nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Ēmenduritė e njerėzve tė famshėm

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Nëpër koncerte, udhëtime pune, apo thjesht për të pushuar, kjo nuk ka rëndësi, VIP-at dëshirojnë që kërkesat e tyre të plotësohen një për një. Lule të shtrenjta, çarçafë të qëndisur, ushqime bio, suita që kushtojnë shumë... Por mbi të gjitha, një rrëmujë e paimagjinueshme që vetëm ata dinë ta bëjnë

Nëpër koncerte, udhëtime pune, apo thjesht për të pushuar, kjo nuk ka rëndësi, gjithmonë VIP-at dëshirojnë që kërkesat e tyre të plotësohen një për një. Lule të shtrenjta, çarçafë të qëndisur, ushqime bio, suita që kushtojnë shumë. Por mbi të gjitha, një rrëmujë e paimagjinueshme që vetëm ata dinë ta bëjnë.

Ujë mineral për të bërë dush dhe gjëra të papërdorura kurrë më parë. Këto kërkon këngëtarja Maraja Keri kur kalon një natë në ndonjë hotel. Ajo është shumë kërkuese, sidomos në tualet. Edhe ushqimi duhet të jetë i një cilësie të lartë: me havjar, shampanjë dhe i servirur në pjata ngjyrë bojëqielli.

Edhe Nikol Kidman nuk ngelet pas. Përveçse e zgjedh personalisht dhomën, aktorja australiane preferon që ndriçimi i suitës ku do të qëndrojë të bëhet me llamba 40 vat, në vend të atyre 60. Kapriço yjesh, aspak. Të dëgjosh dëshmitë e mbledhura kur flenë jashtë shtëpisë nëpër koncerte apo udhëtime të tjera pune, personazhet e famshëm dinë të të habisin për tekat dhe mënyrat e këqija të sjelljes. Në një klasifikim, publikuar në një faqe interneti të specializuar për udhëtime, tregohen detaje nga njerëzit më të afërt për 15 të ftuarit më të paedukatë, duke pasur mundësi që gjithë adhuruesit e tyre të zbulojnë sa më shumë prapaskena intime. Le ta nisim nga fundi i klasifikimit, ku qëndron një yll i muzikës rrok, që nuk resht së e habituri publikun me historitë e saj të drogës, çmenduritë dhe qendrat e rehabilitimit, edhe pse për momentin është qetësuar. Kur bën çmendurira në skenë, imagjino se ç‘mund të bëjë në një dhomë hoteli. Të gjithë e keni kuptuar se bëhet fjalë për Emi Uajnhause, në vendin e 15-të të klasifikimit të njerëzve që pronarët e hoteleve nuk do të donin t’i vizitonte. Më mirë se të gjithë e dinë këtë nëpunësit e “Riverbank Plaza Hotel” të Londrës, që shkurtin e kaluar gjetën një dhomë të shkatërruar: shishe birre dhe bishta cigaresh, lëngje të derdhura mbi tapet, veshje intime të pista, të lëna mbi dysheme, ndërsa në dush një mal me flokë të rënë. Në vend të 14-të renditet piktori Salvador Dali. Për të tregohen ngjarje nga më të çuditshmet dhe sipas punonjësve të “Hotel Maurice” të Parisit, një pasion surreal për kafshët.

Përveçse shoqërohej shpesh nga një çift këlyshësh leopardi, në vitet e fundit të jetës piktori kërkoi që t’i fusnin në dhomën e hotelit një kalë dhe disa qengja. Pasi i plotësonin kërkesat e tij të çuditshme, Dali i falënderonte punëtorët me litografi të çmuara me autografet e tij. Por ç’mund të thuash për Britni Spiërs? Përveç kokës së qethur zero, te shtrimet me urgjencë, humbja e kujdestarisë për fëmijët dhe netëve të shfrenuara me ish-shoqen e saj, Paris Hilton, këngëtarja amerikane, sipas recepsionistëve të hoteleve ku ka qëndruar më shpesh, është një njeri jashtëzakonisht i pisët dhe e çorientuar. Vendi i 13-të për meritë edhe të pranisë së vazhdueshme të paparacëve, që nuk e lënë vetëm për asnjë moment.

 Në vend të 12-të është Axl Rose, këngëtari mitik i grupit të famshëm amerikan, “Guns N‘ Roses”, që u arrestua në Stokholm, pasi kishte pirë aq shumë, sa kishte thyer një pasqyrë të “Berns Hotel”, ishte zënë me një zonjë në hollin e hotelit dhe i kishte thyer këmbën një punëtori të sigurisë. Shumë kapriço, por jo dhunë për Maraja Kerin. Vendi i 11-të për këngëtaren dhe qentë e saj, që ashtu si zonja, pijnë vetëm ujë mineral. Për të gjithmonë në dhomë qirinj të bardhë, mure të zbukuruar dhe një palestër që të mos i mungojë asgjë. Në vendin e dhjetë renditet gladiatori Rasëll Krou, që në verën e 2005-s u arrestua në “Mercer Hotel” të Nju Jorkut, pasi i kishte bërtitur recepsionistit që, sipas aktorit australian, nuk e kishte lidhur në telefon me bashkëshorten. Arma e agresionit? Telefoni natyrisht që është arma e preferuar edhe e top modeles Naomi Kempbëll, që sulmoi në një hotel në Toronto asistenten e saj, duke e goditur me celular. Për panterën e zezë vetëm vendi i nëntë, i fituar falë zënkave me shpulla dhe kapje floku me një aktore italiane në “Hotel Eden” të Romës dhe të djegurave me cigare mbi çarçaf në hotelin "Ritz-Carlton" në Moskë. Në listën e njerëzve të famshëm të paedukatë sigurisht që nuk mund të mungonin politikanët.

