nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Afėrdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi, dasmė tradicionale nė Shkup

  • Artikujt me te fundit:

  • Do martohem me Shpatin
  • Nuk do tė pozoj kurrė nudo
  • Shperthen!
  • Nuk duron dot Rovenėn
  • Nuk kam thene gje per Rovenen
 

Dihet tashmë që Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë një lidhje të konsoliduar bashkë. Ai është këngëtar, shqiptar nga Tetova, por shumë i dashur edhe në Shqipëri e Kosovë. Në bisedën me Afërditën nuk mund të rrimë pa i pyetur për martesën e tyre. Afërdita na tregon se e kanë në plan, shtyrja e saj ka qenë për shkak të angazhimeve të shumta dhe mungesës së kohës. Vetëm një gjë ka të sigurt, që dasmën do e bëjnë në Shkup dhe familja e Afërditës do të vijë aty momentin që ata do të martohen. Dreshaj premton për një dasmë të madhe e tradicionale.

Sapo ka dalë nga palestra e kërcimit. Buzëqesh dhe të imponon që t’i përgjigjesh me të njëjtën pamje. Është e çiltër, e për nga thjeshtësia që paraqet, nuk të jep përshtypjen se po flet me një nga modelet më të mira në Amerikë, njëkohësisht edhe Miss Kosova. Por kjo, në pamje të parë, e ka një arsye: prej 13 vjetësh jeton Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afërdita Dreshaj ka ardhur në Tiranë për një projekt televiziv, që e bën atë personazh në spektaklin “Dancing With The Stars”, ku ajo është një nga balerinat Vip. Shtatëlartësia e saj nuk kalon pa u vënë re, 182 centimetra e gjatë. Trupi i hollë bën që të gjithë të kthejnë kokën, por për Afërditën ky nuk është aspak problem, është mësuar me këto situata.

Madje na tregon se Tirana i pëlqen shumë dhe do të donte që së shpejti të vinte e të jetonte këtu, megjithëse është puna që e mban të lidhur me Amerikë. Në një bisedë me të, ne kemi mësuar më shumë për shqiptaren e Malit të Zi, e cila me modesti tregon projektet e veta dhe jetën në SHBA. Ajo na rrëfen se e ka filluar shumë rastësisht, ishte 17 vjeçare, kur një fotograf e ndalon në rrugë dhe i kërkon t’i bëjë një foto.

Vajza ishte e shoqëruar më të ëmën, e cila si fillim nuk e mirëpriti kërkesën e fotografit, por në pranin e saj bëhet fotoja dhe aty u kuptuar që aparati dhe Dreshaj rrinin shumë mirë bashkë. Tashmë që kanë kaluar tetë vjet, ajo ndihet shumë e kënaqur me punën, është e mirë paguar dhe jeton mjaftueshëm komode me pagesat që merr. Na ka treguar se ka qenë imazh i kazinove greke në Amerikë, i Lamborghinit… të gjitha nuk mund t’i përmendim. Nuk e ka problem të tregojë as pagesën. Pohon se është paguar 20 mijë euro për një set fotografik, por edhe 18 apo 15 mijë. Mbi të gjitha na zbulon edhe një sekret, që martesa e saj me Shpatin do vijë shumë shpejt, dhe ceremonia do bëhet në Shkup

Afërdita, kjo është periudha më e gjatë që po qëndroni në Tiranë?

Ka ndodhur edhe më parë. Kam ndenjur edhe vitin e kaluar me Shpatin, kur ishte ai pjesëmarrës në të njëjtin spektakël. Kështu që çdo ditë e më shumë po e dashuroj këtë vend dhe ëndrra ime është të vij të jetoj në Tiranë.

Një vit më parë shihje Shpatin të ishte konkurrent në DËS, ndërsa këtë vit jeni ju, cili është ndryshimi?

Vitin e kaluar kur ishte Shpati, unë isha më e qetë dhe më kujtohet që i thoja për ndonjë lëvizje, po bëje se është shumë e thjesht, ndërsa tani që po e përjetoj vetë, po e shoh që ka vështirësitë e veta me anët pozitive dhe negative. Tani është Shpati që më jep këshilla. Më thotë që duhet të përqendrohem e të jap më të mirën.

Është më e thjesht për ty se sa për konkurrentët e tjerë?

Kur shoh balerinë profesionistë që kërcejnë dhe bëjnë disa lëvizje, unë mendoj që kurrë nuk mund ta bëjë atë, por kam vënë re që baleti ka disa sekrete të vogla, të cilat të bëjnë dhe ato që duken të vështira të mos jenë më të tilla.

E synon çmimin?

Pse jo. Në fund të fundit kur i futesh një gare synon që të punosh në maksimum dhe pse jo të dalësh e kënaqur nga ajo garë.

Kur ta propozuan të merrje pjesë në këtë spektakël, pranove menjëherë apo u mendove dy herë?

