Për më shumë se 15 vjet ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë festival, mirëpo një ftesë e bërë nga producentët e festivalit “Top fest” ua kanë mbushur mendjen që të jenë konkurrentë të këtij festivali për edicionin e ri që do të startojë shumë shpejt.
Këta janë grupi i mirënjohur kosovar “Fisnikët”, të cilët në këtë festival do të prezantohen më këngën “Vdeksha për ty”.
“Ne nuk jemi tashmë për festivale, kemi mbi 30 vjet karrierë dhe festivalet janë për t’u promovuar këngëtarët e rinj, megjithatë ne na ftuan televizioni “Top channel” dhe vendosëm që të marrim pjesë. Hera e fundit që kemi marrë pjesë në festivale ka qenë diku rreth viteve ‘94-95. Kënga titullohet “Vdeksha për ty” është një baladë që tekstin dhe muzikën ia kam punuar unë, ndërsa aranzhimin e ka bërë grupi”, ka thënë për “Zërin” lideri i grupit, Agim Gërguri.
Solisti Gërguri ka pohuar se në këtë festival nuk marrin pjesë për të fituar ndonjë çmim, por sipas tij qëllimi kryesor është që të shpëtojnë muzikën shqipe.
“Nuk kemi kurrfarë pretendimi për të fituar ndonjë çmim, thjesht po marrim pjesë për të nderuar atë festival dhe për ta shpëtuar këngën e mirëfilltë shqipe, sepse këto vitet e fundit këngëtarët tanë e kanë “masakruar” muzikën, veçanërisht në Kosovë. Dëshirojmë që të sjellim një këngë e cila ka vlera dhe që ia vlen për ta dëgjuar”, ka theksuar ai.