Në fakt ka qenë një lidhje për të cilën shumë pak persona kanë qenë në dijeni. Bëhet fjalë për aktoren kosovare Shota Baraliu, me të cilën konkurrenti i “Big Brother 3”, Erion Zeqiraj ka përjetuar një lidhje dashurie para se të hynte në këtë garë “reality show” “Big Brother 3” në Top Channel. Shota Baraliu me profesion aktore, nuk njihet shumë në Shqipëri por në Kosovë mbahet si një nga vajzat shumë sexy të skenës, ndërsa po bën karrierë së fundi si këngëtare. Intimiteti i Erionit me Bertinën brenda shtëpisë, u ka dhënë shkas banorëve të tjerë të komentojnë se si ka mundësi që Erioni e pëlqen vajzën nga Delvina, ndërsa vetë ai kishte pohuar se të gjitha të dashurat e tij kanë qenë mbi 1.70 cm të gjata, dhe shumë të bukura, një prej të cilave duket se është dhe Shota. Në dhomën e rrëfimeve vetë Erioni shprehu debulesën e tij për Bertinën, duke e cilësuar si një vajzë shumë simpatike me tiparet e “një kukulle të zgjuar”.
Gjithsesi kthehemi tek historitë që ai ka lënë jashtë shtëpisë, pikërisht tek Shota, vajza brune me të cilën Erioni ka dalë dhe është argëtuar në lokalet e natës në Tiranë. Kjo foto që po botojmë është realizuar në karaoken “Magic 4”, pikërisht në datë 20 nëntor. Ka qenë kjo natë, që ata kanë qëndruar bashkë pas mbylljes së natës së dytë së festivalit “Kënga Magjike”, ku Shota konkurronte me këngën “Adonisi”. Ka rënë në sy pëlqimi i dyanshëm midis Erionit dhe artistes kosovare, për të qëndruar dhe argëtuar bashkë, pasi kishin më shumë se një muaj që njiheshin. Historia e njohjes së tyre kishte nisur në studiot e televizionit “Ora news”, ku Erion Zeqiraj i njohur si spiker lajmesh, kishte marrë përsipër drejtimin e emisionit “Kioska”, një format ku intervistoheshin tre personazhe VIP për çdo emision.
Në një nga emisionet e tij ka qenë e ftuar Shota, e cila pas suksesit në Kosovë kishte filluar të promovohej dhe në Tiranë. Pas emisionit ata nuk e kanë mbyllur aty bashkëpunimin. Si fillim kanë ruajtuar kontakt të vazhdueshëm virtual me e-mail, deri sa Shota është kthyer sërish në Tiranë, dhe janë takuar. Kjo miqësi ka vazhduar edhe pas largimit të Erionit nga puna në “Ora News”, pas një kontradikte që ai pati me drejtorin e informacionit në këtë televizion.