Ndryshe nga herët e tjera, që nëpër kopertina shfaqen femra seksi dhe shumë elegante, këtë radhë revista e njohur kosovare “Select” ka bërë përzgjedhjen e imazhit të kantautorit Florian Mumajesi që të shfaqet në kopertinën e këtij muaji. Revista shitet vetëm në Kosovë, por duke llogaritur që Flori atje është shumë i preferuar, ndodh që shitja të kalojë shifrat e atyre numrave kur në kopertina publikohen femra të zhveshura. Kjo është hera e parë që Flori zë vend në një kopertinë reviste në Kosovë, pasi siç treguam, në të shumtën e rasteve përparësi u jepet femrave të showbizit, për shkak të tërheqjes së vëmendjes. Përveç fotosesionit të realizuar, Flori ka dhënë dhe një intervistë shumë interesante, ku lavdëron tej mase këngëtaren, e cila është nën menaxhimin e tij, pra Elvana Gjatën, duke thënë se nga të gjitha Elvana është më e mira. Por nuk është konstatim vetëm i tij, Elvanën e duan të gjithë në Kosovë. Në këtë revistë të veçantë, personazhet nga Shqipëria që përzgjidhen për kopertinë janë të rralla. Ka qenë Jonida Maliqi dhe Alban Skënderaj, së bashku me Miriamin, të tjerë jo, të paktën deri më tani.
bl. re
bl. re





