Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”, edhe pse në kërkim për gjobëvënie ia ka dalë që të kundërshtojë masën e sigurisë “arrest me burg”. Kërkesa që kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda tashmë është pranuar në dhomën e këshillimit dhe pritet t’i nënshtrohet gjykimit. Lushaj, nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë që Apeli ka vendosur, pasi dyshohet se së bashku me katër persona të tjerë ka kanosur me qëllim marrjen e pasurisë regjisorin e njohur Leonard Bombaj.
Në Gjykatën e Lartë, tashmë për këtë çështje është hedhur edhe shorti elektronik që ka përcaktuar kolegjin penal me relator gjyqtarin Aleksandër Muskaj. Kundërshtimi i masës së sigurimit “arrest me burg”, që mbetet ende e paekzekutuar nga policia, pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata e Lartë më 13 korrik. Bashkë me të, rekurs ka bërë edhe punonjësi i policisë, Elis Basha, i cili, gjithashtu sipas prokurorisë për Krime të Rënda, është bashkëpunëtor në gjobëvenien ndaj regjisorit Leonard Bombaj. Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet nga kreu i dhomës penale në Gjykatën e Lartë, gjyqtari Gani Dizdari mëngjesin e 13 korrikut.
Dy të kërkuarit, së bashku me dy persona të tjerë dhe ish-studenten e Bombajt, 15-vjeçaren A.Xh., sipas prokurorisë, kanë kanosur me qëllim marrjen e të hollave nga regjisori, ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë. Por pavarësisht se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur ndaj të dyshuarve masën e sigurisë “arrest me burg”, vendim ky i marrë rreth një muaj e gjysmë më parë, policia ende nuk ka ekzekutuar vendimet e gjykatës. Argumenti që policia ka paraqitur në prokurori ka të bëjë me mosgjetjen në adresën zyrtare të të dyshuarve, version ky që sipas prokurorisë duket pak i besueshëm. Tashmë beteja ligjore është zhvendosur në Gjykatën e Lartë, e cila pritet të japë verdiktin përfundimtar për këtë çështje që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm të mosekzekutimit të vendimeve të gjykatës nga policia.
Sipas Krimeve të Rënda, rezulton se më 22 korrik të vitit të shkuar, katër të dyshuarit, në shoqërinë e ish-studentes së Bombajt, e cila e akuzoi regjisorin për përdhunim, kanë shkuar në shtëpinë e tij duke e kërcënuar dhe kërkuar të holla. Po atë ditë, tre prej të dyshuarve së bashku me vajzën kanë shoqëruar regjisorin drejt një banke në rrugën e Elbasanit, ku ka tërhequr shumën prej 500 mijë lekësh nën presionin e të rinjve.
Ky fakt denoncohet në deklarimet e Bombajt, i cili thotë se në bankë ata kanë shkuar me automjetin e tij, të cilin të dyshuarit e kanë shitur kundrejt shumës së 5 mijë eurove, edhe pse vlera e makinës ishte të paktën dyfish. Gjatë hetimit të çështjes, prokuroria ka sekuestruar filmimet e kryera nga kamerat e bankës ku janë tërhequr paratë, ku duket fare qartë automjeti tip “Benz” në pronësi të Bombajt me targë TR 9485 L dhe të rinjtë që e shoqëronin atë. Makina ka ndaluar në krah të bankës dhe prej andej ka dalë regjisori Bombaj, i cili pasi ka tërhequr në bankomat shumën prej 500 mijë lekësh ka hipur sërish në makinën që nuk drejtohej prej tij.