Pas turit nė disa vende pjesėmarrėse nė Eurovision pėr promovimin e kėngės shqiptare, kėngėtarja Rona Nishliu tashmė ėshtė nė Baku tė Azerbajxhanit ku do tė mbahet edhe Festivali Europian 2012. Nė sajtin zyrtarė tė Eurovision janė publikuar edhe datat e provave qė do tė bėjnė kėngėtarėt, pjesė e cila ka mjaft interes pasi, vecc interpretimit live, nė provėn e dytė zbulohen edhe kostumet me tė cilėt do tė ngjiten nė skenė artistėt nga e gjithė Europa. Pėrfaqėsuesja shqiptare Rona Nishliu do tė ketė provėn e parė kėtė tė diel, dhe ėshtė e pesta nė rradhė. Pas provės Rona do tė jetė edhe nė njė konference pėr shtyp pėrballė gazetarėve tė atashuar pranė Eurovisionit.
Prova e dytė e saj, provė nė tė cilėn do tė mund tė zbulojmė edhe veshjen, do tė jetė tė premten mė 17 maj nė orėn 10:30. Rona ėshtė njė prej kėngėtareve mė mė stil nė hapėsirėn shqiptare, ndaj pritet me interes edhe veshja tė cilėn ka zgjedhur pėr performancėn e saj live. Rona prezanton shqiptarėt me kėngėn Suus, me tė cilėn u shpall fituese nė festivalin e fundvitit nė RTSH. Kėnga do tė kėndohet nė shqip.





