nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Zhaku dhe Kastro, bashkė kundra rrymės

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Ditët e fundit, në rrjetin social Facebook, në internet është kthyer gati në një himn, kënga “Mos voto”. Një këngë/lëvizje, realizuar nga Zhaku dhe Kastro Zizo, dy personazhe mjaft interesantë të botës së show-bizz-it në vend. Por ndërsa kërkonim arsyet, përse një këngë kundra rrymës në këtë kohë zgjedhjesh vendore, zbuluam se dyshja Zhaku-Kastro, me seriozitet dhe me ide mjaft origjinale, do të sjellin në tregun muzikor një album. Një album muzikor aspak të ngjashëm me atë çfarë qarkullon sot. Këtë e kemi kuptuar nga fabulat interesante dhe të larmishme, që do të sjellë albumi i tyre, që siç thotë Kastro “Do të jetë një revolucion në industrinë tonë muzikore”!

Zhaku, përse një këngë kundër rrymës?

Është një këngë, që ne preferojmë ta konsiderojmë si lëvizje, lëvizje sensibilizuese. Ne nuk synojmë të ndryshojmë realitetin, ne synojmë të jetojmë në një realitet më të mirë, duke mos premtuar ndryshime dhe demagogji. Nuk është fare qëllimi ynë ky, ne duam të nxisim reflektimin te qytetarët, që përse duhet ta japim votën.

Kjo sepse ju nuk jeni dakord me kandidatët?

Kjo, sepse e para kandidatët janë imponuar nga politika, gjë që është e padrejtë kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale. Është një sistem i cili nuk e llogarit opinionin dhe nevojat e qytetarit, ne jemi gjithë kohën të shtypur nga demagogjia, me një propagandë që shfrytëzohet nga taksat tona. Dhe ne, në këmbim, marrim si shpërblim vetëm premtime. Përderisa ky është një realitet, ku ne nuk marrim mësime nga e kaluara dhe nuk do të ndryshojë, edhe përsa kohë ne vazhdojmë dhe mendojmë se duhet të votohet, këtë herë kemi të vetmen mundësi, që është në një shoqëri demokratike një formë proteste paqësore që nuk synon aspak të shkatërrojë apo prishë, por të tregojë sesa i padrejtë është sistemi! Duke mos votuar, njerëzit do të kishin mundësi të reagonin të mos ishin më të nënshtruar dhe të tregojnë se së pari sovran është populli dhe pastaj shteti. Unë vetë nuk do të votoj!

Zhaku, ju nuk keni realizuar vetëm një këngë me Kastron, por po bëni një album. Si lindi ideja për të?

Në fakt lindi nga një këngë që unë kisha në kokë, të cilën e dija që vetëm unë dhe ai do të mund ta bënim atë. Ne jemi shumë shok, miq prej vitesh dhe kemi marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Unë e admiroj shumë atë për talentin që ka, që në të shumtën e rasteve nuk evidentohet në fakt. Hera e parë ishte kur shkova në studion e tij dhe i thashë do bëjmë një gjë bashkë dhe kënga në fakt është e lezeçme, pasi bën fjalë për një vajzë e cila nuk ka silikon, por që kërkon si çdo njeri dashuri. Por në këtë shoqëri ku të gjithë janë të prirur drejt sipërfaqes, drejt fryrjeve artificiale, meshkujt janë pak më të prirur pikërisht drejt bukurisë artificiale. Dhe pikërisht në këngë zhvillohet ky dialog. Por duke punuar pastaj Kastro kishte nisur një këngë tjetër që është shumë e bukur, e cila është pak personale, një histori tradhtie. Dhe u futa aty bëra dhe unë pjesën time dhe ajo e konsolidoi bashkëpunimin tonë, aty ne kuptuam që duhet të bëjmë diçka bashkë dhe filloi të na pëlqente shumë bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Ne të dy kemi gjetur një harmoni perfekte, ku unë krijoj gjërat e mia, Kastro gjërat e veta dhe neve ndërthurim shumë mirë atë çfarë krijojmë dhe rezultati është se na pëlqen ajo që krijojmë!

Çfarë fryme do të ketë albumi?

Në këtë përmbledhje këngësh që ne jemi duke bërë, ka shumë elementë folklorik. Ne kemi një këngë epike, që është fantastike dhe është historia e Doruntinës dhe Konstadinit, e cila është e mbushur e gjitha me elementë folklorik. Besoj se të gjithëve do t’ua rikthejë pak atë nevojën për më shumë besnikëri. Jemi përpjekur ta ruajmë besën e shqiptarit, që është edhe thelbi i fabulës së këngës. Apo nevojës për të qenë pranë familjes, pasi qëkurse shqiptarët janë shpërndarë nëpër botë, duket se janë shkëputur pak marrëdhëniet njerëzore. Është këngë epike, por shumë e bukur, me elementë folklorike nga veriu dhe jugu. Është gjithashtu një këngë tjetër që bën fjalë për një “gjuajtje, si një mashkull kap një femër”. Ideja është se çfarë i bën një mashkull një femre mbasi e ka “kapur”. Duke punuar për këto gjërat e tjera, një natë (pasi në studio shkojmë pasi mbarojmë punët e tjera), donim të bënim diçka të errët dhe na doli pikërisht shprehja “Mos voto”, këngë që është realizuar për një natë dhe po ka shumë sukses në internet. Shpresojmë që të transmetohet edhe në disa televizione. Megjithatë, në këtë botë me televizione të blerë dhe të shitur, jo tek të gjithë do të ketë mundësi të shfaqet.

