nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

'Emmy', Prokuroria ndryshon akuzen per Aziz Kelmendin

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Vrasje apo aksident?! Biznesmeni kosovar do të hetohet për “vrasje nga pakujdesia”

Prokuroria ndryshon akuzën për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, i cili dyshohet se ka aksidentuar për vdekje këngëtaren Elsina Idersha, e njohur me pseudonimin Emmy. Burime nga akuza e kryeqytetit thanë se, Kelmendi do të hetohet me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” dhe jo “vrasje me dashje”, për shkak se autori nuk e ka paramenduar ngjarjen.

Prokuroria deklaron se Emmy e ka ndjekur autorin deri tek makina, ndërsa më parë kishin debatuar në lokal. Dëshmitarët e pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore kanë deklaruar se, Emmy ishte një tip “bezdisëse” dhe dyshohet se midis viktimës dhe autorit ka pasur lidhje intime. Për këtë arsye, pasi kanë debatuar në lokal, autori është larguar në drejtim të automjetit, ndërsa ndiqej nga pas nga Emmy. Kjo e fundit i është varur në derën e pasagjerit dhe autori e ka ngritur xhamin, duke i kapur duart dhe në një moment i ka dhënë gaz. Prokuroria deklaron se autori nuk ka pasur si qëllim për ta vrarë, por për t’u larguar prej saj me qellim që t’i shmangej të gjithë debatit. Dhe, për këtë arsye ka vendosur të ndryshojë akuzën nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.

Akuza deklaron se Kelmendi, në orët e vona të datës 27 shkurt të këtij viti, ka qenë me të dashurën e tij në një pub privat. Në këtë ambient ka qenë edhe viktima, e ndjera Elsina Idersha, e cila ka pasur lidhje biznesi dhe njëherazi intime me të arrestuarin Aziz Kelmendi, për një periudhë kohe 2-vjeçare. Rreth orës 01:45, Kelmendi ka dalë me shoqëruesen e vet dhe ka hipur në automjetin e tij. Në këtë moment, tek dera e makinës së të dyshuarit është afruar Idersha, e cila ka tentuar të hapë derën e shoferit, derë të cilën Kelmendi e kishte siguruar nga brenda, ndaj ajo nuk ka mundur ta hapë. Elsina dyshohet të ketë komunikuar me të dyshuarin, duke i kërkuar të hapte derën dhe të sqaroheshin me njëri-tjetrin. P

ër një moment biznesmeni kosovar ka hapur pak xhamin e makinës dhe në këtë moment viktima, e acaruar nga veprimet e të dyshuarit dhe shoqërueses së tij, është kapur fort me të dyja duart tek xhami i makinës. Dyshohet se pas këtij momenti, Azizi ka ndezur makinën dhe ka filluar të lëvizë duke rritur e shpejtësinë, pavarësisht se e dëmtuara vazhdonte të qëndronte e varur në xham të makinës së tij. Kjo situatë dyshohet të ketë zgjatur rreth 50 metra distancë, pas së cilës, për shkak të shpejtësisë së makinës që drejtonte dhe frenimeve të tij, ajo është rrëzuar e plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Pasi ka dërguar në shtëpi shoqëruesen, Kelmendi është kthyer sërish në vendin e ngjarjes, ku edhe është arrestuar nga forcat e policisë. Në polici ai ka pohuar se njihej me viktimën, pasi ajo ka punuar si këngëtare tek lokali i tij, ku gjatë kësaj kohe ai ka pasur lidhje intime me të.

Në polici ka dhënë shpjegime edhe shoqëruesja e biznesmenit, e cila ka pohuar se i ka kërkuar Kelmendit të kthente pas makinën për t’i ardhur në ndihmë Elsinës. Ka dhënë shpjegime edhe roja i pub-it, i cili ka pohuar se drejtuesi i mjetit ka lëvizur me një shpejtësi të madhe. Ai ka pohuar se ka lajmëruar policinë, e cila ka kryer edhe transportimin e 21-vjeçares në spital. Nisur nga rrethanat dhe nga hetimet e fundit, akuza thotë se veprimet e biznesmenit kosovar kanë qenë në gjaknxehtësi dhe të ardhura si pasojë e sjelljes së këngëtares.

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Ja VIDEO e Florit, paralajmeroi 1 jave me pare shtatzenine e Elvanes
Vipat Shqiptar: Bes Kallaku, kendon per skifterat ne dasmen e motres ( Video)
Vipat Shqiptar: Aktorja shqiptare: Nuk bej jete luksoze, fatkeqesisht s'kam dashnor me X6
Vipat Shqiptar: Xhesika Berberi ndahet nga i dashuri, ja pse cifti simpatik i dha fund lidhjes
Vipat Shqiptar: Ermal Mamaqi: Udhetimi im ne 'Digitalb' ka perfunduar!
Vipat Shqiptar: Eneda ofendon rende komentuesin: Ik ha ndonje cap buke gjekundi
Vipat Shqiptar: Cani sheh Bleonen topless: 'Nuk kisha pare gjoks te atille'
Ciljeta: Ciljeta flet per lidhjen me Alban Hoxhen (Video)
Bleona Qereti: Bleona Qereti: Ja pasaniket qe me kane dhene miliona (Video)
Vipat Shqiptar: Rosela Gjylbegu shperthen kunder Olti Currit, opinionisti e sulmon ashper
Top Modele: Angela Martini pershendet...me te pasme
Kristiano Ronaldo: Ja pse u nda Ronaldo nga Irina
Vipat e Huaj: Nga rrenojat e Kosoves ne karrigen e 'The Voice UK'
Hollywood: 'Taken 3', filmi me i shikuar ne SHBA dhe Kanada
Top Modele: Modelja ruse, apel djemve per te mbetur shtatzene
Vipat Shqiptar: Cohuni shqiptare! Ju flet Rita Ora
Vipat e Huaj: Rita Ora nudo ne Instagram
Vipat e Huaj: Rita Ora: Me pelqen te flirtoj me te gjithe
Vipat e Huaj: Amerikanet: Shqiptari Action Bronson, 'Zoti i ri' i repit
Top Modele: Irina Shayk ndihej 'e shemtuar' krah Ronaldos
1 Vipat Shqiptar
2 Zajmina
3 Banorėt e Big brother
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Altuna Sejdiu
8 Bleona Qereti
9 Genta Ismajli
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ermal Fejzullahu
13 Ingrid Gjoni

REKLAMA

.al

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt



Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet
ShqiperiaCom Sh.p.k