nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Moza i thotė lamtumirė Polit dhe lidhet me Arin

  • Artikujt me te fundit:

  • Kundėr Olsit dhe Najadės
  • 1000 euro pėr person pėr tė shkuar nė Kosovė
  • Visi i feston dy herė ditėlindjen
  • Ina e Big Brother ngel shtatzėnė, Poli nė dilemė pėr ofertėn nė Spanjė
  • OLSI nė plazh pa NOĒEN
 

Nuk mund t’i shpëtonte shijes së Arit, një vajzë aq bukuroshe dhe sensuale si Mimoza, vajza bukuroshe nga Kosova. Deri tani flitet për një afrim të dy ish-banorëve të “Big Brother 2” në një lidhje dashurie, dhe shumë kohë që kalojnë bashkë. Duke pasur parasysh natyrën e lirshme të Arit, dhe bukurinë e Mimozës mbase nuk ka vend për dyshime. Edhe pse janë përpjekur të mos bien në sy, miq afër tyre kanë pohuar se nuk mund ta fshehin ndjenjën që ka lindur.

Ari e shprehu pëlqimin e tij ndaj Mozës, në njëfarë mënyrë që brenda shtëpisë së “Big Brother 2”. Edhe pse hyri më vonë në shtëpi dhe kishte dëgjuar për lidhjen e saj me Polin, ish-banorin e BB1, po hynte i përgatitur pasi e kishte ndjekur mbase nga ekrani Mozën, e komentuar deri në atë moment si më e bukura nga vajzat në lojë. Ndërsa për vajzën nga Kosova, Ari ishte thjesht një i panjohur me të cilin duhet të bashkëjetonte, por dhe do ta kishte kundërshtar. Por kjo garë u shërbeu për të krijuar simpati ndaj njëri-tjetrit. Ari u shpreh për këtë afeksion, dhe nuk pati ndonjë kundërshti nga vajza 19-vjeçare, më e vogla e këtij “reality show”.

Madje nuk ishte kot që direkt me daljen e saj nga shtëpia e famshme, Moza e konsideroi lidhjen e përfolur me Polin, një flirt të shkurtër dhe se me të kishte shkëmbyer thjesht puthje. Por Ari ishte krejt tip tjetër, gjë që e bëri që të mbahet mend si finalist. I njohur për natyrën e çapkënit, moskokëçarësit, inteligjentit dhe një sens të dukshëm ironie, natyrisht që s’kishte se si mos ta bënte për vete Mozën. Ajo si më e vogla në shtëpi, u paragjykua shpesh nga banorët e tjerë si një vajzë që nuk kishte ndonjë zgjuarsi të spikatur. E me hyrjen e Arit në lojë, u duk se hyri “shpëtimtari”, i cili e shprehu simpatinë e tij ndaj Mozës.

Dhe nuk kaloi shumë, edhe pse në skenarin e spektaklit të “Big Brother” u lakua historia me Polin, me daljen e saj nga shtëpia ajo u takua vetëm njëherë me këtë të fundit. Ata të dy nuk u panë asnjëherë më bashkë, gjë që u vu re dhe në after party-n e “Big Brother 2”, që u organizua në Mai Tai, ku Ari dhe Moza ishin ulur shumë pranë njëri-tjetrit, siç e shihni në këtë foto të paparacit tonë. Po ashtu në festën që Qetsori organizoi në lokalin e tij në Orikum për fitoren e tij, ata u fotografuan të ulur pranë njëritjetrit, ndërsa i shoqëronte motra më e madhe Mozës. Ditën tjetër kanë pushuar në Vlorë, por nuk kanë qenë të bashkuar me grupin tjetër të ish-banorëve. Ata janë parë të dy dhe disi të veçuar në pritjen që u ishte rezervuar ish-banorëve të “Big Brother 2” në Kosovë, pak ditë më parë.

