Javës që kaloi, u publikua lajmi se çifti Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca janë ribashkuar, e më saktë sipas disa mediave në Tiranë, çifti nuk ishte ndarë asnjëherë, por kishte pasur rënie dhe ngritje si të gjitha çiftet që përjetojnë kriza në lidhjet e tyre. Por në fakt, ndarjen nga Luana këngëtari e konfirmoi ekskluzivisht në një rrëfim për ‘’Panorama plus’’. Pas shkrimeve për një ribashkim të mundshëm, ne e pyetëm përsëri Adrianin, sepse e vërtetë është që çiftet mund të ndahen e të ribashkohen, por edhe këtë radhë ai na konfirmon se ata të dy nuk janë bashkë. Në artikullin e botuar javës që kaloi, thuhej se Adriani dhe Luana kishin kaluar disa ditë pushimi gjatë festave në Mavrovë të Maqedonisë, por këtë lajm e mohon Adriani, pasi gjatë ditëve festive këngëtari ka qenë i ftuar për të performuar në disa diskoteka në Zvicër. ‘
’Jo, nuk është e vërtetë që jam bashkuar, janë vetëm fjalë’’, thekson Adriani, pasi e kontaktuam të na e konfirmojë lajmin. Ndërkohë, ne e pyetëm edhe për lajmin tjetër në lidhje me një tjetër bukuroshe, për të cilën thuhej se këngëtari ka filluar lidhje të re, por ai tregon se atë e ka fanse dhe mike. ‘’Jo, e kam pasur fanse plus e kam shoqe dhe e respektoj shumë, më ka ardhur keq që janë bërë shkrime për atë vajzë. Sa për Luanën, më vjen keq se çdo herë njerëzit që i konsideroj të afërm, i bëjnë këto lojëra dhe të njëjtët njerëz komentojnë nëpër rrjete sociale, sepse u intereson”, shton më tej Adriani, duke lënë të kuptojmë se fjalët për ribashkimin me Luanën kanë dalë nga dikush që pretendon të ribashkojë çiftin, por se lidhja mes tij dhe Luanës nuk mund të vazhdojë…
bl. re