Mjeku personal i Michael Jackson, Conrad Murray, është gjetur fajtor për vrasje të pavullnetshme. Jackson vdiq në qershor të vitit 2009. Murray doli nga salla e gjyqit në pranga pasi gjykatësi vendosi se ai përbënte një rrezik për shoqërinë. Një zyrtar ka thënë se ai është vendosur nën kontroll për shkak të mundësisë së një vetëvrasje. Kardiologut 58 vjeçar do i lexohet dënimi më 29 nëntor. Me shumë gjasë ai mund të dënohet mbi 4 vjet në burg.
Familjarët dhe fansat e Michael Jackson shpërthyen në lot me të marrë vesh dënimin.
Familjarët dhe fansat e Michael Jackson shpërthyen në lot me të marrë vesh dënimin.