nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Zbulohen fotot dhe detajet e lidhjes sė Lorik Canės me anglezen e pasur 40-vjeēare (FOTO)

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Shkrime të shumta mbi jetën e tij private gjithmonë kanë zgjuar interes jo vetëm tek opinioni shqiptar, por dhe ai i huaj. Sa ishte në Francë, futbollistin e njohur shqiptar e kanë lidhur me shumë femra të njohura dhe të bukura, ndërkohë dhe tek ne nuk është kursyer aspak nga femrat e ekranit, që nga modelet e deri tek këngëtaret. Për pak kohë sa ishte në Turqi nuk është zbuluar ndonjë lidhje intime, por thuhej se Canën atje e vizitonin femra të ndryshme nga mbarë bota. Ai ishte i lidhur edhe me një modele braziliane, por lidhja e tyre tashmë ka përfunduar. Cana është transferuar në një klub italian, por për jetën e tij ka më për të folur. Kemi shkruar disa herë që këngëtaren Adelina Tahiri e ka kërcënuar një angleze me emrin Xhema. Atë do zbulojmë këtë radhë, kush është dhe çfarë pasioni ka. Flitet se është diku rreth të 40-ave, por nga fotot nuk jep pamje të kësaj moshe, ndoshta nga ndikimi i operacioneve plastike. Ku i dihet…



Po çfarë flitet në internet në lidhje me rastin në fjalë? Duke bërë disa hulumtime mbi Xhemën dhe veprimtarinë e saj, aty ku edhe shkruhej mbi jetën e Lorikut, hasëm në disa komente në formë anonime, të cilat ishin shkruar në gjuhën angleze, por ne i sjellim të përkthyera në shqip. “Mendova se ai (Loriku) është në lidhje me Xhema Bertenshaw? Harxhimi i viteve me Canën, ndërsa ai jeton me Xhemën është një gjë e poshtër. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Cana është i neveritshëm. Megjithatë Adelinës i duhet më shumë pjekuri për shkak se është shumë e re, kurse Loriku shfaqet si një fëmijë në këtë rast”, përfundon komenti. Nga hulumtimi që i kemi bërë profilit të Xhemës, kemi vënë re që lidhja e tyre daton prej disa viteve ose më saktë të themi që nga viti 2009, ku janë vendosur fotot nga festat e ndryshme në të cilat ka marrë pjesë edhe Cana i shoqëruar nga Xhema. Kjo e fundit në disa imazhe të publikuara ka lënë komente duke thënë se është ky i dashuri im. Këtë lidhje Loriku nuk e ka pranuar në ndonjë intervistë, por ja që faktet flasin ndryshe. Se çfarë e mban në lidhje me Xhemën, pasuria apo diçka tjetër, këtë nuk kemi arritur ta kuptojmë, të paktën deri më sot.

VITIN E KALUAR CANA DHE XHEMA HAPËN FERMËN E KUAJVE

Qendra sportive e kuajve “Illyria” është themeluar në vitin 2010 nga Lorik Cana (Shqipëri) dhe XhemaBertenshaw (UK), kështu shkruhet në faqen zyrtare të qendrës. Ekipi është formuar kur çifti Cana dhe Bertenshaw kanë blerë një kalë kur ishte në moshën 4-vjeçare, në maj të vitit të kaluar si formë investimi. Xhemaka pasur gjithmonë pasion kuajt dhe ka në pronësi të saj kuaj të ndryshëm, të cilët kalërohen këto 10 vitet e fundit. Ajo kuajt i ka blerë në Gjermani me ndihmën e trajnerit të saj Adrian Marsh. “Princi i Ilirisë” quhet kali i preferuar i Xhemës dhe Lorikut, i cili ka garuar në garën e tij të parë duke fituar në qark kombëtar gjerman dhe ka një normë 100% të suksesit dhe ende sot e kësaj dite ndan gjithmonë fitore.

Për shkak të kombësisë së Lorikut, krenar për vendin dhe flamurin e tij kombëtar, ata kanë vendosur që gjithmonë të konkurrojnë me kuajt nën ngjyrat e Shqipërisë dhe kjo u miratua, pasi edhe logoja e ekipit të tyre “Iliria Sport” mban stemën e flamurit kombëtar. Në muajin maj të vitit të kaluar Xhemableu një tjetër kalë për ditëlindjen e Lorikut. Disa muaj më vonë, ajo përsëri bleu një tjetër kalë për Lorikun dhe ky kal mbante në kokë një shenjë të bardhë që simbolizonte hartën e Kosovës, pra vendlindjen e Lorik Canës. Megjithatë, ata gjithmonë kanë pasur në plan për të vënë Shqipërinë në hartë në këtë disiplinë sportive dhe kanë hedhur poshtë gjashtë figura për një kalë superstar të ri, për ta mbajtur atë në ekip, duke shpresuar se një ditë do të konkurrojnë në Olimpiadë me flamur dhe ngjyra të Shqipërisë. Xhema në Manchester City zotëron një ranch të quajtur “Casall CC”, madje edhe atje kujdesen për shumë kuaj, të cilët marrin pjesë nëpër evente të ndryshme në mbarë botën.

 

BLERAND REXHEPI

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Ja VIDEO e Florit, paralajmeroi 1 jave me pare shtatzenine e Elvanes
Vipat Shqiptar: Bes Kallaku, kendon per skifterat ne dasmen e motres ( Video)
Vipat Shqiptar: Aktorja shqiptare: Nuk bej jete luksoze, fatkeqesisht s'kam dashnor me X6
Vipat Shqiptar: Xhesika Berberi ndahet nga i dashuri, ja pse cifti simpatik i dha fund lidhjes
Vipat Shqiptar: Ermal Mamaqi: Udhetimi im ne 'Digitalb' ka perfunduar!
Vipat Shqiptar: Eneda ofendon rende komentuesin: Ik ha ndonje cap buke gjekundi
Vipat Shqiptar: Cani sheh Bleonen topless: 'Nuk kisha pare gjoks te atille'
Ciljeta: Ciljeta flet per lidhjen me Alban Hoxhen (Video)
Bleona Qereti: Bleona Qereti: Ja pasaniket qe me kane dhene miliona (Video)
Vipat Shqiptar: Rosela Gjylbegu shperthen kunder Olti Currit, opinionisti e sulmon ashper
Top Modele: Angela Martini pershendet...me te pasme
Kristiano Ronaldo: Ja pse u nda Ronaldo nga Irina
Vipat e Huaj: Nga rrenojat e Kosoves ne karrigen e 'The Voice UK'
Hollywood: 'Taken 3', filmi me i shikuar ne SHBA dhe Kanada
Top Modele: Modelja ruse, apel djemve per te mbetur shtatzene
Vipat Shqiptar: Cohuni shqiptare! Ju flet Rita Ora
Vipat e Huaj: Rita Ora nudo ne Instagram
Vipat e Huaj: Rita Ora: Me pelqen te flirtoj me te gjithe
Vipat e Huaj: Amerikanet: Shqiptari Action Bronson, 'Zoti i ri' i repit
Top Modele: Irina Shayk ndihej 'e shemtuar' krah Ronaldos
1 Vipat Shqiptar
2 Zajmina
3 Banorėt e Big brother
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Altuna Sejdiu
8 Bleona Qereti
9 Genta Ismajli
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ermal Fejzullahu
13 Ingrid Gjoni

REKLAMA

.al

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt



Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet
ShqiperiaCom Sh.p.k