Ndërkaq ka nisur transmetimin spoti i emisionit tuaj “Zhoushou”. Kur do nisë të shfaqet ai?

“Zhoushou” do të nisë në datë 28, në kanalin “T” në Digitalb, çdo të enjte në orën 9 të darkës. Është një program satirik, problematik, kritik, i cili përmban në vetvete, të gjithë dramën që po përjetojnë shqiptarët, përballë një televizioni që shpesh herë është i shpërdoruar dhe, edhe pak demode do të thoja, shumë i shfrytëzuar dhe me shumë propagandë, një televizion i blerë nga politika. Paradizon gjithashtu një shoqëri të trullosur fare, një shoqëri ku më shumë se njerëz kemi dele, transparente madje (qesh), dhe bën fjalë gjithashtu për një politikë e cila na është vënë si lak në fyt që po na shtrëngon çdo ditë e më shumë. Më shumë “Zhoushou” synon të ndërgjegjësojë njerëzit mbi të drejtat që kanë. Por ne nuk mund të bëjmë moral e propagandë, përderisa ne pikërisht propagandën luftojmë, ajo gjë vjen vetë në momentin që ti evidenton problemet e jetës së përditshme në mënyrë satirike. Aty ka edhe njerëz të famshëm, që do të japin një intervistë në lidhje me temën e javës, pasi në fund të fundit bëhet fjalë për një emision të përditshëm, nga ku dalin kanale shumë të çuditshme, të cilat nisin e flasin me teleshikuesin. Doja t’u thoja dhe këtë gjë, njerëzit nuk duhet të kenë ndonjë pritshmëri, pasi edhe realiteti nuk na ofron ndonjë pritshmëri, por ai është program eksperimental dhe unë shkatërrimin e kam shndërruar në art. Jam e lumtur për këtë, por shpresoj të shkoj sa më mirë.

Kastro: Tingujt tanë do të bëjnë revolucion

Kastro, një album me Zhakun? Si u puqët në këtë ide?

Pasi unë erdha në Shqipëri u takuam me Zhakun dhe duke punuar, lindi krejt natyrshëm ideja. Ishte diçka që Zhaku e kishte aty brenda dhe donte ta nxirrte në pah. Unë po ashtu kisha ca kohë pa punuar dhe nuk është se lindi ideja, ishte një shkak pasojë, që kishte lindur disa vite më parë dhe duhet të përfundonte në këtë pasojë, që të dy të ritakoheshim dhe kishte nevojë muzika e njërës palë me muzikën e palës tjetër për t’u shprehur. Nuk është se lindi ideja, lindi ndjesia për t’u thënë njerëzve ‘hapni sytë”!

Dhe njerëzit do t’i hapin sytë dhe do të kenë vëmendjen kur Zhaku dhe Kastro bëhen bashkë?

Ne gjithmonë e kemi bërë këtë tek e tek, por momentin që bashkohen forcat, vëmendja është më shumë se dyfish!

E në fakt do të realizoni një album…

Pjesa e albumit lindi rrjedhimisht te kënga e 3-të ose e 4-t, sepse ne e pamë që vërtetë ishim duke bërë punë të mira dhe unë jam njeri shumë skeptik, sidomos kundrejt vetes sime. Unë quhem Klevis dhe nëse ky Klevis do të kishte qenë një njeri tjetër, Klevisi garant do të ishte vrasësi i Kastros. Por ama ky Klevisi me Kastron është transformuar tashmë në një “Kastriot” (emër i vënë nga Zhaku) dhe ky Kastrioti ka filluar të bëjë gjëra relativisht të mira, Zhaku i ka nxjerrë Kastriotit mirësinë e tij.

Pra këtë ja dedikon Zhakut?

Kjo është merita e Zhakut, por është meritë e një rrjedhe të madhe që ndodh zakonisht në jetë.

Ky album do të vijë pas albumit tuaj personal pak muaj më parë, çfarë mendon se do të reformojë Kastroja te vetja kompozitor këtë herë?

Albumi im ka qenë një përmbledhje e punëve të mia të fundit në tre vite e gjysmë dhe ky album i ri, sjell rishikimin e vetes te gjithsecili njeri që do ta dëgjojë. Çdo këngë nga kënga në këngë ka një fabul interesante dhe realiste. Janë këngë psikologjike do të doja t’i quaja, sepse njeriu komunikon me tingujt dhe ne me tingujt kemi dashur që të japim perceptimin, si Zhaku, si unë, pavarësisht se na ka ardhur në mënyrë fëminore pa paramendim. Thjesht njeriu në këtë album do të shohë veten e vet, ashtu siç është.

