Kishte humbur për pak kohë nga ekranet tona, por edhe nga skenat e festivaleve, mbase për të na lënë që ta shijonim deri në fund këngën “Vetes” dhe mbi të gjitha klipin e saj të mrekullueshëm i cili arrin të të ngrohë edhe në mes të dimrit. Por është rikthyer. Fuqishëm, ndryshe, e tjetërsuar, por përsëri shumë, shumë e bukur.
Të sjellësh një copëz histori që daton andej nga vitet ‘80, kërkon shumë më tepër sesa një këngë pop rrok, tipike e asaj periudhe. Prandaj dhe Elvana së bashku me Florin, autorin e këngës, menduan që kjo performancë të ishte perfekte dhe e kuruar në çdo detaj, për të ardhur edhe kësaj here sa më të kompletuar para publikut. Dhe rezultati? Një klip i realizuar 90% në bardh e zi, me një fabul shumë interesante dhe mbi të gjitha një look i jashtëzakonshëm i Elvanës. Ndërkohë, një javë mbas transmetimit të klipit “Nuk jam më”, fansat kanë filluar komentet.
Elvana tregon se ka qenë një surprizë për publikun kjo paraqitje ndryshe e saj, por si gjithmonë surprizat mund edhe të mos pëlqehen. Duke patur dashamirës kryesisht të rinj, të mësuar me R&B dhe me performanca sportive, Elvana e veshur si një zonjë, i ka çuditur disa. “Dukesh më e madhe më thonin ca, por unë e dija këtë dhe e kam bërë me koshiencë, në radhë të parë sepse pamja ishte në funksion të klipit dhe në radhë të dytë sepse doja të tregoja se unë nuk jam më ajo Elvana e vogël, por jam rritur, në moshë dhe profesionalisht”.
Por kjo nuk do të thotë se Elvana i tha lamtumirë rrymave tejet sportive dhe klipeve deri diku ekstravagante e rinore. Fundja një vajzë 22-vjeçare nuk mund të marrë vendimin ekstrem që të fillojë të dalë në ekran si një zonjë e rëndë. Do na duhet të presim diçka më pak se një muaj për të parë atë Elvanën trendy me të cilën jemi mësuar. Klipi i ri i këngës “Hi Tech” do na surprizojë me look-un e këngëtares simpatike, por do na bëjë edhe të kërcejmë me ritmet e këtij krijimi të ri.
KONCERTE NË VEND TË ALBUMEVE
Është një fakt që të gjithë këngëtarët e pohojnë kur i pyet, albumet nuk po shiten më dhe në vend të tyre këngëtarët kanë zgjedhur të marrin pjesë në shumë koncerte. Kështu ka bërë edhe Elvana dhe dihet, tregu më i mirë mbetet gjithmonë diaspora. Në fillim pati disa vështirësi për t’i propozuar publikut të diasporës repertorin e saj pasi dihet, ata pëlqejnë shumë muzikën popullore, por pak nga pak ajo arriti të jetë jo vetëm një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe të kërkuara, por dhe një nga më të paguarat.
PARATË TË GJITHA NË BANKË
Tani në fundjavë është e pamundur që ta gjesh Elvanën në Shqipëri. Ajo ka një axhendë plot me koncerte prej më shumë se një viti. Që në fillim ka vënë kushte për të kënduar këngët që ajo do dhe mbi të gjithë për të marrë pagesën që ajo kishte përcaktuar. Në një koncert ajo paguhet mesatarisht 2000 euro, ndërkohë që ka vetëm tetë këngë të sajat. Kjo tregon se njerëzit duan prezencën e Elvanës në koncerte edhe pse pasurimi i repertorit nuk ka ecur aq shpejt sa fama e saj. Elvana tregon se në ndryshim nga shumë bashkëmoshatarë të saj të cilët me gjithë ato para në dorë, do kishin blerë veshje dhe makina të shtrenjta, ajo çdo pagesë nga koncertet, i depoziton në bankë dhe ka dëshirë që shumë shpejt të blejë një shtëpi të sajën. Natyrisht po të bëjmë një llogari të thjeshtë, i bie që Elvana t’i ketë mbledhur tashmë paratë për të blerë një hyrje normale apartamenti, por nëse ajo pretendon për ndonjë shtëpi më luksoze, mbase do i duhet të presë deri në fund të verës.
E ARDHMJA NË MUZIKË
Nuk e ka ndërmend të këndojë ndonjëherë këngë popullore pasi i duken të papërshtatshme për natyrën e saj edhe pse sheh që koleget në diasporë po bëjnë kërdinë duke fituar para falë ndonjë kënge tallava që e kanë vendosur me kujdes në repertorin e tyre. Por ajo tregon se në albumin e dytë, do të përfshijë një kolazh me këngët e Parashqevi Simakut, pasi ka qenë këngëtarja e saj e perferuar, që kur ishte e vogël.
DASHURIA NUK ËSHTË MË MISTER
Nuk ka pranur asnjëherë të japë asnjë koment për jetën e saj private madje është irrituar shumë kur gazetarët kanë dashur të mësojnë më tepër mbi atë copëz aq të rëndësishme jete ku ajo nuk lë askënd të hyjë. Por si mund të evitohej ai detaj, aq më shumë që fansat e saj e duan edhe këtë informacion. Natyrisht për djemtë që e pëlqejnë, i dashuri i saj konsiderohet si i lindur me këmishë pasi të fitosh zemrën e një vajze të bukur, një këngëtareje shumë të suksesshme edhe pse në moshë të re, është fat i madh. Por tani ajo nuk dëshiron të bëjë më enigmatiken, por e pranon se është e dashuruar dhe e lumtur. Madje është shumë e kënaqur që jo vetëm ata të dy, por edhe familjet e tyre janë të kënaqur për zgjedhjen që kanë bërë dy të rinjtë.
PanoramaPlus