nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Tė ndihesh e bukur si Elvana

  • Artikujt me te fundit:

  • Synon te nxjerre ne pah linjat
  • Njė surprizė tjetėr
  • Kapen mat me Florin
  • Tani pak pushim!
  • Me klip tė ri!
 

Janë të shumta cilësimet dhe epitet që i janë vënë këngëtares simpatike nga Shqipëria, Elvana Gjata. E njohim si një ndër këngëtaret më seksi në estradë, ka një zë të mrekullueshëm dhe pëlqehet shumë nga publiku. Ndihet e lumtur dhe e kompletuar në atë çka ka arritur të krijojë.

Dashje pa dashje, personazhet e artit e të kulturës e kanë të nevojshme të flasin për projektet e tyre?

Padyshim që po, të paktën për mua mbasi kam investuar një kohë të gjatë për krijimin dhe përfundimin e një projekti të ri, lind jo vetëm nevoja por dhe dëshira për të promovuar sa më shumë punën tënde të re që ti ke punuar shumë dhe ke derdhur brenda shumë pasion.

Jeni e re, shumë e njohur, shumë e admiruar, e pse jo duhet të jeni dhe shumë e pasur. Si e ndjeni veten në këtë kundrim majash, në këtë Olimp perëndish?

Mendoj se ajo qe kam arritur deri më sot është një pozicion që më bën te kem një jetesë relativisht të kënaqshme. Mendoj se që të arrij ato ‘majat” e vërteta më duhet akoma shumë punë, karrierë dhe akoma më shumë sukses.

Ju keni zgjedhur regjinë… Ke frikë se më vonë mund të braktisësh muzikën për regjinë?

 Jo, muzika do jetë profesioni im që do vazhdoj të jetë për një kohë të gjatë, nuk do ta linja për regjinë, por do t’i përkushtohesha të dyjave njëkohësisht. Tani më shumë po merren me muzikën, sepse jam ende studente për regji-teatër, por mbasi të diplomohem, do promovoj projekte të reja që do shfaqen në teatrot kombëtare.

Gjithnjë je shquar për një formë të shkëlqyer. Çfarë bën për ta arritur një gjë të tillë?

Falë gjeneve që po e bëjnë punën e tyre pa ndihmën e palestrës. Më pas dëshira për t’u ushqyer shëndetshëm më mban gjithmonë në formë.

Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën?

Them se po, mendoj se paraqitja e mirë skenike është një plus i madh për një artist, përveç vlerave të tij vokale.

A ka ndonjë pjesë të trupit tënd që do të doje ta ndryshoje?

Absolutisht, edhe mua, ndonjëherë më vjen ajo dëshira që të ndryshoja diçka. Por, kënaqem me zgjedhjen që ka bërë Zoti për paraqitjen time të jashtme.

Ç’trajtime bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?

Të gjitha trajtimet e mundshme që më bëjnë të ndihem një femër e përsosur.

Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte “plakja”?

Sytë. Do doja t’i kisha gjithmonë të paprekshëm nga dukuria e plakjes.

A ke ndonjë tatuazh?

Po kam. Tatuazhet më kanë tërhequr gjithmonë. Them se do bëj një të ri, qe do t’ia dedikoj motrës.

Vajzat e spektakleve, këngëtare të ndryshme tregojnë se kujdesen për linjat e tyre. Ju mbani dietë?

Jo, nuk kam mbajtur kurrë dietë, mendoj se janë shkatërruese për organizmin deri diku. E rëndësishme është të mos abuzosh me ushqimin dhe format e trupit mbeten shumë të mira.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?

Sensuale.

Duke qenë një person publik, shpeshherë jeni në qendër të thashethemeve në gazeta. A ka pasur së fundmi thashetheme që ju kanë nxehur dhe si arrini ta menaxhoni një situatë të tillë?

Në fakt thashethemet që janë shkruar për mua deri diku i kam injoruar, por kur kanë qenë të tepruara, më kanë revoltuar shumë: si ai i lidhjes time me Florin. Marrëdhënia ime me Florin ka qenë gjithmonë profesionale dhe miqësore. Ai përveç se është kompozitori im i këngëve, është edhe mik shumë i mirë. Por, asnjëherë s’ka pasur dhe s’do të ketë diçka më shumë.

Meqë ju jeni një personazh shumë interesant dhe zhvillimet tuaja na interesojnë të gjithëve, si po shkon jeta juaj private?

Jeta ime private shkon shumë mirë.

Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë?

Jam gati të heq dorë nga dashuria.

Si mund të fitohet një mashkull sipas teje Elvana?

Mashkulli nuk mund të fitohet, nuk është trofe. Mund ta besh bësh për vete duke qenë vetvetja.

Lista e kritereve tuaja për një mashkull?

Është një listë shumë e gjatë, do na duhej një intervistë tjetër, haha.

Çfarë do të doje që një mashkull të vlerësonte tek ti?

Atë çka unë jam.

Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon?

Motrën time që e kam larg, që është idhulli im. Ka shumë kohë që nuk rri pranë saj dhe ndihem shumë bosh pa të…



Intervistoi: Gazmend Kajtazi /Telegrafi/

Me shume per Elvana Gjata  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Miri dhe Rezi, intimitet nėn tavolinė
Adelina Ismajli: Adelina me klip tė ri, protestojnė artistėt serbė
Genta Ismajli: Pas kėrcimit, e kam hak njė cigare
Banorėt e Big brother: Vajzat kundėr Hakiut: Na fyeu mė 8 Mars
Banorėt e Big brother: Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: 'Big Brother' duhet tė largojė Klodin
Zana Krasniqi: Zana nėpėr lisa
Banorėt e Big brother: Fansat e “Big Brother” kėrcėnojnė: 'Nėse nuk del Olta ne nuk besojmė mė te votimet'
Vipat Shqiptar: Soni, mė mira nė - Dancing With the Stars
Banorėt e Big brother: Rezarta: Dua tė kthehem nė lojė
Banorėt e Big brother: Pamela: Nė 'Big Brother' nuk ka dashuri tė vėrtetė
Britney Spears: Bekimi refuzon Britney-in
Angelina Jolie: Epshi lesbik i Jolie
Vipat e Huaj: Vyshket bukuria e Alba-s
Vipat e Huaj: Jolie kunder Fox
Madonna: Te rimartohem? Me mire te me shtype treni
Jennifer Aniston: Kujton Pittin nė njė skenė
Vipat e Huaj: Kardashian dėshiron fėmijė
Vipat e Huaj: Kate, “Femra e Vitit” nga GQ
Vipat e Huaj: Hamilton- Scherzinger, lidhja ne pit stop
Vipat e Huaj: West ‘prish’ show e MTV Music Awards
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Genta Ismajli
7 Nora Istrefi
8 Ermal Fejzullahu
9 Ingrid Gjoni
10 Bleona Qereti
11 Adelina Ismajli
12 Soni Malaj
13 Altuna Sejdiu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k