Një çift jo aq i paparishikuar për të prezantuar sezonin e ri “Portokalli”, që nis transmetimin në muajin mars në ekranin e “Top Channel”. Duke pasur parasysh numrin e suksesshëm parodik në spektaklin e natës së Vitit të Ri, Salsano Rrapi dhe Eneda Tarifa janë vendosur të jenë prezantuesit tani e tutje të spektaklit të humorit. Pas largimit të moderatorit Agron Llakaj, për një periudhë disajavore, spektakli u prezantua vetëm nga Amarda Toska, e cila e mbylli vetëm sezonin 2010 të këtij show humori. Por ndërkohë që trupa e aktorëve ka ndërprerë spektaklin për përgatitjet e sezonit të ri “Portokalli”, në media u publikua lajmi se Ami ishte larguar nga ky program, për të zëvendësuar Alketa Vejsiun në spektaklin “Dancing with the stars”, në “Vizion Plus”.
Kështu mes drejtuesve të spektaklit “Portokalli” nisën diskutimet për variantet e moderatorë të rinj. Emri i parë që u bë publik ishte këngëtarja Enedea Tarifa, ndërkohë që këto ditë është vendosur përfundimisht për partnerin e saj, që do të jetë aktori i këtij spektakli, Salsano Rrapi. Këngëtarja e njohur ishte surpriza e “Portokallisë”, ndërkohë që trupa ka nisur përgatitjet për pjesët e reja të shfaqjes së parë, që nis trasmetimin javën e parë të muajit mars. Moderatorët sapo kanë nënshkruar kontratën për të prezantuar spektaklin. Për Enedën do të jetë një profil krejt tjetër në karrierën e saj si artiste. Regjisori i “Portokalli”, Altin Basha, ia bëri këtë ofertë Enedës pas suksesit në numrin artistik me Salsano Rrapin, ku ajo bëri rolin e një këngëtareje që donte të hynte në rrugën e artit dhe për këtë interpretoi me këngëtarin e “Portokallisë”, personazh që luhet nga Salsano.
PanoramaPlus