nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Qetsori largohet nga PDK dhe lė fushatėn nė mes

  • Artikujt me te fundit:

  • Kundėr Olsit dhe Najadės
  • 1000 euro pėr person pėr tė shkuar nė Kosovė
  • Visi i feston dy herė ditėlindjen
  • Ina e Big Brother ngel shtatzėnė, Poli nė dilemė pėr ofertėn nė Spanjė
  • OLSI nė plazh pa NOĒEN
 

Ai gjithmonë ka treguar që është një djalë me këmbë në tokë dhe di çfarë bën. I ka idetë e qarta dhe mendon se cila duhet të jetë alternativa që ai duhet të zgjedhë në mënyrë që suksesi të jetë i sigurtë. Tani të gjithë e njohim karakterin e Qetsorit pasi vetë ai na lejoi që të shohim përtej të dukshmes dhe të hyjmë thellë në Unin e një djali të shkathët dhe shumë të drejtpërdrejtë, që këmbëngul derisa gjithçka të materializohet në vepra.

Ka qenë pikërisht ky karakter që e nxorri atë fitues duke bërë që në opinion të krijohet një farë mode ose tendence ‘all Qetsor’ sipas së cilës, duhet të bërtasësh fort për gjërat e tua, që t’i fitosh ato. Qetësori, djali 33 vjeçar nga Dukati me banim në Orikum, ka vendosur gjithmonë vetë për gjithçka, ndërkohë që mbasi ka mbledhur veten nga fitorja ka mësuar se dikush tjetër kishte vendosur për të. Ai ishte vendosur në listën për deputet të PDK-së, i dyti në qarkun e Vlorës. Gjatë bisedave që ai ka bërë kur ka qenë brenda në shtëpi, ka qenë një episod kur ai tregon që është angazhuar me veprimtari të ndryshme të kësaj partie.

Ka mjaftuar vetëm kaq, që me “djallëzi” në PDK të vendoset që ai të shënohet në listat e tyre për deputet duke pasur parasysh popullaritetin dhe mbështetjen që kanë të rinjtë që marrin pjesë në spektakle të tilla. Që në fillim Qetsori nuk ka qenë shumë entuziast për këtë fakt, por ndërkohë ka deklaruar që do të angazhohet fort e madje ka shkuar edhe më tej duke thënë që kur të bëhet deputet, do të punojë vetëm për interesat e njerëzve të thjeshtë e për hallet e tyre.

Por gjatë këtyre ditëve shumë të ngjeshura, kjo edhe për arsye se kishte kohë që nuk takonte miqtë, ai nuk ka ndjerë mbështetje nga kjo forcë politike e cila me shumë zell e vendosi në listë. Askush nuk i tregoi në detaje se çfarë duhet të bëjë pasi vetë ai nuk kishte ndonjë eksperiencë. Madje miqtë e Qetsorit tregojnë se ai ka kërkuar disa herë që të takohet me kryetarin e kësaj parite, Nard Ndoka ndërkohë që ai ka qenë gjithmonë i zënë.

I ndodhur në këtë situatë, totalisht i vetmuar nga strukturat e partisë, ai ka filluar të elaborojë në mendjen e tij idenë për ta lënë këtë nismë e cila mund të ishte pak e shpejtë për të pasi kushtet për një investim të tillë, mbase nuk ishin pjekur akoma. E ka konsultuar idenë edhe me miqtë e tij të cilët duke njohur tipin e Qetsorit, i kanë thënë atij se gjëja më e mirë që ai do të bënte fill mbas fitores së “Big Brother”, mund të ishte vetëm thjesht një angazhim si mbështetës i një force politike mbase pak më të madhe se ajo e PDK- së, por kurrsesi pjesëmarrja e vetë atij si kandidat për deputet. E gjitha kjo mund t’i kushtonte atij imazhin pasi në sytë e të gjithëve, Qetsori është imazhi i njeriut që fiton, ndërkohë që më 28 qershor ky imazh mund të sfumohej nga imazhi i Qetsorit që humbi zgjedhjet.

Kjo natyrisht do të ishte një kosto shumë e lartë për të pasi ai akoma nuk e ka shijuar mirë fitoren dhe euforinë që ajo sjell. Kanë qenë pikërisht këto mendime që i silleshin në kokë teksa Sokol Balla, moderatori i programit “Top Story” e pyeste për arsyet e angazhimit të tij në politikë. Prandaj ai nuk tregoi asnjë entuziazëm për këtë risi në jetën e tij. Tani miqtë thonë që Qetsori e ka vendosur që të mos merret më me fushatë edhe vetë ata tregojnë që Qetsori nuk ka organizuar ndonjë fushatë të mirëfilltë pasi askush nuk i kishte thënë se çfarë duhet të bënte konkretisht.

UDHËTIMET E SHPESHTA NË TIRANË

Vjen shumë shpesh në Tiranë, për të takuar miqtë dhe fansat e tij. Gjithashtu Qetsori shihet shpesh edhe në shoqërinë e ish-banorëve të “Big Brother” në lokalet e bllokut. Një nga miqtë e tij më të mirë në Tiranë është edhe analisti i “Big Brother” Arjan Konomi dhe kjo mund të lidhet edhe me origjinën e të dyve, pasi Arjani është nga Vlora. Ndërkohë ka filluar me vrull punët për të mbaruar lokalin e tij buzë detit në mënyrë që të presë klientët e këtij sezoni turistik.



PanoramaPlus

Me shume per Banorėt e Big brother  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Miri dhe Rezi, intimitet nėn tavolinė
Genta Ismajli: Pas kėrcimit, e kam hak njė cigare
Banorėt e Big brother: Fansat e “Big Brother” kėrcėnojnė: 'Nėse nuk del Olta ne nuk besojmė mė te votimet'
Banorėt e Big brother: Vajzat kundėr Hakiut: Na fyeu mė 8 Mars
Banorėt e Big brother: Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: 'Big Brother' duhet tė largojė Klodin
Zana Krasniqi: Zana nėpėr lisa
Banorėt e Big brother: Ju rrėfej pse Seldi e refuzoi tė atin
Vipat Shqiptar: Soni, mė mira nė - Dancing With the Stars
Banorėt e Big brother: Pamela: Nė 'Big Brother' nuk ka dashuri tė vėrtetė
Ingrid Gjoni: Mė ndanė nga i dashuri, do shkoj nė gjykatė
Britney Spears: Bekimi refuzon Britney-in
Angelina Jolie: Epshi lesbik i Jolie
Vipat e Huaj: Vyshket bukuria e Alba-s
Vipat e Huaj: Jolie kunder Fox
Madonna: Te rimartohem? Me mire te me shtype treni
Jennifer Aniston: Kujton Pittin nė njė skenė
Vipat e Huaj: Kardashian dėshiron fėmijė
Vipat e Huaj: Kate, “Femra e Vitit” nga GQ
Vipat e Huaj: Hamilton- Scherzinger, lidhja ne pit stop
Vipat e Huaj: West ‘prish’ show e MTV Music Awards
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Genta Ismajli
7 Nora Istrefi
8 Ermal Fejzullahu
9 Ingrid Gjoni
10 Bleona Qereti
11 Adelina Ismajli
12 Soni Malaj
13 Altuna Sejdiu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k