Këngëtarja Nora Istrefi, pavarësisht disa thashethemeve se fejesa e saj është në krizë me Robert Berishën, ka një lidhje të shëndoshë dhe nuk kanë ndonjë krizë. Këngëtarja është parë në krahë të të fejuarit të saj, Robertit, gjatë promovimit të klubit të natës “PapperMint” në qendër të Prishtinës dhe fotot nga ky promovim ajo i ka postuar në profilin e saj në facebook.com. Kohëve të fundit, thashethemet “dashakeqe” thoshin se Nora së shpejti pritet që të ndahet nga Roberti për të filluar një lidhje të re.
Gazeta Express
Gazeta Express