Pas natës finale në “Kënga Magjike”, shumë kengetare dolen të pakënaqur e shumë triumfues. Të pakënaqurit ishin ata që nuk u vlerësuan me ndonjë çmim mbrëmjen e së shtunës, ndërsa për ata të cilët u vlerësuan me njërin apo tjetrin nga çmimet e ndara, ishte një spektakël mjaft mirë i organizuar. Në mesin e atyre që u vlerësuan me çmime, sa u përket pjesëmarrësve nga Kosova ishte edhe Teuta Kurti, e cila e vlerëson lart këtë spektakël dhe mënyrën e organizimit të tij.
“Jo vetëm nata finale e festivalit “Kënga Magjike”, por që të tri netët e fundit kanë qenë shumë mirë të organizuara. Vërtet i ka ngjarë një festivali evropian”, kështu eshte shprehur Teuta per Infopress, ndërsa flet edhe për çmimin që rrëmbeu e ndjenjën që përjetoi:
“Është hera e tretë që marr pjesë në “Këngën Magjike” dhe fatmirësisht në që të tre vjetët shpërblehem. Këtë vit mora çmimin “Best Dance”. Është një çmim shumë i mirë dhe shumë i qëlluar pasi që vërtet ishte këngë ritmike dhe ndryshe nga tjerat”