Modeles Vanessa Hesler i ka kushtuar vendin e punës mbrotja që ajo i bëri familjes “Gaddaf”, gjatë një interviste të dhënë. Në interviste ajo rrëfeu jetën dhe historinë e dashurisë që kishte pasur me djalin e Muamer Gaddafit, i cili u vra sëbashku me të atin në Sirte. “Ishte një lidhje dashurie. U trondita kur mesova se çfarë kishte ndodhur. Në atë moment mu neverit çdo vend tjetër, përveç libisë”- është rrefyer gjatë intervistës modelja italo-amerikane. 23 vjeçarja gjatë bisedës shpjegoi se familja “Gaddaf” nuk është ashtu siç përshkruhet në media. Pasi, sipas saj nuk duhet besuar në gjithçka që shkruajnë apo raportojnë mediat.
Vanessa Hesler hedh akuza të renda për dy nga vendet më të fuqishme të botës Francen dhe Anglinë duke thënë se janë ato financueset e rebelëve ” Ishim ne, Franca e Britania e Madhe që financuam rebelet. Këta njerëz nuk dinë se çfarë bëjnë. Nuk mund ta besoj që Mutassim ka vdekur, e gjithë kjo është shumë e trishtë”- është shprehur modelja 23 vjeçare. Nga ana tjetër kompania “Alice” për të cilën modelja punonte ka kërkuar që ajo t’i tërheqë këto akuza, por modelja nuk e ka bërë. Sipas kompanisë ata nuk mund ta pranonin deklaraten e vajzës për konfliktet në Libi.