Është vetëm 15 vjeçe, por surprizon për sensualitetin jo tipik të moshës. Fjala është për këngëtaren Eni Koçi, motra e vogël e Greta Koçit. Pavarësisht se ka tri vite aktivitet në skenën muzikore shqiptare (e nisi me këngën “Shpresë kërkon nga ti”, ku shfaqej një vogëlushe), Eni është vetëm një adoleshente, pamja e së cilës ka ndryshuar me ritme marramendëse. Nga veshjet e dikurshme sportive dhe modelet ekstravagante të flokëve, po t’u hedhim një sy fotove të saj më të fundit, të realizuara nga fotografi Endrit Mërtiri, Eni e hitit “So hot” nuk ka ngurruar aspak të veshë një fustan shumë të shkurtër të tyltë - tendencë e sezonit, si dhe të stilojë flokët në modelin e parapëlqyer të Rihanës, me shumë kaçurrela të vogla.
Me një shikim intrigues dhe provokativ, Eni, e cila dje ka shënuar bashkë me shumë nxënës të tjerë ditën e parë të shkollës; duket se ka dashur të ngjajë fiks si divat e muzikës. Jo më kot edhe ka bërë një këngë me të cilën ka konkurruar në edicionin e shkuar të “Kënga Magjike”, me titullin “Diva” në bashkëpunim me reperin Capital T. Ndoshta këngëtarja, e cila në prezantimet televizive paraqitet me një elokuencë për t’u pasur zili; ka qëllim që të tregojë më e madhe sesa është, pasi e njëjta gjë ka ngjarë edhe me të motrën e saj, Gretën,e cila ka nisur karrierën kur ishte vetëm 14 vjeçe, por tregonte më tepër.