nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Matko dhe Gerta, nė pritje tė Lunės

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Matko Damjati nuk ka bërë shumë gola gjatë karrierës së tij, por ndoshta ka bërë golin më të bukur të jetës. Ishte njohja me këngëtaren dhe moderatoren televizive, Gerta Heta. Erdhi në Shqipëri, u martua dhe tani është duke pritur një fëmijë. Ardhja në këtë vend nuk i doli fort keq! Erdhi për të luajtur në klubet sportive shqiptare. Jo vetëm futbollistët shqiptarë janë martuar me vajza të huaja, por edhe futbollistët e huaj janë martuar me vajza shqiptare. Shembulli konkret është Matko Damjati, kroati i vendosur prej viti 2009 në Shqipëri, tashmë jo vetëm që po vazhdon një karrierë futbollistike këtu, por edhe jetën familjare. Njohja e tyre ka qenë krejt rastësore, në një nga restorantet e Tiranës. Nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë, por si do që të ketë qenë, ajo përfundoi në martesë. Tashmë, po jetojnë pritjen e ëmbël të një vajze që do të quhet Luna. Në këtë intervistë, Matko na tregon për historinë e tij të dashurisë me Gertën, njohjen e tyre dhe lumturinë që po jetojnë për faktin se së shpejti do të bëhen prindër.

Matko, kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

Kam ardhur para 2 vjetësh, pasi fillova të luaj me skuadrën e Skënderbeut të Korçës. Kam luajtur atje 6 muajt e parë në Shqipëri.

Cila ishte përshtypja e parë që krijuat për këtë vend?

Impresionoi i parë ishte shumë i mirë, sepse ndalesa e parë ishte një aeroport modern dhe totalisht ndryshe nga gjithçka kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë. Njerëzit që më pritën ishin mjaft miqësorë. Mund të them se Shqiptarët janë njerëz miqësorë.

Përveç punës si futbollist, këtu gjetët edhe diçka tjetër, tashmë bashkëshorten tuaj. Na tregoni pak kur e keni parë Gertën për herë të parë?

Gertën ma prezantoi një mik i përbashkët në një bar të Tiranës.

Cili ishte reagimi juaj, ishte dashuri me shikim të parë?

Nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Pas takimit tonë të parë, mua më duhej të kthehesha në Korçë e nuk kishim këmbyer as numra telefoni.

Po hera e dytë, si ndodhi që u takuat?

U takuam krejt rastësisht në një restorant të Tiranës, ku ajo po drekonte me një shoqe e unë me një shok. Në atë kohë, unë isha kthyer të jetoja në Tiranë, pasi luaja me Kastriotin e Krujës.

Çfarë ju pëlqeu më shumë tek ajo?

Gjëja që i pëlqej më shumë e që gjithmonë kam kërkuar në një femër është tipi ambicioz. Gerta e ka këtë; është një femër e fortë dhe ambicioze.

Po ajo tek ju, jua ka thënë?

Gjithçka! Të paktën kështu thotë...

Cila është dhurata e parë që i keni bërë, ju kujtohet?

Një varëse me monedha antike kroate.

Po dhurata me e shtrenjtë?

Unë nuk besoj se çmimi i një dhurate e bën dikë të lumtur. Gertën e gëzon edhe një lule.

Ndërsa tani jeni në pritje për tu bërë baba, si po e prisni ardhjen e fëmijës suaj në jetë?

Jemi jashtë mase të lumtur e mezi po presim të shohim krijesën tonë.

Është vajzë, apo djalë?

Vajzë.

Ju gëzon ky fakt?

Shumë.

Po për emrin, keni menduar, cili do të jetë ai?

Luna.

Si është të kesh një bashkëshorte shqiptare, e kishit menduar ndonjëherë?

Jo nuk e kisha menduar fare, por jeta për këtë është e bukur; për surprizat që të ofron dhe kjo bashkëshorte shqiptare ishte një surprizë e bukur.

Do të jetoni në Shqipëri?

Deri tani kështu shpresojmë, por lloji i punës sime është i tillë që mund të ndërroj destinacion në ndjekje të ekipit të radhës.

Si shkon karriera futbollistike?

Po luaj me Besën e Kavajës. Shpresojmë të qëndrojmë në kategorinë Superiore, pasi është një skuadër e përbërë nga futbollistë me eksperiencë.

Çfarë nuk ju pëlqen në Shqipëri?

Trafiku kaotik dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga disa shoferë dhe plehrat që i sheh kudo.

Nga ana tjetër, çfarë ju pëlqen më shumë në këtë vend?

Njerëzit miqësorë, ushqimin e mirë dhe klimën.


Kush është Matko Damjati

Matko Djarmati i lindur në shkurt të vitit 1982 (29 vjeç), karrierën e tij prej futbollisti e ka filluar në vitin 2001 në klubin NP "Rijeka" të Kroacisë, për të vazhduar kështu pesë vite me radhë nëpër disa klube kroate deri në vitin 2006 ku merr një ofertë nga klubi grek AS "Lamia" Gamma Ethiki, për një vit. Nga viti 2009, Matko Djarmati vazhdon të jetë pjesë e klubeve shqiptare, në fillim tek "Skënderbeu" në Korç, kurse tani tek "Besa" e Kavajës.



Shekulli

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Big Brother 6: BB6 ‘Fun Club’, Elena: Me Viganin s’kam pasur marrėdhėnie seksuale
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Vipat e Huaj: Tom Hanks kurrė nuk ka thėnė se Kosova ėshtė Serbi
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Kim: Nėse do tė isha mashkull, do doja tė bėja seks me… Kim Kardashian
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k