U mendova, sepse isha në Amerikë. Atje isha e zënë me punë dhe koncerte, madje këtu kam ardhur pak me vonesë. Faktikisht mendova se të marrësh pjesë në DËS është një shënim shumë i mirë në CV e një personi. Kështu që, pse jo, të mos e kem edhe unë një të tillë.

E patët të vështirë axhendën?

Normal, e kisha shumë të vështirë sepse më duhet të lija disa gjëra në mes atje dhe këtu duhet të punoja paralelisht edhe për disa klipe.

Afërdita ju, jetoni në Amerikë?

Po. Kam lindur në Malin e Zi dhe prej 13 vitesh jetoj në Amerikë.

Si e ke filluar karrierën?

Rastësisht kam bërë një set fotografik që u pëlqye dhe dalëngadalë mu bë si punë.

Ju tha dikush që, juve jeni ekzakte për këtë punë?

Më ka ndodhur rastësisht në rrugë. Më ndali një fotograf dhe më tha a mund të bëj një foto. Mami normal nuk donte se imagjinonte ndryshe punën e modelingut. Erdhi me mua herën e parë kur kam bërë foto, e pa që njerëzit në Amerikë janë shumë seriozë sidomos në punë dhe nuk ka asgjë të keqe të bësh modelen.

Si është të jesh përballë aparatit?

O, tashmë jam shumë e lirë dhe kur shoh aparat, shndërrohem në “sexy” apo “e egër”, dmth i bëj të gjitha rolet.

Tashmë prej sa vitesh punon  në modë?

U bën tetë vite dhe jam shumë e kënaqur.

Je modele për një fushë të caktuar apo për shumë fusha?

Më shumë se modele, fotomodele dhe reklama televizive. Kam bërë shumë reklama, në disa vende, si Greqi apo Gjermani. Ka një larmishmëri fushash, duke nisur që nga produktet kozmetike, e deri te fakti që kam qenë imazh i Lamborginit dhe kazinove greke në Amerikë. Tani në Shqipëri për herë të parë do jem imazh për një kompani, të cilën nuk mund tua zbuloj për momentin, por ju them se kjo është një kontratë shumë e madhe.

Paguhet mirë një modele në Amerikë?

Shumë. Kjo është e vetmja gjë që kam bërë. Atje ke kontrata të mëdha, punë më të vogla dhe mund të jetosh mirë me një rrogë si modele.

Sa ju janë paguar juve projekte të ndryshme? Mund të na thoni shifra?

Jam paguar, 20 mijë dollarë, por edhe 18 apo 15 mijë.  Pastaj dhe në Greqi, kam kaluar shumë mirë dhe atje jam paguar mirë.

Jeton më familjen Amerikë?

Jetoj me mamin, vëllain dhe motrën.

Si është dita juaj atje ?

Çohem herët. Vishem shumë thjesht e zakonisht jam pa make-up. Ndërsa problemin e kam kur vij këtu, sa kur dal, Shpati më thotë: Kështu do vishesh? Por këtu është një stil pak më ndryshe. Pastaj bëj dhe trajtime.

Ke shoqëri atje?

Po, kam shoqe amerikane, por edhe shqiptare.

Është e bukur jeta prej modeleje?

Është e bukur, por ka edhe vështirësitë e veta, duhet ta mbash veten gjithmonë. Gjithçka ka nevojë për plotësimin e kushteve të veta.

Pak më parë më thatë se jeta juaj në SHBA është e kënaqshme, por ju dëshironi të jetoni  në Tiranë, i ke marrë parasysh problemet ?

I kam marrë parasysh, por ato janë ca probleme të vogla dhe çdo gjë ka pozitivet dhe negativet e saj. Po. Mua Tirana më pëlqen shumë, ka dhe njerëz të mirë, pastaj këtu kam krijuar një shoqëri timen. Nëse më pyesin se ku dua të jetojë në Ballkan, do zgjidhja Tiranën. Shpresoj të ma plotësojë Shpati këtë dëshirë nëse e lexon këtë intervistë (qesh).

Keni ndonjë planë për martesë?

Kemi plane, por kur, nuk e dimë. Sa herë themi: Do martohemi vitin e ardhshëm, na dalin aktivitete. Ne duam ta bëjmë një dasmë të madhe. Si fillim duam ta bëjmë tradicionale, pastaj mendojmë në rrethin e ngushtë familjar. Por kur të vijë koha është e sigurtë një gjë, që dasma do të bëhet në Shkup. Familja ime do të vijë aty, kështu e kemi planifikuar.

Do jetë këtë verë?

Jo, këtë verë jo, kemi albume, projekte.



Entela Resuli
Gazeta Shekulli

Me shume per Aferdita Dreshaj  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Big Brother 6: Elena e “BB6” angazhohet ne aktivitetet e PD-se
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k