Dy bukuroshet shqiptare që garojnë në edicionin e sivjetëm të “Miss Universe”-it, Xhesika Berberi, e cila përfaqëson Shqipërinë dhe Afërdita Dreshaj që përfaqëson Kosovën, kanë dhënë intervistat respektive për faqen zyrtare të “Miss Universe”, me qëllim që jo vetëm të “matet” inteligjenca e vajzave pjesëmarrëse, të shihet niveli i gjuhës angleze që ato flasin, por edhe secila prej tyre të ketë shansin të bëjë sa më shumë fansa, gjë që rrjedhimisht çon në një numër më të lartë klikimesh. Siç e kemi shkruar edhe më parë, këtë vit, ndryshe nga edicionet e tjera, votat “on line” janë ato që do të mund t’i çojnë bukuroshet e gjithë botës në finalen e “Miss Universe 2011” që mbahet më Sao Paolo të Brazilit më 12 shtator dhe ku marrin pjesë 89 vende. Tri pyetjet që u janë drejtuar miseve tona kanë qenë të njëjta dhe më konkretisht: A besoni se ka jetë në planetët e tjerë? Çfarë avantazhesh kanë femrat në raport me meshkujt dhe çfarë kafshe do të donit të ishit në një jetë tjetër? Si për ironi, ose më mirë të themi për koincidencë, përgjigjet e Xhesika Berberit dhe Afërdita Dreshajt (e cila flet një anglishte të shkëlqyer për shkak se ka jetuar shumë vite në SHBA), kanë qenë thuajse identike.
Më konkretisht, që të dyja vajzat janë përgjigjur se besojnë se ka jetë edhe në planetë të tjerë, madje Xhesika lexon libra mbi këtë temë, kurse Afërdita shtoi se përderisa ka jetë në tokë, përse të mos ketë në planetë të tjerë? Sa i takon avantazheve të femrave mbi meshkujt, të dyja kanë qenë të mendimit se femrat gëzojnë ardhjen në jetë të një fëmije, mbajtjen në bark për nëntë muaj, ndërsa kur ka ardhur puna te kafshët, sërish të dyja kanë zgjedhur felinin, nëse do të kishin mundësi të ishin kafshë në një jetë tjetër. “Macet janë shumë të bukura, të ndjeshme, por njëherazi edhe të forta”, - janë shprehur dy miset, ndërsa Xhesika ka shtuar se ka një të tillë në shtëpi, por i ka zgjedhur macet edhe sepse ato kanë 7 jetë. Afërdita nga ana e saj ka shtuar edhe një detaj estetik, macet kanë sy shumë të bukur, mesa duket fiksimi i saj. Mund të jetë edhe një rastësi e thjeshtë, por të bie në sy mënyra e përgjigjes së tyre, ndoshta vajzat janë instruktuar edhe më parë me natyrën e pyetjeve që do t’u bëheshin, ose ndoshta edhe gabohemi, pyetjeve të tilla, me shumë mundësi pjesa më e madhe e femrave do t’u përgjigjeshin njëlloj. Fatmirësisht, që të dyja përfaqësueset seksi gëzojë mbështetjen e Fadil Berishës, fotografit zyrtar të “Miss Universe”, eventit me patentë të Donald Trampit.