nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Homoseksualėt ndihen tė fyer nga kėnga e Erandės dhe Aldos

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Letër Ardit Gjebresë: “Na keni diskriminuar”

Kënga titullohet vërtet “Pa problem”, por e paska një problem. Dhe problemi është tek perceptimi që homoseksualët dhe prirja e tyre seksuale konsiderohet si “problem në gjen” nga autorët e këngës së prezantuar nga Eranda Libohova dhe Aldon Lipe në “Kënga Magjike”. Është pikërisht ky varg, që u ka vrarë veshin një grupimi që mbron të drejtat e homoseksualëve të Shqipërisë, të cilët janë ndier të ofenduar dhe njëkohësisht të diskriminuar, që një varg i tillë të jetë toleruar në një garë televizive dhe në një festival kombëtar të licencuar, në një televizion kombëtar si “TV Klan”. Kështu, në zyrën e themeluesit dhe producentit të “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, të premten në mbrëmje ka mbërritur një letër-ankesë, të cilën kemi arritur ta sigurojmë dhe ta botojmë bashkëngjitur me këtë shkrim. Letra është shkruar në emër të kauzës pro LGBT, një bashkim vajzash e djemsh që promovojnë të drejtat e LBGT (lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë) në Shqipëri dhe mban firmën e Kristi Pinderit, aktivist për të drejtat e njeriut. Pyetjes së gazetës “Panorama” se çfarë ka tingëlluar kaq shumë diskriminuese në vargjet e kësaj kënge, që shumë e kanë komentuar si një parodi, ku satirizohet jeta një femre dhe një mashkulli në Shqipëri, Kristi Pinderi përgjigjet se: “Kjo këngë ka ndjeshëm një konotacion fyes ndaj homoseksualëve, sidomos në vargun që këndohet se ky na qenka një problem, e se veçse problem, na qenka dhe në gjen!

Ata kujtojnë se bëjnë shaka me atë këngë, por në fakt është një shaka që mund të fyejë shumë  njerëz”, pohon më tej Pinderi, për vargjet e Pandi Laços, që në fakt janë perceptuar si një pjesë e një kënge me nota humori, dhe pa ndonjë pretendim të posaçëm për çmim. Sipas ligjit kundër diskriminimit, në rast se një person ose grup personash ndihen të diskriminuar, qoftë edhe indirekt (siç mund të interpretohen vargjet e kësaj kënge), personi ose personat që ndihen të diskriminuar, ankohen dhe vënë në dijeni institucionin përkatës, që në këtë rast është festivali “Kënga magjike”, që të marrë masa.

Nëse personi, që në rastin tonë i referohet themeluesit dhe producentit të festivalit “Kënga Magjike” nuk merr masa, pasi është vënë në dijeni me anë të letrës, duke kërkuar ndjesë publikisht, diskriminimi konsiderohet i dyfishtë, sepse diskriminimi nuk është bërë ndaj një personi të vetëm, por ndaj një grupi të caktuar. Pinderi sqaron po ashtu se: “Kjo këngë transmetohet në një festival të liçensuar dhe transmetohet nga një televizion kombëtar si “Tv Klan” dhe në Kushtetutë thuhet se në asnjë media nuk lejohet frymëzimi i urrejtjes apo diskriminimit racist. Sipas gjykimit tonë, vargu që u dedikohet homoseksualëve me “problem në gjen”, është diskriminues dhe i penalizueshëm”. Kristi shton se: “Letra i dërgohet një institucioni, për faktin se ankesat nuk shkojnë direkt për Eranda Libohovën, Aldon Lipen apo autorin e tekstit Pandi Laço, pasi nuk mund të ndalosh mendimin artistik, mirëpo në rastin kur ata me këtë këngë hyjnë në një garë publike, atëherë përgjegjësinë e mban institucioni. Ndaj edhe masat, në rastin konkret kërkimi i ndjesës publike, apo të paktën sqarimi se stafi i festivalit nuk synon të diskriminojë askënd, është i nevojshëm.

