Shqipëria bën gati këngën me të cilën do të përfaqësohet në Festivalin Europian që do mbahet në Oslo të Norvegjisë. Kënga fituese e festivalit të 48 të Radio Televizionit Shqiptar “Nuk mundem pa ty” , e kënduar nga Juliana Pasha vjen në anglisht me titullin “It’s all about you”. Tashmë kënga në versionin anglisht, qarkullon në youtube si dhe është prezantuar në ekranet televizive si në Shqipëri por edhe në disa vende të tjera të rajonit, si Maqedoni . Ajo qe bie ne sy eshte dhe pamja e kengetares, qe ngjan me ate te nje kengetareje te Rock, krahasuar me pamjen e debutimit ne festivalin e RTSH. Më 25 maj në skenën gjigande të Oslos, Juliana Pasha pritet të dalë në skenë me një intepretim mjaft ekspresiv.
BalkanWeb
BalkanWeb