nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Miss Bota 2009, Vera Grabocka pėrjashton Aurela Hoxhėn pėr vajzėn e Arben Mevlanit

  • Artikujt me te fundit:

  • Njė 2009 me Marisa Miller pėr Sports Illustrated
  • Karolina Kurkova, femra me seksi ne bote
  • Naomi Campbell do te martohet
  • Campbell, te dashurit: Zgjidh pokerin, ose seksin
  • Marisa Miller pozon gjysmėlakuriq
 

Armina Mevlani, studente e Filozofisë do të përgaqësojë përfundisht Shqipërinë në “Miss World 2009”, që organizohet më 12 dhjetor në Afrikën e Jugut. Regjisorja Vera Grabocka, që ka eksluzivitetin për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs bukurie, vetëm një javë më parë ka vendosur t’i thotë jo Aurela Hoxhës, e njohur si modele për faktin se ajo është e martuar, gjë që nuk lejohej në këtë konkurs bukurie sipas shpjegimeve dhënë asaj. Shumë shpejt Grabocka ka vendosur për Armina Mevlanin, vajzën 18 vjeçare të spikerit të lajmeve në “Top Channel”, Arben Mevlani.

Nuk dihet se ku e ka parë Arminën, aktualisht imazhi i paketës “Tring”, ndërkohë që për t’u prezantuar në këtë konkurs do të niset fillimisht drejt Londrës, ku do të bëjë përgatitjet për garën e madhe ku konkurrojnë vajza nga e gjithë bota. Në faqen zyrtare të “Miss World 2009” tashmë është zëvendësuar profili i Aurelës, me atë të Arminës, e cila sapo ka filluar studimet e larta për Filozofi, ndërkohë që njihej si vajza më e bukur e shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku sapo ka mbaruar shkollën e mesme. Ofertat e para nga televizionet i erdhën në mesin e dhjetorit ndërsa ajo prezantoi mbrëmjen “gala” të dancit “Gjimnastrata” 2008. Armina ka shumë pasion aerobinë për faktin se e ëma Mimoza Mevlani është një koreografe e njohur.

Në karakteristikat e saj, Armina është cilësuar si vajzë me tiparet e një femre mesdhetare, ndërsa është e apasionuar pas botës së ekranit. Eksperiencat e saj të para me botën e artit lidhen me këngën, ku ajo ka filluar si këngëtare e Festivalit të Fëmijve. Ka fituar kurorën e vendit të dytë të “Miss Mjelma 2006” në Maqedoni, ka pozuar për revista të ndryshme dhe ka qenë imazh i disa firmave. Në një intervistë të para pak muajve për “Panorama Plus” ajo është shprehur se i pëlqen letërsia, sidomos poezitë e Bodlerit dhe Nerudës, romanet e Remarkut, dhe Frojdi si psikanalist. Armina është vajzë e vetme, dhe modeli i femrës që adhuron është aktorja italiane Monica Beluci.

Aurela Hoxha, konfuze për arsyen e përjashtimit

Ndërsa Aurela Hoxha, vajza 24 vjeçare që u zgjodh fillimisht nga Vera Grabocka për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë konkurs, duket se ka ngelur shumë e zhgënjyer dhe konfuze për arsyen e vërtetë të largimit. Sipas burimeve tona thuhet se regjisorja ka qenë e informuar më parë rreth faktit që Aurela ka qenë e martuar, dhe se Aurela vetë nuk ka qenë në dijeni të ndonjë kushti të shkruar në rregulloren e “Miss World” që përjashton miss-et e celebruara, nga e drejta për të konkurruar. Aurela e cila ishte përgatitur për gjithçka i tha “po” propozimit të Grabockës, ndërkohë që ishte menduar të ishte partnerja e Ardit Gjebreas në netën finale të festivalit “Kënga Magjike”. Ajo ka një eksperiencë si modele ndërkohë që ka përfunduar studimet për mjekësi dhe vazhdon një universitet të dytë për juridik. Prej një viti është presidente e agjencisë së saj “AS angels promotion”, ku modelet prezantohen në faqet e revistës me të njëjtin emër. Puna e saj e përditshme ka të bëjë me përzgjedhjen e modeleve të reja, dhe organizimin e një turi sfilatash jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë kufijve.


Kush është Armina

Emri : Armina MEVLANI
Mosha : 18 vjeçe
Gjatësia : 170 m
Gjuhët e huaja : Anglisht, Spanjisht, Italisht

Armina është studente për Filozofi dhe ka ambicie të angazhohet me politikë. Ajo ka hob kërcimin, aerobinë dhe të shkruajë. Motoja e saj është “Momenti mund të ndryshojë gjithçka”.



Panorama

Me shume per Top Modele  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Big Brother 6: BB6 ‘Fun Club’, Elena: Me Viganin s’kam pasur marrėdhėnie seksuale
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Vipat e Huaj: Tom Hanks kurrė nuk ka thėnė se Kosova ėshtė Serbi
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Kim: Nėse do tė isha mashkull, do doja tė bėja seks me… Kim Kardashian
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k