Ka një larmi fabulash dhe muzike fare të pangjashme mes tyre. Inspirimi i tyre është pasi keni dëgjuar tekstet e Zhakut?

Ka qëlluar gjithmonë që inspirimi ka qenë shumë i përbashkët dhe me të gjitha materialet që Zhaku është autore në kuptimin e plotë, unë kam qenë suportues i madh, siç ka qenë ajo suportuese shumë e madhe e materialeve të mia. Ne të dy kemi bërë një lloj simbioze të çuditshme dhe shumë të mirë, sepse i kemi dhënë besim njëri-tjetrit. Unë e di kur Zhaku shkruan dhe kur Zhaku kompozon, sepse Zhaku është një kompozitore shumë e mirë në shpirt dhe ka filluar që unë i quaj merita vetes që i kam çelur një lloj dere, që Zhaku ndihet mirë aty për të kompozuar. Në sensin artistik, ne e kemi suportuar mjaft njëri-tjetrin muzikalisht dhe që mendoj se më parë ka qenë i mbyllur. Unë gjendem mirë me Zhakun dhe mendoj se tingujt që ne kemi bashkuar do bëjnë revolucion!

Kastro, cili është opinioni yt për Zhakun si këngëtare në këtë rast?

Zhaku ende nuk ka firmosur për mua dhe kjo, në një mënyrë ose në një tjetër, është një lloj informacioni që të gjithë producentët në qarkullim do ta kenë dhe unë e kam me shumë frikë se do të fillojnë t’i kërkojnë kontrata afatgjata Zhakut (qesh).

(Ndërhyn Zhaku) Unë i thashë që unë jam e jotja.

Eh, kjo më tha mua që unë jam e jotja. Por në fakt unë gjatë gjithë karrierës sime kam kaluar shumë nga këto “jotrat” (qesh). Sepse për hir të së vërtetës, kam parë që i kam bërë këngëtare kanë ecur, kanë bërë lekë dhe pastaj …. Në fakt praktikisht me gjithë këtë që thashë do të konkludoja se Zhaku ka vlera të mira vokale të larta.

Dhe kur do të jetë koha që do të dalë albumi?

Në fakt gjatë rrugës doli albumi siç thashë, por meqë gjithë industria jonë muzikore është në varësi të emigracionit dhe meqë përsëri i paraprin meritave që këngët janë shumë ’club’, të gjitha këngët, pavarësisht se kanë tematika të ndryshme nga njëra- tjetra, shpesh herë sociale apo edhe psikologjike, që luhet me subkoshiencën e një njeriu, përsëri e ka destinacionin që edhe në një club, apo kudo të jesh, do të kërcehet. Besoj në pranverë, që përfundon më 22-23 qershor, jemi gati.

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Ja VIDEO e Florit, paralajmeroi 1 jave me pare shtatzenine e Elvanes
Vipat Shqiptar: Bes Kallaku, kendon per skifterat ne dasmen e motres ( Video)
Vipat Shqiptar: Aktorja shqiptare: Nuk bej jete luksoze, fatkeqesisht s'kam dashnor me X6
Vipat Shqiptar: Xhesika Berberi ndahet nga i dashuri, ja pse cifti simpatik i dha fund lidhjes
Vipat Shqiptar: Ermal Mamaqi: Udhetimi im ne 'Digitalb' ka perfunduar!
Vipat Shqiptar: Eneda ofendon rende komentuesin: Ik ha ndonje cap buke gjekundi
Vipat Shqiptar: Cani sheh Bleonen topless: 'Nuk kisha pare gjoks te atille'
Ciljeta: Ciljeta flet per lidhjen me Alban Hoxhen (Video)
Bleona Qereti: Bleona Qereti: Ja pasaniket qe me kane dhene miliona (Video)
Vipat Shqiptar: Rosela Gjylbegu shperthen kunder Olti Currit, opinionisti e sulmon ashper
Top Modele: Angela Martini pershendet...me te pasme
Kristiano Ronaldo: Ja pse u nda Ronaldo nga Irina
Vipat e Huaj: Nga rrenojat e Kosoves ne karrigen e 'The Voice UK'
Hollywood: 'Taken 3', filmi me i shikuar ne SHBA dhe Kanada
Top Modele: Modelja ruse, apel djemve per te mbetur shtatzene
Vipat Shqiptar: Cohuni shqiptare! Ju flet Rita Ora
Vipat e Huaj: Rita Ora nudo ne Instagram
Vipat e Huaj: Rita Ora: Me pelqen te flirtoj me te gjithe
Vipat e Huaj: Amerikanet: Shqiptari Action Bronson, 'Zoti i ri' i repit
Top Modele: Irina Shayk ndihej 'e shemtuar' krah Ronaldos
1 Vipat Shqiptar
2 Zajmina
3 Banorėt e Big brother
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Altuna Sejdiu
8 Bleona Qereti
9 Genta Ismajli
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ermal Fejzullahu
13 Ingrid Gjoni

REKLAMA

.al

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt



Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet
ShqiperiaCom Sh.p.k