Ka rënë në sy intimiteti mes tyre edhe pse nuk kanë qëndruar gjithë kohën bashkë. Thuhet se Ari është arsyeja pse Moza udhëton shpesh drejt Tiranës, dhe po ashtu e kundërta Moza është arsyeja, që Ari udhëton drejt Prishtinës. Nuk dihet se cilat do të jenë angazhimet e tjera të dy ish-banorëve. Por për Arin deri tani flitet se mund të përfshihet në një projekt televiziv, që natyrisht do të jetë ofertë e “Top Channel”, pjesë e projekteve që ky televizion ka parashikuar në vjeshtë për të famshmit e “Big Brother 2”. Ndërkohë do të shohim nëse dy të rinjtë do të tentojnë ta mbajnë shumë gjatë lidhjen e tyre të fshehur apo do ta pohojnë atë publikisht. Me siguri vështirësia në këtë rast është për Mozën, pasi dihet se Ari nuk ka komplekse për të treguar për lidhjet e tij të rëndësishme ose jo.

Lidhja e Mozës me Polin, e parëndësishme

Nuk u kuptua se si përfundoi lidhja e Mimozës bukuroshe me Polin, një histori shumë e përfolur brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother” e zbuluar fillimisht nga “Panorama Plus”. Por fakt është se që nga koha që Mimoza ka dalë nga ajo shtëpi, nuk e kemi parë në shoqërinë e Polit. Tek festa e tyre e mbylljes së spektaklit, nuk u pa Poli pranë saj, i cili ishte komentuar si i dashuri. Poli ishte njohur me Mimozën disa muaj para hyrjes së saj në BB2, kur ai shkonte në Kosovë si i ftuar nga shumë fansa të tij. Menjëherë e kishte tërhequr pamja e Mimozës dhe ai kishte bërë të pamundurën që të njihej me të.

Fakti se ai në atë moment ishte i njohur dhe i pëlqyer ia kishte bërë rrugën më të lehtë drejt Mozës. Më pas vajza, mbase për Polin por edhe për përgatitjet që duhej të bënte për të hyrë në “Big Brother”, është parë shpesh nëpër Tiranë dhe gati gjithmonë në shoqërinë e Polit. Por gjatë qëndrimit të saj brenda në shtëpi, Moza nuk foli asnjëherë për ndonjë afeksion të madh. Madje ajo pas daljes nga shtëpia e komentoi si thjesht një pëlqim, edhe pse kishte qenë ai që e kishte bindur Mozën të hynte në këtë “reality show”.



PanoramaPlus

Me shume per Banorėt e Big brother  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Banorėt e Big brother: Klodi bie nė dashuri me njė nga djemtė e shtėpisė sė BB
Vipat Shqiptar: Miri dhe Rezi, intimitet nėn tavolinė
Adelina Ismajli: Adelina me klip tė ri, protestojnė artistėt serbė
Genta Ismajli: Pas kėrcimit, e kam hak njė cigare
Banorėt e Big brother: Vajzat kundėr Hakiut: Na fyeu mė 8 Mars
Banorėt e Big brother: Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: 'Big Brother' duhet tė largojė Klodin
Zana Krasniqi: Zana nėpėr lisa
Vipat Shqiptar: Soni, mė mira nė - Dancing With the Stars
Banorėt e Big brother: Rezarta: Dua tė kthehem nė lojė
Banorėt e Big brother: Pamela: Nė 'Big Brother' nuk ka dashuri tė vėrtetė
Britney Spears: Bekimi refuzon Britney-in
Angelina Jolie: Epshi lesbik i Jolie
Vipat e Huaj: Vyshket bukuria e Alba-s
Vipat e Huaj: Jolie kunder Fox
Madonna: Te rimartohem? Me mire te me shtype treni
Jennifer Aniston: Kujton Pittin nė njė skenė
Vipat e Huaj: Kardashian dėshiron fėmijė
Vipat e Huaj: Kate, “Femra e Vitit” nga GQ
Vipat e Huaj: Hamilton- Scherzinger, lidhja ne pit stop
Vipat e Huaj: West ‘prish’ show e MTV Music Awards
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Genta Ismajli
7 Nora Istrefi
8 Ermal Fejzullahu
9 Ingrid Gjoni
10 Bleona Qereti
11 Adelina Ismajli
12 Soni Malaj
13 Altuna Sejdiu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k