nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Nora Istrefi, keto dite po e shijon diellin

  • Artikujt me te fundit:

  • NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin
  • Zbulohet Nita, motra seksi e Nora Istrefit
  • Martesa pret, kemi plane tė tjera
  • Eshte shume gjumashe!
  • Surprizon me lookun e ri
 

Ditët aktuale e kanë nxjerrë më shumë jashtë shtëpisë, duke u ekspozuar në rrezet e diellit, të fundit këto shumë të dashura për këngëtaren Nora Isterfi. E teksa po e shijon diellin, Nora bën me dije se u është përkushtuar mjaft edhe angazhimeve muzikore.

“Këto ditë po e shijoj diellin. Po preferoj të dal më shumë jashtë e të ngrohem në rrezet e diellit. E sa i përket muzikës, gjithçka është duke shkuar mirë. Si zakonisht, vikendeve jemi të angazhuar më shumë në diasporë, ndërsa koncertet nëpër Kosovë fillojnë verës”, tregon Nora për InfoPress, ndërsa rrëfen përditshmërinë e saj, krahas angazhimeve muzikore.

“Jam në përgatitje rreth krijimeve të reja, por nuk mund të flas më shumë rreth tyre, pasi ende nuk janë të gatshme për lansim. Po mendoj që sa u përket lansimeve të reja, të dal në maj. Planifikoj të dal me më shumë ritëm”, thotë Nora.

Meqenëse fluturimet drejt diasporës janë shumë të shpeshta, Nora bën me dije se qëndrimi në qiell është relaks për të, ndonëse edhe vështirësitë janë të shumta.

“Është vështirë që të udhëtosh aq shpesh. Mbetesh pa gjumë, por është punë dhe nuk ke çfarë të bësh. E shpesh ka javë kur edhe vetëm rrimë dhe për një moment nisin udhëtimet e shpeshta, kështu që është e vështirë. E sa u përket fluturimeve nuk kam frikë, përkundrazi relaksohem, fle ndonjëherë pushoj. Nuk e kam problem më pëlqen shumë”, shprehet këngëtarja. Por, gjatësisë së flokëve ende është duke iu qëndruar besnike. Pëlqen flokët e gjata, të cilat tash për tash nuk e ka në plan t’i shkurtojë, por të luajë me ngjyra nuk e ka kursyer vetën asnjëherë.

“Do të ketë ndryshime sa i përket dukjes. Unë asnjëherë nuk kam qenë pro ndryshimeve drastike, të tilla nuk do të ketë as tash, por do të bëjë ndryshime të kohës, sezonit. Rreth flokëve kam bërë ndryshime, kam luajtur edhe me ngjyra. E sa u përket prerjes së flokëve, unë i pëlqej flokët e gjata, të gjithë e dinë”, ka përfunduar Nora. /Telegrafi/

Me shume per Nora Istrefi  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Big Brother 6: BB6 ‘Fun Club’, Elena: Me Viganin s’kam pasur marrėdhėnie seksuale
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k