Nuk ka dashur asnjëherë të flasë për jetën e saj private, duke e fokusuar vëmendjen e mediave dhe të fansave të saj, vetëm tek karriera si këngëtare. Dhe në fakt në pak vite ajo ka arritur të bëhet një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës së lehtë shqiptare, duke evituar me shumë profesionalizëm çdo tendencë komerciale dhe pa nivel në krijimet që ajo ka paraqitur para publikut.
Elvana Gjata është një nga të paktët këngëtare që ka treguar me punën e saj, se mund të jesh po aq e sukskesshme madje edhe më shumë, pa patur nevojë të këndosh tallava apo rryma të tjera muzikore që për specialstët e muzikës nuk sjellin asgjë të mirë në muzikën tonë shqiptare. Meritë të madhe në këtë rast ka patur edhe Flori Mumajesi i cili është përkujdesur gjithmonë për repertorin e Elvanës me krijimet e tij.
Sot vajza simpatike ka një axhendë të mbushur plot me data koncertesh brenda dhe jashtë Shqipërisë si dhe albume të suksesshme. Por ne kemi kërkuar vazhdimisht të mësojmë se si shkon jeta private e Elvanës. Fansat e saj dhe njëkohësisht dhe lexuesit e “Panorama Plus” kanë kërkuar të dinë se cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën i cili padyshim që është me shumë fat. Mirëpo nga Elvana ka pasur një heshtje totale. Pak javë më parë, në një prononcim për gazetën tonë, ajo ka pranuar se është e dashuruar dhe e lumtur me djalin që ka në krah duke mos preferuar që të japë detaje.
Rreth një vit më parë “Panorama Plus” ka zbuluar emrin dhe imazhin e djalit me të cilin është lidhur Elvana. Ai quhet Rogert Jashari, është 24 vjeç, ka mbaruar studimet në Universitetin Amerikan, ndërkohë që është i angazhaur në një studio reklamash që është pronë e familjes së tij. Meqë flitet për një lidhje pesë vjeçare, ne kemi patur kuriozitet të dimë nëse bëhet fjalë për të njëjtin djalë teksa Elvana na rrëfente që ishte e dashuruar. Dhe rasti e solli që të vërtetojmë që bëhet fjalë pikërisht për Rogertin.
Pak ditë më parë, teksa Elvana po nisej për në Gjermani, me siguri për ndonjë koncert, paparaci ynë e kapi në aeroport dhe i bëri këto foto që po publikojmë për ju. Duket qartë se djali që e shoqëron dhe e ndihmon për të mbajtur bagazhet, është pikërisht Rogerti. Madje, duket se gjithçka mes tyre shkon mirë.
Ata të qetë, janë ulur në një nga baret e aeroportit duke pritur nisjen dhe kanë biseduar, madje dhe janë përqafuar gjatë për shkak se do të rrinin disa ditë larg njëri-tjetrit. Tani që kemi arritur të kemi foto të Elvanës me të dashurin e saj, shpresojmë që në numrat e ardhshëm, Elvana të na tregojë diçka më shumë për këtë lidhje që i ka rezistuar kaq shumë kohës, po të kemi parasysh se artistët në përgjithësi nuk janë të prirrur për të mbajtur lidhje të gjata. Por në rastin e Elvanës kjo nuk qenka e vërtetë.