e Huaj: Rita Ora bėn publike lidhjen me DJ, Calvin Harris!
Vipat e Huaj: Kur Rita Orėn nuk e njihte askush
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k