Letra drejtuar Gjebresë

Drejtuar: Themeluesit dhe Producentit të festivalit “Kënga Magjike”, z. Ardit Gjebrea
Për dijeni: Televizionit “Klan”, z. Aleksandër Frangaj
Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku

I nderuar zoti Gjebrea,

“Pro LGBT” (Të bashkuar pro kauzë së LGBT) është një grupim vullnetar djemsh edhe vajzash që besojnë tek të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe luftojnë për promovimin e të drejtave të  homoseksualëve në veçanti. Duke ju uruar së pari për punën e suksesshme që bëni, do të donim t’ju vinim në dijeni menjëherë për sa vijon:

Në edicionin e fundit të festivalit “Kënga Magjike”, këngëtarja Eranda Libohova këndon së bashku me gazetarin Aldon Lipe një  këngë të titulluar “ Pa problem”. Teksti i kësaj kënge, sidomos vargjet “Këtu ka shumë liri, do dalë një ligj i ri, dy burra mund të martohen në  bashki… Pa problem!”, e sidomos vargu “Problem në gjen!”, mund të perceptohet nga komuniteti LGBT në Shqipëri (lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë) si ofensive dhe fyese ndaj këtij komuniteti. Do të donim t’ju kujtojmë se në ditët tona, diskriminimi apo frymëzimi për të diskriminuar një grup shoqëror, një komunitet të caktuar apo edhe një individ të vetëm për arsye të veçantisë apo veçantive që ky grup apo ky individ mbart, mund të jetë i drejtpërdrejtë ashtu edhe i nënkuptuar, apo indirekt.

Nuk është në dëshirën dhe mundësinë tonë që ne të kërkojmë asnjë lloj censurimi apo vetë censurimi, pasi ne besojmë se kushdo ka të drejtë të shprehë mendimet e tij në forma nga më të ndryshmet, e sigurisht, arti është ndër format më të vjetra të shprehjes. Por, në rastet kur frymëzimi vetjak mund të shndërrohet në një instrument për të veçuar, përjashtuar apo edhe për të linçuar, qoftë direkt qoftë në mënyrë të nënkuptuar dikë, atëherë nuk është rasti t’ua kujtojmë se ky po është veprim i gabuar. Ne kërkojmë me mirësjellje nga ju z. Gjebrea, që të sqaroni në rastin më të parë kur ju do të kishit mundësi, se ju vetë dhe stafi juaj distancohet nga çdo akt diskriminimi, apo frymëzimi për diskriminimin. Besojmë se kjo do të ishte një përgjigje e mirë për të shmangur mundësinë  që kjo këngë  të keqkuptohet apo të perceptohet si ofensive nga komuniteti gej. Në rast të  kundërt, ne do ta marrim këtë si mosveprim dhe të dënueshëm janë sot, sipas ligjit kundër diskriminimit, jo vetëm ata që diskriminojnë, por edhe ata që  vihen në  dijeni të një  akti diskriminimi dhe nuk marrin asnjë masë. Ashtu siç edhe në Kushtetutë shprehet qartë në lidhje me median, qoftë të shkruar apo vizive, se ndalohet kategorikisht frymëzimi i urrejtjes, e kjo vlen sidomos për një televizion me status kombëtar. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju uroj dhe një herë suksese dhe ju njoftoj se një kopje të këtij komunikimi ne do ta paraqesim pranë zyrës së Komisioneres Kundër Diskriminimit në Shqipëri.

Në emër të PRO LGBT,
Kristi Pinderi
''Pa problem”, parodia që u frymëzua nga Bobby McFerrin “Don’t Worry Be Happy”

