Ata janë të pasur, të famshëm dhe konsiderohen yje. Por si duket as kjo nuk mjafton në jetë! Më shumë u pëlqen kur emri i tyre gjendet në shënimet e policisë dhe të flenë pas grilave.
Se çka i shtynë njerëzit e njohur globalisht me karrierë sportive, të aktrimit apo këndimit që të ‘sharrojnë’ dhe të gjenden krah për krah me humbësit më të mëdhenj, duke e humbur kështu vlerën si persona? Ndoshta disa prej tyre edhe kanë pasur fëmijëri të keqe, probleme financiare, lidhje turbulente të dashurisë apo probleme të pazgjidhura, po aq është kjo arsye që të fotografohen krah për krah me kriminelë? Si duket po! Jeta për ta është më e bukur kur të lëshohen në degët më të ulëta.
Numri i tyre është i madh, por në vijim janë vetëm disa!
‘Të lumtur’ me timon në dorë, fatmirësisht duke mos e vrarë askënd ishin: Steve McQueen, Mel Gibson, Mickey Rourke, tim Allen, Nick Nolte e mes të fundit edhe Kiefer Sutherland e cili për dallim nga kolegët e tyre shkaku i ngasjes nën alkool vuajti 48 ditë burg. Në vitin e largët 1947 me gjithsejtë 32 vjet, pas grilave përfundoi edhe blues-këngëtarja, Billie Holiday, por jo shkaku i alkoolit por drogës. Nën ndikimin e substancës së njëjtë pas timonit vitin e kaluar u kap edhe aktorja e serialit ‘Melrose Place’, Heather Locklear.
E që mos t’i lidhim me drogë vetëm gratë, këtu mund të shtojmë edhe bukuroshin hollivudian Robert Downey Jr. dhe Matthew McConaughey dhe Jimi Hendix. Por Hendrix nuk ishte pas timonit as në rrugë, por krimin e tij e solli deri tek porti ajror. Në Toronto dogana ia konfiskoi heroinën, e pastaj u arrestua. Nga portet ajrore janë arrestuar edhe disa ‘kriminelë’ të ngjashëm me të. Kështu aktori Terence Howard u arrestua sepse ka prishur qetësinë në aeroplan, ndërsa Christian Slater u arrestua në aeroport për posedim armë. Ngacmimi seksual iu ngjit Marilyn Manson dhe Tupac Shakur, ndërsa procesi i gjatë për ngacmim të të miturve, tashmë edhe zogjtë në degë e dinë, udhëhiqej kundër Michael Jackson.
Megjithatë, O.J. Simpson i tejkaloi të gjithë deri më tani. Ai në muajin gusht 2008, u dënua me burg për plaçkitje të armatosur dhe kidnapim. Shpresojmë se të gjithë këta nuk do të bëhen shembull i të rinjve të sotëm dhe se disa kolegë të tyre nuk do të veprojnë ashtu.
Vërtetë është tragjike për njeriun të cilin në botën moderne e renditin nën ‘yll’!