Nisin sot në mbrëmje ethet e garës për vajzën shqiptare, Dorina Leka e cila është përzgjedhur mes 12 filanistëve për edicionin e katërt të reality show X Faktor në Itali. Spektakli i cili transmetohet drejtëpërdrejtë në kanalin Italian Rai 2 është shfaqje muzikore talentesh që ka për qëllim të zbulojë këngëtarë që kanë karakteristika për t’u bërë një popstar i vërtetë. Dhe Dorina Leka i ka këto cilësi. E bija e kantautorit të mirënjohur Gjergj Leka përveç interpretimit të mrekullueshëm të këngëve ka bërë për vete jurinë edhe me spontanitetin, natyrën dhe veshjen e saj.
BalkanWeb
BalkanWeb