Ndërkohë që të gjithë ish-banorët e “Big Brother 2” janë duke menduar për të bërë një aktivitet në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë famën që iu dha nga ky program super i ndjekur, Eltoni nuk ka humbur kohë por ka marrë me qera një lokal tek ish-blloku dhe ka nisur aktivitetin e tij.
Club “Chicago” do të jetë tani e tutje një nga baret më të reja në këtë zonë të Tiranës dha natyrisht një nga më të preferuarit edhe për vetë ish banorët. Inaugurimi i lokalit është bërë mbrëmë ku Eltoni me anë të njoftimit edhe në Face Book, ka ftuar shumë miq dashamirës por edhe fansa, në mënyrë që nata e parë në këtë lokal të kthehej në një festë të vërtetë.
Dhe ia ka arritur qëllimit pasi inaugurimi ishte një festë e vërtetë dhe një moment ku fansat janë takuar me idhujt e tyre. Eltoni ka punuar si përkthyes në disa kompani të huaja pasi ka mbaruar studimet për gjuhë të huaja, ndërkohë që ka një aktivitet mjaft të ngjeprogramshur edhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Më herët ne kemi shkruar se Eltoni ka shfrytëzuar imazhin dhe emrin që i dha programi “Big Brother” për të bërë fushatë për forcën politike të cilën ai pëlqen.
Madje në një intervistë për “Panorama Plus” ai ka pohuar se të ardhmen e tij e sheh vetëm në politikë. Por ndërkohë që zgjedhjet janë në pikën më të nxehtë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me partinë e zemrës së tij, Eltoni nuk ka humbur kohë por ka menduar të merret me një aktivitet siç është menaxhimi i një klubi. Tani të gjithë të rinjtë do të kenë një alternativë më shumë për të pirë një kafe gjatë ditës por edhe për të kaluar orët e vona të darkës.