Pasi ka kaluar një vit që Eranda Libohova këndoi “Rroftë dashuria” në “Kënga Magjike” 2010, ajo këtë vit vjen me një duet ndryshe, që më shumë sesa një kënge të mirëfilltë, i ngjason një parodie të vërtetë, ku shumë artistë e kanë komentuar si eksperiment muzikor. Eranda në stilin e 15-vjeçares dhe Aldo me natyrën e tij të njëjtë dhe thumbuese të prezencës në ekran, kanë sjellë një këngë ku bëjnë gallatë dhe ironi. Në vargjet e këngës që po i botojmë në këtë shkrim, ata vijnë si një duet që përfaqësojnë përkatësisht një mashkull dhe një femër të moshës së tyre, por me telashe dhe me peripeci në një vend që quhet Shqipëri. Por, përveç kësaj, kënga me muzikë të Adi Hilës, është një frymëzim i pastër ndaj të famshmes “Don’t Worry Be Happy” të Bobby McFerrin, si në domethënien e vargjeve, ashtu dhe në ritmin muzikor. Ardit Gjebrea e prezantoi si një perfomancë të veçantë në programin “E Diela shqiptare”, pasi partneri që e shoqëronte Erandën ishte gazetari Aldon Lipe, dhe që ai prapë do e mbante të fshehur portretin e tij, ndërsa këndonte nga studioja e emisionit të mëngjesit në “Tv Klan”. Ajo që na bëri përshtypje, është se Aldon Lipe, që është skenaristi i “Kënga Magjike”, konkurron në këtë garë muzikore. Ndaj nuk është çudi që në një rast tjetër, të shohim në skenë duke kënduar pse jo dhe regjisorin, Pali Kuken.

    “Pa problem”

    Aldo: Një mëngjes, e dashura më la
    9 vjet fjetëm bashkë
    Arsye s’më dha…
    Pa problem!
    …do marr një qen
    Po tani, rrobat kush m’i lan…
    Kthehesh në shtëpi, tortelini
    s’gjen
    Pa problem…
    Supa zien…

    Eranda: Sa me fat, shefi u
    martua, shkova ta uroj,
    nga puna më pushoi
    Pa problem…
    (o ç’paska qenë…)
    Këtu ka shumë liri,
    do dalë një ligj i ri…
    Dy burra mund t’martohen
    në Bashki…
    Pa problem…
    …problem në gjen!!!
    Pa problem, pa problem,
    Pa problem, pa problem
    Do marr një qen…

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Ja VIDEO e Florit, paralajmeroi 1 jave me pare shtatzenine e Elvanes
Vipat Shqiptar: Bes Kallaku, kendon per skifterat ne dasmen e motres ( Video)
Vipat Shqiptar: Aktorja shqiptare: Nuk bej jete luksoze, fatkeqesisht s'kam dashnor me X6
Vipat Shqiptar: Xhesika Berberi ndahet nga i dashuri, ja pse cifti simpatik i dha fund lidhjes
Vipat Shqiptar: Ermal Mamaqi: Udhetimi im ne 'Digitalb' ka perfunduar!
Vipat Shqiptar: Eneda ofendon rende komentuesin: Ik ha ndonje cap buke gjekundi
Vipat Shqiptar: Cani sheh Bleonen topless: 'Nuk kisha pare gjoks te atille'
Ciljeta: Ciljeta flet per lidhjen me Alban Hoxhen (Video)
Bleona Qereti: Bleona Qereti: Ja pasaniket qe me kane dhene miliona (Video)
Vipat Shqiptar: Rosela Gjylbegu shperthen kunder Olti Currit, opinionisti e sulmon ashper
Top Modele: Angela Martini pershendet...me te pasme
Kristiano Ronaldo: Ja pse u nda Ronaldo nga Irina
Vipat e Huaj: Nga rrenojat e Kosoves ne karrigen e 'The Voice UK'
Hollywood: 'Taken 3', filmi me i shikuar ne SHBA dhe Kanada
Top Modele: Modelja ruse, apel djemve per te mbetur shtatzene
Vipat Shqiptar: Cohuni shqiptare! Ju flet Rita Ora
Vipat e Huaj: Rita Ora nudo ne Instagram
Vipat e Huaj: Rita Ora: Me pelqen te flirtoj me te gjithe
Vipat e Huaj: Amerikanet: Shqiptari Action Bronson, 'Zoti i ri' i repit
Top Modele: Irina Shayk ndihej 'e shemtuar' krah Ronaldos
1 Vipat Shqiptar
2 Zajmina
3 Banorėt e Big brother
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Altuna Sejdiu
8 Bleona Qereti
9 Genta Ismajli
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ermal Fejzullahu
13 Ingrid Gjoni

REKLAMA

.al

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt



Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet
ShqiperiaCom Sh.p.k