Në vendin e tetë renditet Xhorxh Shultz, Sekretari i Shtetit i Ronald Reganit në kohën e vizitës së tij në “Hotel de Crillon”, në Paris. Aty personeli kujton akoma burrin me moshë rreth të 50-ve, që bashkë me stafin e tij prishën një seri të tërë peshqirësh me qëndisje, shumë të shtrenjtë. I shtati është miliarderi rus Mikhail Prokhorov, i arrestuar nga policia franceze në një resort luksoz në Courchevel, për një përfshirje të tij në një rrjet ndërkombëtar prostitucioni. Edhe në vendin e gjashtë renditet një miliarder. Bëhet fjalë për amerikanin Brandon Davis, ish-in e shumë divave hollivudiane, përveçse një pijanec i pashoq. I përzënë nga bari "Sunset Marquis" në Los Angeles, Davis u largua me forcë edhe nga dasma e të vëllait, pasi kishte rrahur të atin. Vendi i pestë, për bukuroshen australiane Nikol Kidman, që përveç llambave, kërkon të flejë në çarçafë super të shtrenjtë.

Të mendosh se vetëm për një qëndrim 12-orësh në hotelin “Four Season” të Çikagos, i detyroi punonjësit që t‘i ndryshonin çarçafët dhe t‘i zëvendësonin ata me të tjerë, më të bukur dhe sigurisht më të mirë. I katërti klasifikohet 50-vjeçari Majkëll Xhekson, që në vitin 2002 vuri në rrezik jetën e djalit, Prince Michael II, duke e kolovitur nga ballkoni i një hoteli në Berlin, ndërsa vitin e kaluar kishte futur në suitën tij në Londër kuti plot me karamele “Haribo”, një pasqyrë gjigande dhe një ksilofon. “Gjëja më e çuditshme ishte se këto objekte ishin të gjitha për Xheksonin dhe jo për fëmijët e tij”, pati komentuar një punonjës i hotelit. I treti, një ish-djalosh i keq i kinemasë, aktori Xhoni Dip.

Në 1994-n, në kohën e lidhjes së tij, bukuroshi Dip shkatërroi thuajse plotësisht suitën e “Mark Hotel” të Nju Jorkut, duke shkaktuar rreth 10 mijë dollarë dëme materiale. E njëjta shifër për të paguar dëmet e shkaktuara në fshatin olimpik nga Kombëtarja Amerikane e hokejit pas humbjes me skuadrën e Republikës Çeke në Olimpiadën Dimërore në Nagant në vitin 1998. Vendi i dytë për ta. I pari në klasifikimin e njerëzve që administratorët nuk do të donin kurrë të shkelnin në një hotel, renditet bateristi historik i “Who”-ve, Keith Mun, që vdiq në vitin 1978 për abuzim me substancat narkotike. Falë tij, në vitin 1967 i gjithë grupi u përzu përgjithmonë nga zinxhiri i hoteleve “Holiday Inn”. Nën efektin e përzierjes së alkoolit dhe drogave që përdorte, muzikanti u hodh me makinë në pishinën e hotelit “Flint” dhe pastaj i vuri zjarrin dhomës, në përpjekje për të shuar qirinjtë e tortës.

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Top Modele: Zhvishet Anxhela Martini, pozon nudo ne 27-vjetorin e lindjes
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani, e dashura e re e Shkėlzen Berishės
Vipat Shqiptar: Nora dhe Elvana, pa tė brendshme nė Videofest?
Banorėt e Big brother: Anaidi deklaron ndarjen: Ime me nuk e pelqen Joanen
Big Brother 6: Anaidi nė Fan Club: Jam single. Ndahet nga Joana
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani: Burri qė unė dua
James Belushi: 10 shqiptaret me te famshem ne bote
Banorėt e Big brother: Elones i thyhet zemra nga Rike; krijohet hendeku mes dy vajzave te perfolura te 'BB'
Banorėt e Big brother: Shpėrthen Shpendi pas daljes nga “BB”, i fut duart Jonildės
Banorėt e Big brother: Jonilda puthet me Viganin
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Angelina Jolie: Rrefimi i Angelina Jolie: Kam hequr te dy gjinjte per shkak te kancerit
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
Vipat e Huaj: Rita Ora bashkepunim me Ne-Jo?
Vipat e Huaj: Rita Ora bėn publike lidhjen me DJ, Calvin Harris!
Vipat e Huaj: Kur Rita Orėn nuk e njihte askush
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k