Titullin e beqarit më seksi në botë, sipas përzgjedhjes së revistës People këtë vit e mori aktori i ri, Chase Crawford, i cili u bë i famshëm me rolin në hit serialin ‘Gossip Girl’. Chase ka të gjitha karakteristikat e djaloshit të mirë, çdo ditë dëgjohet me prindërit, shkon në pushime me motrën e vogël dhe pohon se asnjëherë nuk do të ishte lidhur me një grua të martuar. Pamja e bukur dhe imazhi edhe më i mirë ishin të mjaftueshëm për redaktoret e People që ta kurorëzojnë si beqari më seksi. Ndonëse pritej se këtë titull do ta merrte Robert Pattinson, ylli i ‘Twilight’ i cili në rrugët e New Yorkut momentalisht është duke xhiruar një film, dhe kohëve të fundit po shkakton histeri masive me vetë paraqitjen e tij, megjithatë kjo nuk ndodhi.
Por Pattinson do të gjendet në konkurrencë të ngushtë për mashkullin më seksi të vitit, të cilin vitin e kaluar e mori Hugh Jackman. Kur bëhet fjalë për beqarë, nuk çudit që në maje të listës u gjetën të gjithë rreth moshës 20-vjeçare të cilët ende nuk planifikojnë martesë, e si duket kohëve të fundit djelmoshat e rinj po përfitojnë edhe në çmim. Përveç Crawford dhe Pattinson të përmendur në maje të listës së beqarëve gjenden edhe Chris Pine, Shi Labeouf, Adam Lambert, ...